Motra ime, kujdesu që të mos jesh nga ato dhjetë gra që janë të larguara nga mëshira e Allahut. Veprat e tyre që i largojnë nga mëshira e Allahut janë këto:
- Tatuazhi.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi ato gra që u bëjnë tatuazh (të tjerëve) dhe ato gra që kërkojnë t’u bëhet tatuazhi.
Me tatuazh nënkuptojmë futjen e gjilpërës nëpër trup dhe vizatimi i tij.
- Shkulja e vetullave.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi ato gra që i shkulin vetullat dhe ato që kërkojnë me ua shkulur vetullat.
- Hapja e boshllëkut mes dhëmbëve.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi ato gra të cilat i rrallojnë dhëmbët e tyre (bëjnë boshllëk mes dhëmbëve) për zbukurim.
- Gërshetimi i flokëve të huaja mbi të vetat apo zgjatja e flokëve të veta me flokë të tjera.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi atë grua e cila i gërsheton flokët e huaja mbi të vetat, dhe atë që mundëson që kjo t’i bëhet.
Kjo grua ia gërsheton grave të tjera flokët me qëllim që t’i duken më të gjata dhe në mesin e tyre hyn edhe perika.
- Gruaja nga e cila është zemëruar burri i saj.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse burri e thërret gruan e vet për në shtrat e ajo nuk vjen, melekët do ta mallkojnë atë grua deri në mëngjes”.
- Përngjasimi i grave me burra.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i ka mallkuar ato gra që i përngjasojnë burrave.
- Vizitueset e varrezave.
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi vizitueset e varrezave.
- Të vajtuarit me zë gjatë fatkeqësive.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është i pafajshëm ndaj një gruaje që qan me zë e vajton (apo që rreh fytyrën), ndaj asaj që rruan kokën dhe ndaj asaj që shqyen rrobat (kur i bie fatkeqësi)”.
- Gruaja që divorcohet nga burri i saj tri herë dhe pastaj martohet me burrë tjetër për një periudhë të shkurtër, jo me qëllim martese, po me qëllim që ky i fundit ta shkurorëzon menjëherë dhe ajo t’i kthehet burrit të parë.
Kjo është mëkat nga mëkatet e mëdha dhe është tradhti dhe gënjeshtër e keqe.
10. Gruaja e zhveshur.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ” … si dhe gratë e veshura por të zhveshura, të cilat lëkunden gjatë ecjes, kokat (flokët) e të cilave janë si shpina e devesë nuk do të hynë në Xhenet, e as që do të nuhatin erën e tij, ndërsa era e tij ndihet aq larg”.
Motra ime, mos harro se me mallkimi nënkuptojmë largim nga mëshira e Allahut. Nëse ti largohesh nga mëshira e Allahut, kush do të mëshiron?? Pasha Allahun, nëse tubohen të gjithë njerëzit nuk do të kenë mundësi të shpëtojnë nga dënimi i varrit dhe rikujtoje motër se bukuria e kësaj dynjaje është kalimtare dhe neve nuk do të na mbeten nga ajo vetëm se veprat e mira.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse ju do të jeni më të shumta në numër banor të Xhehenemit”.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU