DHE (NË BOTËN TJETËR) MË SHOQËRO ME TË MIRËT

DHE (NË BOTËN TJETËR) MË SHOQËRO ME TË MIRËT

0 2772

Të jesh i mirë është një begati e madhe e Allahut, ia dhuron Allahu robërve të Tij që i ka begatuar me mirësi, e kur njeriu e merr atë dhuratë atëherë detet e mirësive dhe rrjedhat e begative vërshojnë mbi të me bujari të bollshme dhe të mira, të cilat nuk mund të numërohen ose të kufizohen në përshkrim.

Nuk ka begati që mund të barazohet me begatinë e të qenurit i mirë, për këtë secili e ka për detyrë ta lus Allahun shtatëmbëdhjet herë gjatë një dite e një nate, atëherë kur ai lutet që Allahu ta udhëzojë atë në rrugën e atyre që i ka begatuar me mirësi prej: profëteve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe njerëzve të mirë, ata janë shoqëria më e mirë.

Këtë e kërkojnë nga Zoti kur kuptuan se është përzgjedhje nga Zoti dhe begati nga ana e Tij, e që nuk vje si pasojë e ndonjë veprimi apo për ndonjë meritë, sikur që thotë: “Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.” Kalem, 50.

Edhe vet profetët e kërkonin këtë begati me gjuhë të përulur dhe me nënshtrim para Zotit, sikur që është lutur Jusufi (alejhi selam): “dhe më shoqëro me të mirë (në botën tjetër)”. Jusuf, 101.

Saqë kjo dëshirë e flakt e tyre nuk përfundoi vetëm si kërkesë për veten e tyre, por ata kërkonin që mirësia t’i përfshijë edhe pasardhësit e tyre, sikur që kështu u lut Ibrahimi (alejhi selam) në kohën kur ishte i moshuar  dhe  përkundër se bashkëshortja e tij ishte sterile: “Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve.” Safat, 100.

Së fundi kjo është lakmia e besimtarëve të sinqertë që bën t’i përulen Zotit të botëve, e që Ai t’i fusë ata në xhenete me të mirët: “ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë.” Maide, 84

Të jesh i mirë ka fryte të dukshme dhe të ëmbla, të cilat fillojnë për njeriun kur ai bëhet i mirë dhe mbeten të frytshme për të edhe pas vdekjes së tij dhe ai do të gëzojë shpërblimin e madh në Ditën e Gjykimit, ndihma e Allahut për robin është në përqindje me atë se sa është i mirë ai, sikur që thotë Allahu: “Mbrojtësi i im është Allahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.” Araf, 196.

Kush përkrahës të tij e ka Allahun, çfarë mund të paramendohet se Ai mund të bëj për të? Njeriu i mirë është në mbrojtje dhe në begati nga Allahu, e që të tillët merren si shembull, e që ishte edhe një prej lutjeve të pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) kur dëshironte të flinte: “me emrin Tënd e vëndoj trupin tim në shtrat, dhe me emrin  Tënd e ngrej, nëse Ti e ndal më mëshiro, e nëse e lëshon më ruaj sikur që i ruan robërit e Tu të mirë.” E shënon Buhariu dhe Muslimi.

E që përkujdesi i Allahut për njeriun e mirë është aq përfshirës saqë edhe atë që e sheh në ëndër apo i mundësohet ta sheh në ëndër, sikur që ka thënë i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): “nuk ka mbetur gjë prej përgëzimeve profetike përveç se ëndërrat që i sheh një njeri i mirë apo i mundësohet t’i sheh.” E shënon Muslimi

Njeriu i mirë është një prej krijesave njerëz, edhe ai dobësohet e gabon, por që pendimi është më afër pranimit kur shoqërohet me cilësinë e mirësisë, Allahu thotë: “Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.” Isra, 25.

Duhet uruar njeriu i mirë, kur për të ngriten me miliona lutje të namazfalësve duke kërkuar paqe për të gje atë pesë herë në ditë së paku, thotë i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): “kur të uleni në namaz, dhe thoni: Përshëndetjet , lutjet dhe fjalët e mira janë për Allahun, paqja mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty o i dërguar, paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e mirë. Kur ai e thotë këtë e godet çdo rob të mirë qoftë në qiell apo në tokë.” E shënon Muslimi

E që kjo është edhe një prej shkaqeve që të mos përfundojë shpërblimi për njerëzit e mirë edhe pas vdekjes së tyre, sikur që thotë Allahu: “Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim të përhershëm.” Fusilet, 8.

