Allahu, azze ue xhel, thotë: “Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre. Ne e kemi llogaritur çdo gjë në një Libër të qartë.” (Jasin, 12)
Seid ibën Xhubejri, rahimehullah, e komenton këtë ajet dhe thotë: “Ato vepra të cilat i shpikën dhe i vepruan në dynja dhe pas vdekjes së tyre i vepruan të tjerët. Në rast se ishin vepra të mira dhe njerëzit vepron me to, atëherë ata do të shpërblehen edhe pas vdekjes së tyre duke mos ia pakësuar shpërblimin atij që e vepron në këtë botë.”
Transmeton Muslimi prej hadithit të Ebu Hurejrës, radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur njeriu vdes, atij i ndërpritet puna, përveç tre gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të.”
Prej këtij ajeti dhe hadithi bëhet e qartë se i vdekuri përfiton prej veprave të tjerëve, dhe prej atyre veprave që mundet të përfiton i vdekuri do të cekim:
Lutja apo duaja e muslimanit për të vdekurin.
Allahu, azze ue xhel, thotë: “Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (Hashr, 10)
Transmeton Muslimi hadithin e Safvan ibën Abdullah, radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur muslimani lutet për vëllanë e tij, pa ditur gjë (ky i fundit), lutja pranohet. Tek koka e lutësit qëndron një engjëll i ngarkuar të thotë, pas çdo lutjeje të mirë për vëllanë musliman, ‘Amin, të dhëntë Allahu edhe ty të njëjtën gjë!”
Kjo përfshin lutjen e muslimanit për vëllanë e tij që s’është prezent, qoftë gjallë apo i vdekur.
Agjërimi i ditëve që s’i ka agjëruar. (Kjo bëhet nga ana e përgjegjësit të vdekurit, si psh. prindërit e tij, motra apo fëmijët e tij ).
Transmeton Buhariu dhe Muslimi prej Aishes, radijallahu anha, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush vdes dhe ka pasur agjërim për të kompensuar, le të agjërojë përgjegjësi i tij për të.”
Po ashtu transmeton Ebu Davudi në sunenin e tij prej hadithit të ibën Abasit, radijallahu anhu: ” Një grua ka hipur në një anije në det dhe zotohet se në rast se e shpëton Allahu, azze ue xhel, do të agjëron një muaj. Allahu e shpëton prej aty, mirëpo ajo nuk agjëron derisa vdes. Pas vdekjes së saj vjen deri tek i Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, bija apo motra e saj, dhe ia rrëfen ngjarjen të Dërguarit të Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, dhe ai e urdhëron të agjëron në vend të saj.”
Këto hadithe janë të qarta se përgjegjësi duhet të agjëron për të vdekurin në rast se ai e ka lënë anësh apo është zotu se do të agjëron.
Larja e borxhit të vdekurit, qoftë nga ana përgjegjësit apo dikujt tjetër.
Hakimi në Mustredekin e tij na e përcjell hadithin e Xhabir ibën Abdullahit, i cili thotë: ” Vdiq një njeri dhe ne e pastruam, e qefinosëm, dhe pastaj e venduam në vendin ku i falim xhenazet. I Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, lajmëroi për faljen e xhenazes, por para saj na tha: “A ka ky vëllai juaj borxhe?” – I thamë : Po, dy dinar. U largua prej aty dhe tha: “Faljani ju namazin e xhenazes vëllait tuaj”. Në atë moment u lajmërua një njeri, të cilin e quanin Ebu Katade, dhe tha: O i Dërguar i Allahut, unë e marr përsipër atë borxh.- I tha i Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem: “Atëherë, a pranon që borxhi i tij të bëhet përgjegjësi e jotja dhe e pasurisë tënde, ndërsa i vdekuri të jetë i pastër prej saj.” – Ebu Katade i tha se unë pranoj që të jetë përgjegjësia e imja, e pastaj ia falën namazin bashkë me Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem.
Gjithnjë kur e takonte Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, Ebu Kataden e pyeste se a e ka pastruar borxhin e të vdekurit, derisa një ditë i tha Ebu Katade se e pastroi borxhin, dhe Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, tha: “Tani është flladitur lëkura e tij në varr” (Dmth. Tani i është flladitur lëkura, se në atë moment është larguar prej tij dënimi i Allahut ).
Ky hadith është argument se të vdekurit mund t’ia lan borxhin edhe njerëz që s’i ka të afërt, dhe se larja e borxhit është shkak për ngritjen e dënimit prej tij.
Atë çka e vepron fëmija i mirë prej veprave të mira, prindërit fitojnë prej shpërblimit të veprës së tij, duke mos iu pakësuar shpërblimi fëmijës.
Kjo vjen për shkak se fëmija është prej punës së tyre dhe arritjes së tyre. Allahu, azze ue xhel, thotë: “dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar” (Nexhm, 39)
Transmeton imam Ahmedi prej hadithit të Aishes , radijallahu anha, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ushqimi më i mirë i njeriut është të cilin e fiton vet, dhe fëmija i tij është arritje dhe rezultat i tij.”
Dijetari njohur Muhamed Nasirudin Albani thotë: “Ka argumente tjera të veçanta që e përkrahin atë që aludon ajeti dhe hadithi rreth asaj se çka përfiton i vdekuri prej veprës së fëmijës së tij, si: lëmosha, agjërimi, haxhi, etj,.”
Transmeton Buhariu dhe Muslimi prej Aishes ,radijallahu anha, se një njeri i tha Pejgamberit ,sal-allahu alejhi ue selem,: “O i dërguari i Allahut, nëna ime është arratisur (ka vdekë) dhe s’ka lënë fare testament. Sikur të fliste do të jepte sadakë. A ka shpërblim ajo nëse unë do të jepja për të? Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, tha: Po!“
Veprat e mira që i ka lënë pas veti, si lëmoshat e pandërprera, etj,.
Allahu azze ue xhel, thotë: dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre” Jasin 12.
Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kur njeriu vdes, atij i ndërpritet puna, përveç tre gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të.”
Poashtu thënia e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, që e përcjell Ebu Hurejra: “Veprat dhe gjurmët e mira që i takon besimtari pas vdekjes së tij janë: dija që ia ka mësuar dikujt dhe e ka shpërndarë, pastaj fëmijën e mirë që e ka lanë dhe bën dua për të, pastaj musafin që ia ka trashëguar ndokujt, apo xhamin çka e ka ndërtuar, apo strehimoren që e ka ndërtuar për udhëtarët dhe kalorësit, apo lumin të cilin e ka hapur, apo lëmoshën që e ka dhënë prej pasurisë së tij, duke qenë i gjallë dhe me shëndet të mirë, të gjitha i takon pas vdekjes së tij.”
Transmeton Muslimi në Sahihin e tij prej hadithit të Xherir ibën Abdullahit, se Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë : ” Kush shpik një vepër të mirë, ai do të ketë shpërblimin e tij dhe shpërblimin e atyre që do e veprojnë pas tij, duke mos e pakësuar aspak shpërblimin e tyre.”
Përktheu: Irfan Jahiu