Çka është Sihri?
Është shprehje magjepsëse, rukje apo gjuhë e pakuptueshme që flet sihirbazi, barna, tymra nga veprat e shejtanëve që ndikojnë në zemër dhe trup me lejen e Allahut egzistenciale, të caktuar nga Ai. Nga shkaku i saj ndodhin sëmundje, vrasje, ndarje ndërmjet çifteve etj. Kjo duke kërkuar ndihmë sihirbazi nga shejtanët, duke iu afruar atyre me diçka që e duan ata si: kurban ose zotim që është shirk ose që të çon në shirk, duke u ndihmuar shejtanëve, afrimi tek ta, lidhja me ta, duke pretenduar se e din gajbin (të fshehtën). Kjo lloj pune është e ndaluar me Kuran dhe Sunnet, Allahu thotë: “(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajtë në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajtë ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe atë që u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fe! E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çfarë ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e Allahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çfarë u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe”[1]. Ajeti Kuranor tregon se sihri është kufër dhe se ai nuk ndikon në trup qenësisht në dobi apo dëm, mirëpo ndikimi është me lejen e Allahut egzistenciale të caktuar, po ashtu ajeti tregon se ai i cili e mëson sihrin, e mëson atë që bën dëm e jo atë që bën dobi, si dhe ai person që meret me sihër nuk ka tek Allahu asgjë, asnjë hise, ky është kërcenimi më i ashpër që të çon në shkatërim të qartë, në dunja dhe në ahiret. Nga Sunneti i pastër, Pejgamberi-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, na ka treguar se sihri është nga mëkatet shkatëruese.
Në sahihun e Buhariut dhe Muslimit përcillet nga Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatëruese!” – i thanë sahabët: Cilët janë ata o i Dërguari i Allahut? – Tha: “Shirku-bërja shok Allahut, sihri-magjia, mbytja në mënyrë mizore-padrejtësisht, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga fushëbeteja, dhe shpifja për gratë besimtare të ndershme e të mbrojtura nga mëkatet”[2].
Shërimi nga sihri është dy llojesh:
E para:
Ruajtja nga ajo para se të ndodh, duke u mbrojtur me dhikre dhe dua të transmetuara prej tyre:
1 – Leximi i Ajetul-Kursis, në mëngjes dhe në mbrëmje, si dhe pas çdo namazi farz,
2 – Leximi i sures Ihlas, Nas, Felek pas çdo namazi farz, po ashtu leximi i tyre nga tri here, pas Sabahut dhe tri herë pas Akshamit,
3 – Leximi i dy ajeteve të fundit të sures Bekare çdo natë,
4 – Shpeshtimi i salavateve mbi të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,
5 – Fjala-lutja: “Eudhu bi kelimatilahi tamati min sherri ma halek”. – “Kërkoj mbrojtje nga Allahu me fjalët e Allahut të përsosura nga sherri i krijesave që i ka krijuar Ai”.
6 – Po ashtu fjala-lutja: “Bismilahi-ledhi la jeduru me asmihi shejun fil erdi ve la fi semai ve huve semiul-alim” – “Në emër të Allahut, që me emrin e tij nuk mund të bën dëm asgjë as në tokë e as në qiell dhe ai është gjithdëgjuesi, i gjithëdituri”. Ngase një gjë e tillë është përcjellur nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, etj.
Dy: Shërimi nga sihri pasi që ajo të ndodh:
Kjo bëhet duke iu drejtuar Allahut, duke ju përulur Atij, duke e lutur Atë që të ta largon dëmin dhe vështirësinë që e ke, pastaj duke përdorur rukje sheriatike (legjitime) si leximi i Ajetul-Kursis, sures Ihlas, Felek, Nas, Fatihas, ajetëve të sihrit që gjinden në suren Araf në fjalët e tija: “E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): Hidhe shkopin tënd! Kur qe ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar”[3], ajetet në suren Junus nga fjala e tij: “Faraoni tha: Sillni tek unë të gjithë magjistarët e aftë. E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: Hidhni çkeni për të hedhur. E kur i hodhën ata, Musai u tha: Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji! Po Allahu do ta asgjësojë këtë, sepse Allahu nuk e përkrahë veprën e të prishurve. Dhe me argumentet e veta Allahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët”.[4], ajetet në suren Taha, nga fjalët e tij: “Ata thanë: O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët? Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur ja atij iu dukë se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj). E Musai ndjeu në vete njëfarë frike. Ne i thamë atij: Mos ke frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues! Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t’i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë”[5].
Prej shërimeve më të mira është prishja e sihrit, duke e gjetur vendin e saj dhe zhdukjen e saj, ndërsa shërimi me shkuarje të sihirbazët dhe fallxhorët si dhe pyetja e tyre, puna me porositë e tyre që të presësh diçka kurban apo me diç tjetër, këto janë të ndaluara dhe jemi të kërcenuar poqëse bimë në ta.
Në sahihul Muslimit i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush shkon tek fallxhori dhe e pyet atë për diçka, nuk i pranohet namazi 40 netë”[6].
Ndërsa në sunenin e Ebu Davudit, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush shkon te fallxhori dhe i beson çfarë thotë ai, ky person distancohet nga ajo çka i ka zbritur të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem”[7].
Përgaditi: Nexhat Ceka
[1] Bekare: 102.
[2] Transmeton Buhariu nr. 2767, Muslimi nr. 89.
[3] Araf: 117-119.
[4] Junus: 79-82.
[5] Taha: 65-69.
[6]Transmeton Muslimi nr. 2230.
[7] Ebu Davudi nr. 3904.