Pyetje: Cili është gjykimi i sheriatit islam mbi festimin e ditëlindjes së Pejgamberit salallahu alejhi ve selem!?
Përgjigje:
Së pari: Dita e lindjes së Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- nuk është e ditur dhe njohur në mënyrë të prerë e të saktë.
Disa dijetarë bashkëkohorë janë të mendimit se ajo është dita e nëntë e muajit Rebiul Evel, e jo e dymbëdhjeta siç është e njohur në mesin e muslimanëve. Duke e u nisur nga kjo, themi se festimi i kësaj feste ditën e dymbëdhjetë nuk ka asnjë dëshmi dhe mbështetje nga aspekti historik.
Së dyti: Sa i përket aspektit islam, gjithashtu kjo festë nuk ka asnjë bazë, sepse sikur kjo të ishte prej rregullave dhe obligimeve islame, atëherë këtë do ta vepronte edhe vetë Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- apo do t`ua kishte komunikuar një gjë të tillë shokëve dhe ummetit të tij, e këtë do ta kishte vepruar edhe vetë ai.
D.m.th sikur ta vepronte Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- atëherë kjo do të ishte e obliguar që të jetë e ruajtur në përputhshmëri me fjalën e Allahut,- xhele veala!,- i Cili thotë:
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ ﴿٩﴾
“Ne, me të vërtetë, kemi shpallë Kur’anin dhe, Na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij).” (Kur’an; El- El Hixhr: 9).
Atëherë kur nuk posedojmë ndonjë argument themi se kjo festë nuk është prej fesë së Allahut,- xhele veala!
Dhe, nëse kjo nuk është prej fesë së Allahut,- xhele veala!,- neve nuk na lejohet në asnjë mënyrë që më këtë ta adhurojmë Allahun apo me veprimin e saj të afrohemi tek Ai.
Allahu,- xhele veala!,- ka caktuar rrugë të veçantë për të arritur tek Ai -dhe ajo rrugë është me çfarë ka ardhur Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem. E, si na lejohet neve që të vijmë me një rrugë të menduar dhe formuar nga vetja jonë, e cila na afron tek Allahu?
Dijeni se, kjo është krim në hakun ndaj Allahut,- xhele veala!,- që të shtojmë në fenë e Tij diçka që s’është prej saj, siç përmban kjo edhe përgënjeshtrim të fjalës së Allahut,- xhele veala!,- i Cili thotë:
الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا ۚ
“Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja. “(Kur’an; El Maide:3).
Atëherë, ne themi: Kjo festë nëse është prej plotësimit të fesë ashtu siç mendojnë disa muslimanë, patjetër do të ishte e njohur dhe vepruar para vdekjes së Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- e nëse ajo nuk është prej plotësimit të fesë atëherë kjo nuk ka mundësi që të jetë pjesë përbërëse e plotësuese e fesë.
Sepse, Allahu,- xhele veala!,- thotë:
الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا ۚ “Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja. “(Kur’an; El Maide:3).
Dhe, ai i cili pretendon se kjo është prej plotësimit të fesë, ky së pari ka shpikur diçka të re pas Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- si dhe fjala dhe pretendimi i tij bie ndesh me fjalën e Allahut,- xhele veala.
Nuk ka dyshim se ata të cilët festojnë ditëlindjen e Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- me këtë dëshirojnë:
1: Lavdërimin e Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!..
2: Shfaqjen e dashurisë ndaj tij..
3: Përmallimi për Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe me gjitha këto veprime ata mendojnë se janë adhurime dhe afrime tek Allahu ,- xhele veala.
Duhet ditur se, dashuria ndaj Pejgamberit salallahu alejhi ve selem!,- është ibadet dhe nuk plotësohet imani derisa të jetë Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- më i dashur tek njeriu se sa vetja e tij, fëmija i tij, prindi tij dhe njerëzit në përgjithësi.
Njashtu, lavdërimi i Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- është ibadet, ngjashëm edhe përmallimet dhe mallëngjimet për Pejgamberin,- salallahu alejhi ve selem!,- janë pjesë përbërëse të fesë ngase në këtë ka anim nga suneti i tij.
Pra, festimi i ditëlindjes së Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- me qëllim afrimi tek Allahu,- xhele veala!,- apo me qëllim lavdërimi të Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- edhe nëse është ibadet nuk lejohet kurrsesi që të shpiket në fenë e Allahut,- xhele veala!,- diçka që nuk është prej saj. Pra festimi i ditëlindjes së Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- është bidat dhe njëkohësisht i ndaluar në sheriatin islam.
Pastaj ne dëgjojmë se në këtë festim ka gjëra të ndaluara, të cilat nuk pranon as sheriati, as ndjenja e as mendja e njeriut.
Ata këndojnë disa vjersha në të cilat ka teprim në lavdërim dhe ngritjen e Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- derisa e kanë bërë më të madh se Allahun, – xhele veala!.
Dhe, prej këtyre gjërave është kur lexuesi lexon tregimin mbi Pejgamberin,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe kur arrin tek fjala:
”Leu Sulltani Dinit islam në atë zaman, tokë e qiell u mbushën me nurë gjithë sa janë”.
Me këtë rast, ngritën të gjithë në këmbë sikur të ishin një person, e thonë: “prezenton shpirti i Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- e ne ngrihemi madhërim dhe lavdërim për të”, e kjo është injorancë e qartë.
Pastaj nuk është prej edukatës islame që të ngritën ata në këmbë ngase vetë Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka urryer një gjë të tillë, e shokët e tij, të cilët padyshim janë vetë ata që më së shumti e kanë dashur Pejgamberin,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe më shumë e kanë lavdëruar atë se sa ne.
O vëllezër! Sahabët nuk janë ngritur për të ngase kanë parë në këtë urrejtjen e tij për këtë veprim.
Pra, e gjithë kjo ka ndodhur sa ishte ai gjallë, e si atëherë njerëzit vazhdojnë me këto iluzione dhe teke të ndryshme të tyre?
Allahu është më i Dituri!.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani Preshevë, 08.23.2013.