DHJETË POROSI PËR MBROJTJE NGA EPIDEMITË

DHJETË POROSI PËR MBROJTJE NGA EPIDEMITË

0 1424

Shejh Dr. Abdurrezal El-Bedr

Ligjërues në Xhaminë e Profetit në Medine

Përktheu: Dr Enal Jakupi

Hyrje

Falënderimi i takon Zotit, që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet, i ndihmon atij që  ndodhet në fatkeqësi, është Ai që largon të keqen dhe i mënjanon vështirësitë. Andaj, nuk ngjallen zemrat vetëm se duke e përmendur Atë, nuk ndodh ndonjë çështje e madhe pa lejen e Tij, nuk ka shpëtim prej të keqes përveçse me mëshirën e Tij, nuk ruhet një send përveçse me kujdesin e Tij, nuk arrihen shpresat pos me lehtësimin e Tij dhe nuk fitohet lumturia përveçse me bindje ndaj Tij.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, që ëshë i vetëm e i pa shok, Zoti i botëve dhe i Adhuruari i të parëve e i të mëvonshmëve prej krijesave, Mbajtësi i qiejve dhe i tokave. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe Profeti i Tij, i dërguar me librin e qartë dhe rrugën e vërtetë, Zoti e bekoftë atë, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Dhe më pas:

Pra, këto janë disa porosi të dobishme, me të cilat këshilloj me rastin e përpjetimeve të frikës së njerëzve këto ditë nga epidemia e quajtur (Coronavirus). I lutemi Zotit të Madhërishëm, që t’i ngritë prej nesh dhe nga muslimanët kudo qofshin ata, të gjitha sëmundjet dhe sprovat, dhe t’i largojë prej neve shqetësimet dhe ngushtimet, e të na mbrojë të gjithëve ashtu siç i mbron robërit e Tij të mirë, sepse vetëm Ai është mbrojtësi dhe i fuqishëm ta realizojë këtë.

1- Çka duhet thënë para zbritjes së sprovës:

Othman ibn Affani, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:  “Kush  thotë në fillimin e natës:

 «بِسْمِ اللَّهِ الذي لا يَـضُرُّ مع اسْمِهِ شَيءٌ في الأرضِ ولا في السَّماءِ وهُوَ السَّميعُ العَليمُ»

Transliterim: (Bismilah eledhi la jeduru mea ismihi shej’un fil erdi ve la fi semai, ve huve semiul alim)

 “Me emrin e All-llahut pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon dhe di çdo send” Tri herë, nuk do ta godet atë sprova e papritur derisa të del mëngjesi, dhe kushdo që e thot atë në mëngjesë tri here, nuk do ta godet atë sprova e papritur derisa të bëhet mbrëmja’’.  [E shënon Ebu Davudi dhe të tjerët]

2 – Përsëritja e shumtë e fjalës: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes!”

(وَذَا النُّونِ إِذْ ذَهَبَ مُغَاضِبًا فَظَنَّ أَنْ لَنْ نَقْدِرَ عَلَيْهِ فَنَادَى فِي الظُّلُمَاتِ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ)

Transliterim: (La ilahe ila ente subhaneke, inni kuntu mine dhalimin)

 Allahu i madhëruar ka thënë: (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu Ne i shpëtojmë besimtarët.” (El- Enbija: 87-88)

Imam Ibn Kethiri në Tefsirin e tij, gjatë komentimit të pjesës së ajetit “… Kështu Ne i shpëtojmë besimtarët.”

Ka thënë: ‘Pra, kur ata janë në vështirësi dhe na luten të penduar tek Ne, veçanërisht nëse ata  luten me këtë lutje gjatë sprovës…

Më pas ai ka cekur një fjalë të Profetit ﷺ i cili ka thënë: “Lutja e Dhennunit [Junusit] me të cilën u lut ai kur ishte në barkun e balenës ishte:

« لا إِلَهَ إِلّا أَنْتَ سُبْحانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظّالِمِينَ »

‘S’ka zot (të adhuruar) tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar’

[Profeti  shtoi duke thënë], Nuk ka ndonjë njeri që lutet me të për diçka, përveçse Zoti do t’i përgjigjet atij.”  [E shënon Ahmedi dhe Tirmidhiu]

 Ibn Kajjimi, -Zoti e mëshiroftë-, në librin e tij “El-Fevaid” ka thënë: “Vështirësitë e kësaj bote nuk mund të largohen me diçka  si  besimi në Zotin një. Pra, për këtë lutja e pikëllimit është me bindje në Zotin një, edhe lutja e Dhinnunit [Junusit] me të cilën nuk ka ndonjë që ndodhet në vështirësi që lutet me të, përveçse Zoti do t’ia largon pikllimin po ashtu është me bindje në Zotin një. Andaj, nuk i fut njerëzit në gjendje të rënda pos shirkut, e prej asaj nuk i shpëton ata pos Teuhidit. Pra, Teuhidi është mbrojtja e vetme e krijesave, kthimi, kështjella dhe synimi i tyre.” [El-Feuaid, 96]

3 – Lutja për mbrojtje nga sprovat e lodhshme:

Transmeton Ebu Hurejreja t se i Dërguari ﷺ  i porosite shokët e Tij me këtë lutje po edhe vetë lutej duke thënë:

  «تَعَوَّذُوا بِاللَّهِ مِنْ جَهْدِ الـبَـلاءِ، ودَرَكِ الشَّقَاءِ، وَسُوءِ القَضَاءِ، وشَماتَـةِ الأعداءِ»

Transliterim: (Allahume ini eudhu bike min xhehdil bela, ve deraki shekai, ve su’il kadai, ve shemetetil e’adei)

“All-llahu im, kërkoj mbrojtje nga sprova që lodh, nga fundi i fatkeqësive, gjykimi i keq dhe dashaligësia e armiqve”.

[E shënon Buhariu]

4 – Thënia e lutjes së daljes nga shtëpia:

Transmeton Enes ibn Maliku t se i Dërguari ﷺ  ka thënë: “Kur njeriu të dal nga shtëpia e tij le të thotë:

«بِسْمِ اللَّهِ، تَـوكَّلْتُ على اللَّهِ، لا حوْلَ ولا قُوَّةَ إِلا بِاللَّهِ»

Transliterim: (Bismilah, tevekeltu al’ Allahi, ve la havle ve la kuvete ila bilahi)

 “Në emër të Allahut! Jam mbështetur tek Allahu! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe s’ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut”

I thuhet: “U udhëzove, u mbrojte, u mjaftove më pas i largohen nga rruga e tij shejtanët”. E një shejtan tjetër i thotë: “Çfarë do t’i bëjsh atij njeriu që është udhëzuar, mjaftuar dhe mbrojtur?”

[E shënon Ebu Davudi]

 

5- Lutja e Zotit për mirëqenie në mëngjes dhe mbrëmje

Ka thënë Abdullah Ibn Omeri t i Dërguari ﷺ  çdo ditë në mëngjes e në mbrëmje e bënte këto lutje.

«اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ العافِيَـةَ فـي الدُّنيا والآخِرَةِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ العَفْوَ والعافِيَـةَ فـي دِيني ودُنْـيايَ وأَهْلِي ومالِي، اللَّهُمَّ اسْتُـرْ عَوْراتِي، وآمِنْ رَوْعاتِي، اللَّهُمَّ احْفَظْنِـي مِنْ بَـيْنِ يَدَيَّ، ومِنْ خَلْفِي، وعَنْ يَمِيـنِـي، وعَنْ شِمالِي، ومِنْ فَوْقِي، وأَعُوذُ بِعَظَمَـتِكَ أَنْ أُغْتالَ مِنْ تَحْتِـي».

Transliterim: (Allahume inni es’eluke el-afijete fi dunja vel ahirati, Allahume inni es’eluke el afve vel afijete fi dini ve dunjaja ve ehli ve meli, Allahume stur avrati me amin rav’ati, Allahume ihfedhni min bejne jedejje ve min halfi, ve an jemini ve an shemali, ve min fevki, ve eudhu bi ahametike en ugtale min tahti)

“All-llahu im, kërkoj të më mbrosh prej sëmundjeve në dunja dhe në ahiret. All-llahu im, kërkoj falje të mëkateve dhe të ma mbrosh fenë time, jetën time, familjen dhe pasurinë time. All-llahu im, m’i mbulo të metat dhe më qetëso në momentet trishtuese. All-llahu im, më ruaj para dhe mbrapa, në të djathtë dhe në të majtë, dhe nga lartë. All-llahu im, kërkoj strehim në madhërinë Tënde që mos të më lëshojë toka.”

