باب الحب في الله
عن أَبي هُرَيْرَةَ – رضي الله عنه – قالَ: قالَ رَسُولُ الله صلى الله عليه وسلم: “وَالّذِي نَفْسِى بِيَدِهِ لاَ تَدْخُلُوا الْجَنّةَ حَتّى تُؤمِنُوا وَلاَ تُؤمِنُوا، حَتّى تَحَابّوا. أَلاَ أَدُلّكُمْ عَلَى أَمْرٍ إِذَا أَنْتُمْ فَعَلْتُمُوهُ تَحَابَبْتُمْ؟ أَفْشُوا السّلاَمَ بَيْنَكُمْ”
- Transmeton EbuHurerja se Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk do të hyni në Xhenet përderisa të besoni, e nuk keni besuar përderisa ta doni njëri tjetrin. A doni që t’ju tregoj diçka të cilën po e vepruat do ta doni njëri tjetrin? Përhapni selamin mes jush!”[1]
Allahu i madhëruar thotë:
﴿وَالَّذِينَ تَبَوَّؤُوا الدَّارَ وَالإيمَانَ مِن قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ﴾
“Edhe ata të cilët para tyre patën shtëpitë e tyre (në Medine) dhe pranuan Besimin, – i duan ata që u shpërngulën tek ata”[2]
Dashuria për hir të Allahut është fryt i dashurisë ndaj Allahut. Ajo është begati hyjnore, shkëlqim perëndie dhe dritë që Allahu e hedh në zemrat e besimtarëve, Allahu i madhëruar thotë:
﴿لَوْ أَنفَقْتَ مَا فِي الأَرْضِ جَمِيعاً مَّا أَلَّفَتْ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَـكِنَّ اللهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ إِنَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ﴾
“Edhe sikur ta shpenzosh gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.”[3]
Merrudhij thotë: është pyetur EbuAbdullahAhmedibënHanbeli: ç‘ është dashuria për hir të Allahut? Ai tha: Të mos duash si rezultat i lakmisë që e ke ndaj dynjasë që dikush posedon[4]
Kjo dashuri jep fryte në këtë botë dhe botën tjetër. Nga ato fryte veçojmë:
– besimtari ndien ëmbëlsinë e imanit:
“Kush posedon tre gjëra, do të shijojë ëmbëlsinë e imanit: ta dojë Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta dojë dikë vetëm për hir të Allahut…”[5]
– Ata që duan njëri tjetrin për hir të Allahut do të jenë nën hijen e arshit (fronit të Zotit):
“Allahu i madhëruar Ditën e Kiametit do të thotë: Ku janë ata të cilët kanë dashur njëri tjetrin për hir të Madhërisë Time? Sot do të jenë nën hijen Time, në këtë ditë kur nuk ka hije tjetër pos hijes Time.”[6]
– Në këtë ditë të vështirë (Ditën e Kiametit) ata do të jenë të siguruar në piedestale të dritës, të cilëve ua kanë lakmi madje edhe pejgamberët dhe shehidët:
“Allahu thotë: ata që duan njëri tjetrin për hir Madhërisë Time, ata do të jenë në piedestale të dritës dhe ua kanë lakmi pejgamberët dhe shehidët.”[7]
– Mbi të gjitha, ata fitojnë dashurinë e Allahut. Ah sa i lumtur që është ai që fiton atë dashurie!:
“Një njeri vendosi të vizitojë vëllain e tij në një qytet tjetër. Allahu ia caktoi një melek në rrugë. Kur iu afrua meleku e pyeti: Për ku je nisur? Kam një vëlla në këtë qytet dhe desha që ta vizitoj, tha ai. Meleku e pyeti: A mos të ka borxh ndonjë pasuri dhe shpreson ta kthesh atë? Ai tha: Jo, vetëm unë e dua për hir të Allahut. Meleku tha: Unë jam i dërguari i Allahut te ti për të të lajmëruar se Allahu të do sikur që e deshe vëllain tënd për hir të Tij.”[8]
Dashuria për hir të Allahut sikur të mos kishte tjetër fryt përveç këtij, do të mjaftonte. Atë të cilin e do Allahu ai është njeri i Zotit:
