27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

DHJETË POROSI PËR DHJETË NETËT E FUNDIT

Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi të dërguarin e Tij.

Dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan janë netë me vlerë, për faktin që njëra prej atyre netëve është nata e Kadrit, për të cilën natë i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush falet në natën e Kadrit me iman (në Allahun) dhe shpresë (në shpërblimin e Tij) i falen mëkatet e mëparshme”. E shënon Buhariu dhe Muslimi.

Dhe për atë se ibadeti në atë natë është më i mirë se njëmijë muaj, dhe shpresoj se këto dhjetë porosi do të na ndihmojnë që të kemisukses në përfitimin nga këto dhjetë netë.

1.Le të jenë të gijtha veprat e tua plotësisht vetëm për hir të Allahut, dhe ndiq sunetin e pejgamberit (alejhi selam), pa këto dy kushte asnjë vepër nuk pranohet, Allahu thotë: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit.” Maide, 27.

2.Të lusim sa më shumë Allahun, Ai të na jep sukses e të na ndihmon, ngase jemi të dobët pa ndihmën e Tij, Allahu thotë: “E, suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem.” Hud, 88.

3.Kujto vdekjen, dhe mundësinë që ndoshta nuk e arrin më Ramazanin herën tjetër, kjo të shtyen që të japësh mundin maksimal në dhjetë netët.

4.Mos të mburesh me veten tënde, sado që arrin të vepron – ajo ndodh me lejen e Allahut-, kujto fjalën e Allahut: “ata nxitojnë në vepra të mira dhe për to i kalojnë të tjerët, Ne askë nuk e ngarkojmë përtej mundësive të tij; te Ne është Libri që flet të vërtetën, dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” Muminun, 61-62.

Kujto fjalën e të dërguarit (sal-Allahu alejhi ve selem): ata janë, të cilët agjërojnë, falen e japin sadaka, dhe kanë frikë se vallë a ju pranohen ato vepra”.

5.Mos u preokupo me gjetjen e natës së Kadrit, dije se ai i cili falet në dhjetë netët ai edhe e ka qëlluar natën e Kadrit.

6.Kujdes, në këto netë të mos preokupohesh me emisione televizive, me rrjete sociale, apo çfarëdo tjetër që të merr kohë, e të privon nga mirësitë e këtyre netëve.

7.Nuk është me vend që vetëm natën e 27 të mundohesh e të falesh, ndërsa netët tjera ti neglizhosh tërësisht.

8.Kujto se mendimi më i saktë është se nata e Kadrit lëviz nga viti në vit, dhe nuk është e përcaktuar në një natë të veçuar.

9.Kërko nga Zoti i madhërishëm që të pranojë veprat e tua, ke frikë gjërat që shkaktojnë prishjen e punëve të mira apo ato që mangësojnë shpërblimin e tyre, sikur: syefaqësia, vetëplqimi e dëshira për tu përmendur.

10.Falu dhe bëhu shkaktar që edhe anëtarët e tjerë të familjes tënde, prej atyre që kanë mundësi, të gjallërojnë këto netë, kështu vepronte i dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...