27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

Çka konsiderohet hajmali e ndaluar dhe si të lirohem nga ato?

Çka konsiderohet hajmali e ndaluar dhe si të lirohem nga ato?

Përgjigje: në emër të Allahut, falënderimi i takon Atij…

Hajmali konsiderohet çdo send që mbahet apo varet në trup, për të përfituar një dobi ose për t’u mbrojtur nga ndonjë e keqe, qoftë ajo letër, byzylyk, copë lëkure e qepur në formë të trekëndëshit që brenda ka letër të shkruar, e tjerë, e që sheriati nuk i ka dhënë atë cilësi siç mendojnë ata që e mbajnë.

Mbajtja e këtyre sendeve është e ndaluar, madje konsiderohet shirk. Ukbe ibën Amir Xhuhenij tregon se “një grup prej dhjetë vetave kishin ardhur te i Dërguari për të pranuar fenë. i Dërguari i pranoi nëntë prej tyre kurse u përmbajt nga i dhjeti. E pyetën: i pranove nëntë kurse u përmbajt nga i dhjeti? Ai mban hajmali, tha i Dërguari. Pastaj futi dorën e tij, këputi hajmalinë dhe pranoi edhe atë. Më pas tha: kush mban hajmali, ka bërë shirk” (Ahmedi, Silsile sahiha 492).

Ka edhe një çështje tjetër, është fjala për hajmalitë që shkruhen me Kuran. Sipas mendimit më të saktë këto hajmali konsiderohen haram për disa argumente:

–          Hadithet që ndalojnë hajmalitë janë të përgjithshme, pra nuk ndalojnë vetëm ato hajmali që bëhen me fjalë xhinësh të pakuptimta.

–          Vështirësohet dallimi i atyre që mbajnë hajmali që janë shirk nga ata që i kanë me Kuran dhe si rezultat, vështirësohet urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.

–          Shpien deri te nënvlerësimi i fjalëve të Allahut duke u futur  në vende të papastra.

–          Hapen dyert e besëtytnive sepse shumë njerëz  për shkak injorancës lidhen për hajmalinë duke i dhënë veçori të Zotit e jo duke e konsideruar si shkak.

Si të lirohemi nga hajmalitë:

Pasi që mësuam qëndrimin e fesë ndaj hajmalive atëherë e kemi për obligim të lirohemi nga ato duke i djegur dhe shkatërruar. Gjatë shkatërrimit lexojmë diçka prej Kuranit si për shembull suren Ihlas, Felek, Nas. Nëse janë shumë fleta të palosura, apo nyje të lidhura shpalosen, zgjidhen pastaj shkatërrohen, kështu me lejen e Allahut lirohemi pa u dëmtuar.  Nuk harroj të përmend edhe atë se personi që ka mbajtur hajmali duhet që të pendohet tek Allahu i madhëruar.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...