“Allahu thotë: kur ta dua ndonjërin, bëhem dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi me të cilin shikon, dora me të cilën prek dhe këmba me të cilën ec. Nëse më kërkon diçka Unë ia jap, nëse më lutë që ta mbroj Unë e mbroj atë.”[9]
– Prej gjërave më të njohura është se atë që e do Allahu e duan edhe banorët e qiellit dhe tokës:
“Kur Allahu e do një rob, thërret Xhibrilin: Allahu e do filanin, pra duaje edhe ti! Xhibrili e do pastaj i thërret banorët e qiellit: Allahu e do filanin, pra dojeni edhe ju! Banorët e qiellit (melekët) e duan, pastaj bëhet i pranuar në mesin e njerëzve.”[10]
– Prej fryteve të dashurisë për hir të Allahut është fitimi i Xhenetit:
“Kush viziton një të sëmurë apo ndonjë vëlla të tij, për hir të Allahut, thërret një thirrës: Të lumtë! Lum për ecjen tënde! Ke përgatitur në Xhenet një shtëpi!”[11]
– Dashuria për hir të Allahut është e pakëputur në këtë dynja dhe ne Ahiret, Allahu i madhëruar thotë:
﴿الأَخِلاَّء يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلاَّ الْمُتَّقِينَ﴾
“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.”[12]
Në këtë kohë të materializmit kur mirësia matet me peshoret e tij, kemi nevojë të madhe që të njohim mënyrat e thellimit dhe përforcimit të kësaj dashurie, po përmendim më të rëndësishmet:
– përhapja e selamit sikur që u përmend në hadithin e parë të këtij kapitulli: “A doni që t’ju tregoj një fshehtësi të cilën po e vepruat do ta doni njëri tjetrin? Përhapeni selamin mes jush!”[13]
– kur të takojë vëllai vëllain le të buzëqesh:
“Mos përçmo asgjë nga punët e mira, madje as takimin me vëllain tënd fytyrëçelur.”[14]
استأذنه في العمرة فأذن له فقال: يا أخي لا تنسانا من دعائك وقال بعد في المدينة يا أخي أشركنا في دعائك فقال عمر: ما أحب أن لي بها ما طلعت عليه الشمس لقوله يا أخي
– kur vëllai të ndahet prej vëllait të tij le të kërkoj që të lutet për të duke qenë në vetmi. Transmetohet nga IbënOmeri se Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, mori leje prej Pejgamberit për të bërë një Umre. Pejgamberi e lejoi dhe i tha: O vëlla, mos na harro në lutjet tua! Disa të tjerë nga Medina i thanë: Vëlla! Na shoqëro në lutjet e tua! Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: nuk ka qenë për mua diç më e dashur se fjala e tij “o vëlla”.[15]
– nëse ndonjëri do vëllain e tij, le ta informoj atë se e don.[16]
إذا أحبَّ الرجلُ أخاه فَلْيُخْبِرْه أنه يحبُّه
– t’i ofrojë vëllait të tij dhuratë siç theksohet në hadith: “Jepni njëri tjetrit dhurata që të duheni”[17]
Më bëftë Allahu mua dhe juve prej atyre që duan njëri tjetrin për hir të Tij dhe që fitojnë dashurinë dhe pajtimin e Tij.
“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” Ahmed Muadh Hakij
Përktheu: Agim Bekiri
[1] Transmeton Muslimi
[2]Hashër – 9
[3]Enfal – 63
[4]Transmeton Muslimi
[5]TransmetojnëBuhariudheMuslimi
[6]Transmeton Muslimi
[7]Transmeton Tirmidhiu
[8]Transmeton Muslimi
[9]Transmeton Buhariu
[10]Transmeton Buhariu
[11]Transmeton Tirmidhiu
[12]Zuhruf – 67
[13]Transmeton Muslimi
[14]Transmeton Muslimi
[15]Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij, Tirmidhiu në Xhami’ dhe thotë: hadithi është hasen sahih
[16]Transmeton EbuDavudi
[17]Imam Maliku në Muvetta