14.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

DEFEKTI ËSHTË NË ZEMRËN, E JO NË TRUPIN TIM

1. Kur i hidhem një puneje me orë të tëra, trupi im duron.. kur falem, lexoj suret e shkurta për të kryer sa më shpejtë namazin.. edhe pse trupi im ka fuqi për të qëndruar më shumë në namaz, mirëpo jo edhe zemra ime. Pra, defekti qenka në zemrën e jo në trupin tim.
2. Sa e sa herë kam kaluar netët pa gjumë për gjëra aspak të rëndësishme.. mundem të falë edhe namaz nate mirëpo zemra më flen nga lodhësia e pagjumësisë. Defekti është në zemrën, jo në trupin tim.
3. Kujdesem që fëmijët t’i zgjoj herët në mëngjes për të shkuar në shkollë gjatë tërë peridhus së shkollimit të tyre dhe dështoj në zgjimin e tyre për namaz të sabahut, madje dështoj të zgjohem dhe vetë.. problemi im nuk është se nuk mundem të zgjohem herët por zemra ime nuk mund të zgjohet për Allahun, ndërsa për pune dynjaje, po. Pra, defekti është në zemrën, jo në trupin tim.
4. Kur ulem dhe shikoj lajme e thashetheme me orë të tëra, mirëpo s’mundem të ulem gjysëm ore për të lexuar Kuran e për të përmendur Allahun, defekti është në zemrën, jo në trupin tim.
5. Kur përgatitem mirë për të hyrë në provim dhe harroj se rrugës mund të vdes e të hyj në një provim tjetër të cilin e kam anashkaluar tërë jetën, edhe pse për të jam krijuar- pra të adhuroj Allahun, defekti është në zemrën, jo në trupin tim.
6. Kur gjejë kohë për të ngrënë, pirë, mësuar, folur, qeshur, kjo nuk d.m.th. se unë nuk mund të gjejë kohë për të adhuruar Zotin, por zemra nuk posedon kohë për të menduar rreth tyre. Pra, defekti është në zemrën, jo në trupin tim.
Defekti, në fund.. nuk është se ne nuk mundemi, ngase Allahu nuk na ngarkon përveç se me atë që mundemi, porse zemrat tona nuk munden. Lidhja për jetën, vërtitja rreth kërkesave të trupit i ka prishur ato. Allahu ynë, na furnizo neve, pasardhësit tanë dhe të dashurit me zemra të shëndosha!
Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri
19/08/2019

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...