[E shënon Ahmedi]

6- Shtimi i lutjes ndaj Zotit

Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri t se i Dërguari ﷺ  ka thënë:

»مَنْ فُـتِـحَ له مِنـكُمْ بابُ الدُّعاءِ فُـتِحَتْ لـه أَبـوابُ الرَّحْمَةِ، وما سُئِـلَ اللَّهُ شَيْـئًا – يعني: أَحَبَّ إِليـهِ – مِن أَنْ يُسْأَلَ العافِـيَـةَ«

“Kujt prej juve i hapet dera e lutjes, atij i janë hapur dyert e mëshirës, nuk i është kërkuar Zotit -d.m.th- diçka më të dashur te Ai se sa shëndeti.”

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

»إِنَّ الدُّعاءَ يَـنْـفَعُ مِمَّا نَـزَلَ ومِمَّا لمْ يَنْزِلْ، فَـعَـلَـيكُم عِبادَ اللهِ بالدُّعاءِ«

“Me të vërtëtë lutja ka ndikim në atë (sprovë) që ka zbritur por edhe në atë që nuk ka zbritur ende, përkushtohuni lutjes o robërit e Zotit.”

[E shënon Tirmidhiu]

7- Ruajtja nga vendet që ka në to sëmundje

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amri t se Omeri t kishte dalur në Sham, e kur kishte aritur në Serg, i kishte aritur lajmi se epidemija kishte kapur Shamin e Abdurrahman ibn Aufi i tregoi se i Dërguari i Zotit ﷺ kishtë thënë:

»إِذا سَمِعْـتُم به بأَرْضٍ فلا تَـقْدَمُوا عليه، وإذا وَقَعَ بأَرضٍ وأنتُم بها، فلا تَخْرُجوا فِـرارًا منه«

“Nëse merrni vesh që në një vend ka rënë murtaja, mos hyni në të. E nëse ajo bie në një vend ku ju jeni në të, mos dilni prej tij!”

Po ashtu edhe Ebu Hurejra t ka rrëfyer se Pejgamberi ﷺ kishtë thënë:

»لا يُـورِدُ المُمْرِضُ على المُـصِحِّ«

Mos i përzieni bagëtitë e sëmura me ato të shëndosha (ose mos e vini pacientin e sëmurë me një të shëndoshë) si masë pararuajtëse.”

[E shënon Buhariu dhe Muslimi]

8- Veprat humanitare dhe shpërndaja e mirësive

Transmetohet nga Enes ibn Malik t se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

»صنائعُ المعرُوفِ تقي مَصارِعَ السُّوءِ، والآفاتِ، والهَلَكَاتِ، وأَهْلُ المعرُوفِ في الدُّنيا هُمْ أَهلُ المعرُوفِ في الآخِرَةِ «

“Bërja e veprave humane mbron nga përfundimet e këqia, sëmundjet dhe shkatërrimet. Ata që kan qenë mirëbërës në këtë botë po ata do të jenë mirëbërësit edhe në Botën tjetër.”

[E shënon Hakimi]

 Ibn Kajjimi – Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Prej gjërave më të mëdha që shërojnë sëmundjen janë edhe të bërit e mirësive dhe bamirësia, përmendja e Allahut (dhikri), lutja, dhe përkulja dhe përkushtimi ndaj Zotit, pendimi, pra, këto gjëra ndikojnë në largimin e sëmundjeve dhe aritjen e shërimit. Andaj këto kan ndikin më të madh se barnat natyrore, por kjo nvaret nga  vullneti i personit, pranimit, dhe besimit të tij në dobinë e tij. [Ettib Ennebevij, fq: 114]

9- Falja e namazit të natës

Transmetohet nga Enes ibn Malik t se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

