DËNIMI E SHPËRBLIMI I VARRIT

DËNIMI E SHPËRBLIMI I VARRIT

0 7244

Çka është dënimi në varr dhe shpërblimi në të, si dhe marja në pyetje nga Munkeri dhe Nekiri?

 

Varri është vendbanimi i parë nga vendbanimet e ahiretit, pasi që vdes njeriu mbaron jeta e tij dhe vazhdon të jeton në botën tjetër, ku vendbanimi i parë i ahiretit është varri. Aty fillon shpërblimi për veprat e çdokujt Ai i cili ka qenë bamirës Allahu do ta shpërblen për mirësinë e tij, me begati në varr, duke ia shëndruar atij varrin kopsht nga kopshtet e xhenetit, ndërsa ai i cili ka bërë keq, Allahu na ruajtë, Allahu atë do ta dënon në varrin e tij, varrin e të cilit do ta shëndron në gropë nga gropat e xhehenemit. Pastaj dënimi apo shpërblimi vazhdon në këtë mënyrë, derisa të bëhet kijameti, e deri kur të ringjallen njerëzit për të dhënë llogari, kurse më pas përfundimi i tyre është në xhenet ose në xhehenem.

Besimi në dënimin dhe shpërblimin në jetën e varrezave është besimi i ehli Sunnetit dhe xhematit, bazë e njohur në besimin e tyre. Ja disa nga fjalët e dijetarëve dhe imamëve të shquar:

  1. Imam Ahmedi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dënimi në varr është realitet, e vërtetë nuk e mohon kush pos atij i cili ka devijuar apo është thirrës në devijim”[1].
  2. Muhamed ibn Husejn el-Axhuriu-Allahu e mëshiroftë, pasiqë i ka rënditur hadithet dhe transmetimet të cilat argumentojnë dënimin dhe shpërblimin në varr thotë:”nuk ka gjendje më të rëndë e më të keqe nga ai i cili i mohon këta hadithe, ai është i devijuar, madje devijues larg rrugës së vërtetë, është shkatëruar, madje ai është në një shkatërim të qartë”[2].
  3. Ibn Rexhepi el-Hanbeliu-Allahu e mëshiroftë, ka shkruajtur një libër që titullohet “gjendja e banorëve të varezave”, ku në kaptinën e gjashtë të tij flet për dënimin dhe shpërblimin në varr, ku ndër tjera thotë: “Kurani aludon në shumë vende për dënimin në varr, pastaj i cek ajetet Kuranore në këtë kontekst dhe komentimet e dijetarëve mbi ta. Po ashtu pastaj cek edhe shumë hadithe të cilat argumentojnë dënimin dhe shpërblimin në varr”[3].

Argumentet e ehlu Sunnetit dhe xhematit:

 

Ehli Sunneti dhe xhemati janë argumentuar për pohimin e ndëshkimit në varr dhe shpërblimit në të me Kuran dhe Sunnet.

Një: Nga Kurani:

 

  1. Fjala e Allahut të Lartësuar:” Allahu forcon ata që besuan me fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër, ndërsa mizorët Allahu i bën të humbur. Allahu punon çfarë të dojë[4]. I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, këtë ajet e ka komentuar se ky ajet ka zbritur për dënimin e varrit përmes hadithit të tij të saktë. Përcjell Bera ibn Azib-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:”Kur ta ulin besimtarin në varr për ta pyetur, ai dëshmon se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, kjo është fjala e tij: Allahu i forcon ata të cilët besuan në fjalën e fortëKa zbritur për dënimin në varr.[5].
  2. Fjala e Allahut Fuqiplotë:” Ata i nënshtrohen zjarrit mëngjes e mbrëmje, ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë![6].

Katadeja-Allahu e mëshiroftë, në komentimin e këtij ajeti thotë: Ju thuhet atyre: Familjes së faraonit: kjo është shtëpia e juaj në shenjë poshtërimi, nënçmimi dhe mospërfilljeje mbi ta.

Muhamed ibn Sirini-Allahu e mëshiroftë,[7] thotë: Ebu Hurejra kur vinte tek ne pas namazit të ikindisë thoshte: “U ngjitën disa melek, ndërsa zbritën disa të tjerë, kurse familja e faraonit i nënshtrohet zjarrit, nuk i dëgjon dikush ata veçse kërkon mbrojtje nga Allahu prej zjarrit”[8]

  1. Fjala e Allahut të Lartësuar:” Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (i kijametit), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dine”.[9]

Ibn Xherir Taberiju-Allahu e mëshiroftë, në lidhje me këtë thotë: Komentatorët e Kuranit kanë mendime të ndryshme rreth asaj se: kur Allahu i kërcënon zullumqarët me dënim veç para fryerjes së surit, disa kanë thënë: Këtu është për qëllim dënimi në var, këtë mendim ia mbështet Bera ibnu Azibit dhe Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre[10].

