I falënduar qoftë Allahu i cili dërgoi të dërguarin e tij me udhëzim dhe fe të vërtetë, që ajo fe të dominojë mbi fetë tjera edhe pse këtë e urrejnë mosbesimtarët. Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi imamin e pejgambereve, Muhammedin, mbi familjen, shokët dhe pasuesit e tij.
Një bandë e koptëve të cilët i dëboi vendi i tyre, Egjipti, dhe gjetën strehim në SHBA, prodhuan një film i cili ofendon profetin e Islamit, bën shpifje ndaj personalitetit të tij dhe shtrembëron fotografinë e Islamit dhe mësimeve islame. Të njëjtin film e mbushën me gënjeshtra duke qenë të vetëdijshëm, duke portretizuar një pjesë të urrejtjes që fshihet në zemrat dhe shpirtrat e tyre të sëmurë. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Krahaso veprën e këtyre banditëve të sëmurë me veprën e ithtarëve të Islamit të cilët përmbahen nga aktrimi i personaliteteve të profetëve duke u frikësuar që të mos e ulin pozitën e lartë të tyre. Nëse je habitur, ke të drejtë të habitesh me disa njerëz që pretendojnë se janë ndjekës të Mesihut, të cilët ndjekin librin në të cilin përgëzohen me ardhjen e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem, të cilët jo vetëm që nuk mjaftohen me kundërshtimin e tij por i shfaqin dhe i shpallin armiqësi nga llojet e ndryshme.
Sa larg janë nga feja e tyre, akuzojnë profetët tjerë, me të njëjtat fjalë me të cilat është akuzuar profeti i tyre. Sa e mohojnë fenë e tyre për të cilën pretendojnë se e ndjekin. E falënderojmë Allahun i cili nxori në shesh realitetin e tyre për ata që mendojnë se ka hair dhe dobi në afrimin me ta. Ne kështu i shpjegojmë hollësisht shpalljet, në mënyrë që të qartësohet rruga e njerëzve të këqij.
Duke reaguar për këtë ndodhi do ti përmendim pikat në vijim:
- Ofendimi i pejgambereve dhe përçmimi i tyre është prej krimeve më të mëdha sipas mësimeve Islame. Me këtë vepër muslimani del prej fesë dhe dënohet me dënimin kapital për apostazi. Me këtë vepër anulohet marrëveshja me jomuslimanët, nëse kryesi i kësaj vepre është jomusliman. Në këtë rast lejohet mbytja e tij dhe detyrohen muslimanët ta luftojnë me mjetet që i posedojnë. Për këtë qëndrim nuk ka ndasi në mesin e muslimanëve. Këtë gjykim e zbatojnë instancat ligjore në vendet përkatëse islame dhe nuk është e drejtë e masës së thjeshtë për shkak të dëmeve të mëdha që mund të ndodhin.
- Qeveria e SHBA-ve duhet ta dijë se nuk ka mundësi ti strehojë dhe ti mbrojë ata që luftojnë Islamin dhe muslimanët, që ofendojnë fenë e tyre, Profetin e tyre, dhe pastaj të kërkojë prej botës të pranojë se Amerika është vend i tolerancës dhe lirive (sa shumë po shpifin). Përkundrazi vërtetohet se ajo i toleron krimet e këtilla dhe ata që i bëjnë.
- Shteti i Amerikës, në pajtim ne ligjet hyjnore, me të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duhet ti burgos dhe ti gjykon keqbërësit e përmendur. Me veprën e tyre ata kanë ofenduar një fe të shenjtë, një Profet bujar, dhe miliona muslimanë. Vepra e tyre është po ashtu edhe krim ndaj vet popullit amerikan dhe ndaj interesave të tyre, nëse vetëm pak logjikojnë. Pretendimet e lirisë, për të cilët foli sekretarja e shtetit, dhe me të cilët i mbrojti keqbërësit, pse nuk përdoren për ata që mohojnë se ka ndodhur holokausti ndaj çifutëve. A thua vallë shenjtëria dhe pozita e profetëve është më e ulët se sa “shenjtëria” e gënjeshtrave të çifutëve. Duke e stërmadhuar atë ndodhi Amerika u bë shpatë e nxjerrë nga këllëfi për të mbrojtur çifutët dhe interesat e tyre.
- Muslimanët në Lindje dhe në Perëndim, në veçanti në Amerikë duhet të angazhohen në mbrojtje të fesë së tyre dhe Profetit të tyre. Ata duhet të mbrohen me gjitha mjetet të ligjësuar dhe që i posedojnë. Ata duhet ti padisin prodhuesit e këtij filmi që kanë ofenduar Profetin dhe muslimanët. Ata që nuk kanë mundësi nuk ngarkohen përtej mundësive. Janë ofenduar të Dërguarit e Allahut, alejhimu selam edhe më parë: “Edhe para teje (o Muhamed!), shumë të dërguar janë mohuar, por ata e kanë duruar mohimin dhe lëndimin (që kanë pësuar), derisa u ka ardhur ndihma Jonë, sepse askush nuk mund t’i ndryshojë vendimet e Allahut. Ti tashmë ke dëgjuar për ata të dërguar.” (El En’am, 34)
- Mbi supet e sunduesve bie obligimi më i madh të mbrojnë Profetin e tyre, duke bërë presion mbi instancat që e mbrojnë këtë bandë të sëmurë, që i mbrojnë dhe arsyetojnë veprimet e këtilla armiqësore. Në të njëjtën kohë dijetarët, asambletë e ndryshme si dhe institucionet zyrtare fetare duhet të angazhohen në mbrojtje të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, duke shpjeguar se çfarë duhet bërë dhe duke e bërë atë për të cilën kanë mundësi.
“Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut!” (El Maide, 8) prej drejtësisë është të mos dëmtohet paqedashësi për shkak të krimit që ka bërë tjetërkush.“Kushdo që bën diçka, punon për vete dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit.” thotë Allahu, subhanehu ue te’ala. Çdo kush prej jomuslimanëve, për të cilin vërtetohet se ka hyrë në ndonjë vend islam me marrëveshje dhe rrugë ligjore, që ka leje qëndrimi ose është vendosur në të, nuk lejohet të dëmtohet përveç nëse shpreh pajtim me ndonjë krim të këtillë. Të rinjtë duhet të respektojnë këshillat e dijetarëve dhe të mos fillojnë ndonjë veprim pasojat e të cilit nuk dihen.
- Në lidhje me veprimet që nga forma e jashtme duken se janë hakmarrje ndaj atyre që i strehojnë keqbërësit, duhet të dihet se ato veprime duhet të maten me peshoren e sheriatit. Reagimet në të cilët dominon dëmi ndalohen dhe ku kemi kundërshtim të sheriatit mohohet. Nga pasojat e dëmshme duhet të mbrohen muslimanët që kërkojnë të drejtat e tyre të ligjësuara. Me e drejtë është që me pasojat e dëmshme të ballafaqohen kërkuesit e rrëmujës, mbeturinat e sistemeve diktatoriale që dëshirojnë që ti largojnë muslimanët nga qëllimi i tyre i lartë, nga mbrojtja e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe nga ndërtimi dhe mbrojtja e shtetit të tyre, në veçanti në Tunizi, Libi dhe Egjipt.
Në fund muslimanët duhet të janë të bindur se Allahu, subhanehu ue te’ala, do të mbrojë fenë e Tij, do të ndihmojë të Dërguarin e Tij. “Ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dëguarin e Tij, do të jenë në shkallën më të poshtëruar.” (El Muxhadile, 20); “A nuk i mjafton Allahu robit të Vet?!” (Ez Zumer, 36); “Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin, e të cilët, përveç Allahut, adhurojnë edhe zot tjetër. Do ta marrin vesh mirë ata! Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre, andaj, lartësoje Zotin tënd duke e lavdëruar dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij duke u falur! Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (El Hixhr, 95-99)
Le ta dinë muslimanët se mënyra me e mirë për të ndihmuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, është të kapen fortë për fenë Islame, të thërrasin në pasim të udhëzimit të tij, të zbatojnë sunnetin e tij, deri sa të vjen dita kur do të dalin para Allahut. Allahun e lusim të forcojë ushtrinë e Tij, të ndihmojë palën e Tij, të poshtërojë shirkun dhe ithtarët e tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi vulën e profetëve dhe imamin e pejgamberëve, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.
Unioni i dijetarëve muslimanë
Kryetari: Shejh El Emin El Haxh
Sekretar: prof. dr. Nasir El Omer
Përktheu: m-r. Talha Kurtishi