»عليكُمْ بِقيامِ اللَّـيْـلِ؛ فإِنَّـهُ دَأبُ الصَّالِحينَ قَبلكُم، وإِنَّ قِيامَ اللَّيلِ قُربَـةٌ إلى اللهِ، ومَنْهاةٌ عنِ الإِثْمِ، وتكفِيرٌ للسَّيِّـئاتِ، ومَطْرَدَةٌ لِلدَّاءِ عنِ الجَسَدِ«

“Ju këshilloj ta falni namazin e natës, ngase namazi i natës ishte vyrtyti i njerëzve të devotshëm që ishin para jush, namazi i natës është afrim tek Allahu, namazi i natës të largon nga punët e këqija, namazi i natës është shkak i shlyerjes së mëkateve dhe masë mbrojtse e trupit nga sëmundjet e ndryshme.”

[E shënon Tirmidhiu, Albani e ka bërë Hasen ne Xhami Essagijr]

10- Mbulimi i enëve të ushqimit dhe mbyllja e calikëve të ujit

Xhabir ibn Abdullah t tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

»غَطُّوا الإِناءَ، وأَوكُـوا السِّقاءَ، فإِنَّ في السَّنَـةِ لَـيْـلَـةً يَـنْزِلُ فيها وبـاءٌ؛ لا يَـمُـرُّ بـإِناءٍ ليسَ عليـهِ غِطاءٌ، أو سِقـاءٍ ليس عليه وِكاءٌ إِلا نَـزَلَ فيه مِنْ ذلك الوَباءِ«

 “Mbuloni enët e ushqimit dhe lidhni grykat e calikëve të ujit, sepse është një natë gjatë vitit, në të cilën zbret një sëmundje, e cila, nëse gjen enë ushqimi të zbuluara apo calikë uji të pambyllur, bie në të.”

 Ibn Kajjimi – Allahu e mëshiroftë- ka thënë: ‘Ky hadith përmban një njohuri hyjnore, të cilën nuk mund ta arrijnë ta kuptojnë mjekët me dijet dhe praktikat e tyre’.

Si përfundim, çdo musliman duhet që çështjet e veta t’ia dorëzojë  Zotit të lartmadhëruar, duke shpresuar në mirësinë e Tij, e duke lakmuar në dhuntitë e Tij me mbështetje tek Ai, sepse të gjitha gjërat janë në dorën e Tij, dhe në vullnetin e kordinimit dhe nënshtrimit vetëm të Tij.

Si dhe të përpiqet që fatkeqësitë ti përballoj me durim dhe shpresë, sepse Zoti i Madhëruar, atyre që janë durimtarë u ka premtuar shpërblime të mëdhaja:

(إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ)

“… të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”

(Ez-zumer:10)

  Aishja radijAllahu anha, bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ tregon se ajo e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ për murtajën dhe se ai i tha:

»إنَّه كان عذابًا يَـبْـعَـثُـهُ اللهُ على مَن يشاءُ، فجَعَلَهُ اللهُ رحمةً للمُؤمنينَ، فليس مِنْ عبدٍ يَـقَعُ الطاعون، فـيَمْكُثُ في بلدِه صابرًا، يَعْلَمُ أنَّه لن يصيبَهُ إلا ما كَـتَبَ اللهُ له، إلا كان له مِثْـلُ أَجْرِ الشَّهيدِ«

“Ajo është një ndëshkim që Allahu ia çon kujt të dojë, ndonëse për besimtarët Allahu e ka bërë atë mëshirë. Kushdo që kur bie murtaja rri në vendin e vet, me durim dhe duke besuar se do t’i ndodhë vetëm ajo që Allahu i ka shkruar atij, atëherë ai do të fitojë shpërblimin e një shehidi (dëshmori).” [E shënon Muslimi]

Lus Allahun që të na ndihmojë të gjithëve me atë që Ai e do dhe e pëlqen  nga veprat e mira dhe fjalët e bukura, sepse Ai thotë të vërtetën dhe ai udhëzon në rrugën e vërtetë.

Lavdatat i takojnë Zotit të vetëm, dhe bekimet qofshin mbi Profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 597