Dy: Nga Sunneti:

 

  1. Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kur robi të vendoset në varr dhe njerëzit të largohen, ai i dëgjon edhe trokitjet e këpucëve të tyre atëherë i vijnë dy melekë. Ata e ulin dhe i thonë: Ç’thua për këtë njeri (Muhamedin)? – Besimtari thotë: Dëshmoj se ai është rob dhe i Dërguari i Allahut. – Atëherë i thuhet: Shikoje vendin tënd në zjarrë, të cilin Allahu ta zavendësoi me një vend në xhenet. – Ai i sheh të dy vendet, ndërsa, kur i thuhet munafikut dhe pabesimtarit: Ç’thoshe për këtë njeri? – Ai thotë: Nuk e di, thosha atë çfarë thoshin njerëzit. – Atëherë i thuhet: Nuk dite dhe nuk lexove, pastaj i bihet me një çekiç të hekurt njëherë ndërmjet dy veshëve dhe ai bërtet aq shumë, sa që e dëgjojnë të gjitha krijesat që janë afër përveç njerëzve dhe xhinëve”.[11]

Ibn Haxheri-Allahu e mëshiroftë, e të tjerë pos tij në komenetimin e këtij hadithi thotë: “Nga dobitë e këtij hadithi është: pohimi i besimit në dënimin e varrit, i cili ju ndodh pabesimtarëve dhe kë të dojë Allahu prej besimtarëve”[12].

  1. Hadithi i Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, në të cilin thuhet:” Hyri një hebreje tek Aisheja dhe ia përmendi dënimin e varrit. Ajo (Aisheja) tha: Allahu të ruajtë nga dënimi i varrit. Kështu që pas kësaj Aisheja e pyeti të Dërguarit e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për dënimin e varrit, e ai tha: “Po, dënimi në varr është i vërtet, realitet”.– Aisheja i tha: Pas këtij rasti i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në çdo namazi kërkonte mbrojtje nga Allahu prej dënimit të varrit”[13].
  2. Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kur ndonjëri prej jush ta lexon teshehudin pastaj le të kërkon mbrojtje nga Allahu nga katër gjëra, le të thotë: O Allah kërkoj mbrojtje nga Ti prej dënimit të varrit, nga dënimi në zjarrin e xhehenemit, nga sprovat e jetës dhe vdekjes si dhe nga sprova e Mesihu-Dexhalit[14].

Nga këto hadithe konkludohet qartë dhe vërtetohet se dënimi dhe shpërblimi në varr është realitet dhe e vërtet që do ta shijon çdo kush prej nesh, e si pasojë ne e lusim Allahun të na mbroj nga dënimi i varrit e të na bën jetën e varrit të rehatshme duke na e shëndruar varrin në kopsht prej kopshteve të xhenetit, e pa dyshim se Allahu i përgjigjet lutjeve tona.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

[1] “Tabakatul-hanabila’ 1/62.

[2] “Esheriatu“, El-Axhuriju: 365.

[3] “Ahvalu ehlul-kubur –Ibn Rexhepit 39-81.

[4] Ibrahim:27.

[5] Transmeton Buhariu nr. 1369,Muslimi nr. 2871.

[6] Gafir:46.

[7] Ebu Bekër Muhamed ibn Sirini, babai i tij ishte robi i sahabiut të njohur Enes ibnu Malikut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të cilin Enesi e bleu pastaj e ka bërë katib të tijin, Ibn Sadi për të thotë: i drejtë, tepër i besueshëm, fekih, imam, me plotë dije, i devotshëm, një nga tabiinët, lindi në vitin 33 H, vdiq në vitin 110 H, në Basra, transmeton nga Enes ibn Maliku, Zejd ibn Thabiti, Ebu Hureja-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, e të tjerë. – “Tabakatu ibn Sad” 7/193, “Bidajetu ve nihajetu” Ibn Kethir 9/267, “Ealam” Zerakliut: 6/154.

[8] “Derul-menthur” Sujuti 7/291.

[9] Tur:47.

[10] “Xhamiul-bejan” Taberiut 27/36.

[11] Transmeton Buhariu nr. 1374, Muslimi nr. 2870.

[12] “Fethul bari” Ibn Haxheri 3/283.

[13] Transmeton Buhariu nr. 1372.

[14] Transmeton Buhariu nr. 1377, Muslimi nr. 588.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 578