Cilësi e mirësisë është mjet që e fut njeriun  në botën e mëshirës së Zotit e cila mëshirë ka përfshirë çdo gjë, deri sa të përfundojë në xhenetin e kënaqësive, sikur që thotë Allahu: “Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.” Enbija, 86.

Mirësia është shkak për të trashëguar tokën dhe për të arritur pushtet, sikur që thotë Allahu: “se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë. Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.” Enbija, 105-106.

Bereqeti i fëmijës së mirë arrin tek prindi i vdekur, sikur që ka thënë i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): “kur të vdes i biri i Ademit, i ndërpriten veprat e tija, përpos tre gjërave: (prej tyre ka përmendur): Ose një fëmijë të mirë që lutet për të.” E shënon Muslimi.

Dhe njashtu bereqeti i të qenit prindi i mirë arrin tek fëmija, sikur që e thotë Allahu në tregimin e Hidrit me Musin (alejhi selam): “dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë.” Kehf, 82.

Bile ky bereqet mund të shtrihet edhe tek të tjerët, Muhamed ibën Munkedir thotë: “Allahu për shkak një njeriu të mirë e ruan fëmijën e tij, fëmijët e fëmijëve të tij, shtëpinë kur ai është dhe shtëpitë përreth tij, ata do të jenë në kujdesin dhe mbrojtjen e Allahut.”

Vdekja për njeriun e mirë është rehati kur për dikë tjetër është pikëllim e dënim, Ebu Katade thotë: “ishim me të dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), kur kaloi pranë nesh nëj xhenaze, e ai tha: i rehtuar dhe të rehatuar prej tij.” I thanë: o i dërguar i Allahut, kush është i rehatuar dhe kush ai që jaën të rehatuar prej tij? Tha: Robi i mirë rehatohet nga lodhjet e brengat e dynjasë kalon në mëshirën e Allahut, e robi i keq kur të vdes njerëzit e vendi, drunjët e kafshët rehatohen prej.” E shënon Muslimi.

E në çastet e vdekjes, përgëzimi me xhenet do të jetë për robin e sinqertë, sikur që thotë Allahu: “E, s’ka dyshim se ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej.” Fusilet, 30.

Formimi i njeriut të mirë ngrihet mbi dy shtylla, ato janë: zbatimi i të drejtave të Allahut dhe zbatimi i të drejtave të njerëzve, e që prej të drejtave të Allahut janë: Imani, zbatimi i Kuranit, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, shpejtimi në vepra të mira, sikur që thotë Allahut: “Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e Allahut duke u lutur. I besojnë Allahut dhe ditës së gjykimit këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.” Ali Imran, 113-114.

Modestia e përulja para Allahut, le të mendojmë rreth lutjes së Ibrahimit dhe të Jusufit (alejhima selam): “dhe më shoqëro me të mirë (në botën tjetër).” Jusuf, 101, çfarë përulje, ata kërkojnë nga Allahu që t’i shoqërojë me të mirë, kur vetë ata jën prijësit dhe udhëheqësit e të mirëve.

Të mirët janë të kudjesshëm ndaj të drejtave të njerëzve tjerë, nuk u bëjnë padrejtësi ayre e nuk i nënçmojn e nuk i shkelin të drejtat e tyre, sikur që i tha robi i mirë Musait (alejhi selam) kur lidhën marrëveshje për të punuar për të në këmbim të martesës me vajzën e tij, e i dha siguri për përmbushejn e premtimin me fjalët : “Ti do të shohësh, në dashtë Allahu, se jam një njeri i mirë.” Kasas, 27.

Le të fitojmë cilësinë e të qenit të mirë përderisa ende jetojmë, sepse kërkimi i saj pas vdekjes është shpres e të humburve: “O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin. Prandaj jepni prej atyre mirësive që ju kam dhënë Unë, para se t’i vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët!.” Munafikun, 9-10.

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM