باب حب الرسول
عَنْ أَنَسٍ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ -صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ -: “لاَ يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِنْ وَالِدِهِ وَوَلَدِهِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ.”
- Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij përcjell se i Dërguari ka thënë: “Asnjëri nuk ka besuar derisa të mos më dojë mua më shumë se babai i tij, fëmija dhe njerëzit në përgjithësi”.[1]
Allahu i madhëruar thotë:
﴿قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُم مِّنَ اللهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّى يَأْتِيَ اللهُ بِأَمْرِهِ وَاللهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ﴾
“Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.”[2]
Kuptimi i fjalës së Pejgamberit në hadithin e lartpërmendur “Asnjëri nuk ka besuar…” është: asnjëri nuk e ka plotësuar besimin e tij.
Dije vëlla mysliman, ti që do këtë pejgamber fisnik, se dashuria ndaj tij është rrjedhojë e dashurisë ndaj Allahut si dhe fryt i saj. Çdo mysliman obligohet që t’i jep përparësi dashurisë ndaj pejgamberit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ndaj vetvetes së tij, pasurisë, prindit, fëmijës dhe tërë njerëzve në përgjithësi. OmeribënHattabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, një rast i tha Pejgamberit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:
“O i Dërguar i Allahut, vërtet ti je më i dashur tek unë se çdo gjë përveç vetes time! I Dërguar tha: Jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, derisa të jem më i dashur se vetvetja jote. Omeri tha: Tash, pasha Allahun, je më i dashur për mua se vetvetja ime. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: Tani po o Omer.”[3]
Njeriu e do një tjetër ose për shkak virtyteve me të cilat stoliset ai ose për shkak ndonjë të mire që ia ka bërë. Për Pejgamberin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, Allahu i madhëruar thotë:
﴿وَإِنَّكَ لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ﴾
“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!”[4]
Nëse njeriu mediton rreth dobisë që ka përfituar nga Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, i cili e nxori atë prej errësirave të mosbesimit (kufrit) në dritën e besimit (imanit) drejtpërsëdrejti apo me ndonjë shkak, do të kuptojë gjithashtu se Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, është shkaktar për qëndrimin e tij të përjetshëm në begatitë e Xhenetit, do të kuptojë se kjo është dobia më e madhe në të gjitha aspektet dhe për këtë arsye dashuria ndaj Pejgamberit meriton të jetë më e madhe se dashuria ndaj të tjerëve ngase dobia e cila është shkak për të dashur atë është më e madhe se dobitë tjera, mirëpo njerëzit dallojnë nga kjo pikëpamje varësisht prej vëmendjes apo pa vëmendjes kundrejt kësaj ndjenje. Nuk ka dyshim se shokët e Pejgamberit, në mënyrë më të plotë e kanë kuptuar këtë sepse ky është fryti i kuptimit, kurse ata më mirë e kuptuan këtë gjë.
Kurtubiu thotë: “Çdonjëri i cili beson me besim të vërtetë në Pejgamberin, nuk mund që të mos gjejë në veten e tij diçka prej kësaj dashurie që i kalon të gjitha dashuritë, vetëm se ata dallojnë mes tyre. Ndonjëri e ndien këtë dashuri të përmbushur, e tjetri tepër të mangët sikur ai i cili është fundosur në pasionet ndaj gj[rave të ndaluara, i mpirë nga shkujdesi në kohën më të madhe, mirëpo shumë prej tyre kur përmendet Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, përmallohet dhe dëshiron ta sheh atë, i jep atij përparësi ndaj familjes, fëmijës, pasurisë dhe prindit të tij, e sakrifikon veten në gjëra të rrezikshme. Në veten e tij gjen një nxitës që nuk ka mëdyshje në të.”[5]
Prej shenjave të kësaj dashurie është të kapurit për sunetin e Pejgamberit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, dhe zbatimi i urdhrave të tij. Allahu i madhëruar thotë:
﴿وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلاَ مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ﴾
“Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër fare.”[6]
Prej shenjave të kësaj dashurie është të ndriçuarit me dritën e Pejgamberit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, si dhe të udhëzuarit me udhëzimin e tij, Allahu i madhëruar thotë:
﴿قَدْ جَاءكُم مِّنَ اللهِ نُورٌ وَكِتَابٌ مُّبِينٌ﴾
“Juve ju erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë.”[7], po ashtu thotë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë.”[8]
Prej shenjave të kësaj dashurie është të stolisurit me moralin e Pejgamberit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, Allahu i madhëruar thotë:
﴿لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ﴾
“Ju keni shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut.”[9]
O Allah i ynë! Ndriçoi zemrat tona me dashurinë ndaj Teje, ndaj Pejgamberit dhe ndaj atyre që juve ju duan!
“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” AhmedMuadhHakij
Përktheu: Agim Bekiri
[1] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi
[2]Teube – 24
[3]Transmeton Buhariu
[4]Kalem – 4
[5]Fethul Bari/1-59
[6]Ahzab – 36
[7]Maide – 15
[8] Ali Imran – 31
[9]Ahzab – 21