Diçka nga mrekullitë shkencore në Kuranin famëlartë

Diçka nga mrekullitë shkencore në Kuranin famëlartë

0 296

“Kur qielli të çahet dhe të bëhet i kuq si trëndafili!” Rahman:37

Me zhvillimin e teknologjisë në shekullin e njëzetë, shkencëtarët janë në gjendje të shohin më qartë qiellin dhe yjet që ai përmban përmes teleskopëve tokësorë dhe hapësinorë. Ata zbuluan se yjet hyjnë në faza të ndryshme, ku gjenerata e tretë e yjeve lind nga mbetjet e shpërthimeve të fuqishme të yjeve gjigantë të mëparshëm, të cilët nga ana e tyre ndizen dhe shkëlqejnë për një periudhë të caktuar pra aq sa kanë pasur ‘jetë’. Më pas ndodh shuarja e yllit, i ndjekur nga një shpërthim i madh në të cilin ylli vdes me ashpërsi të madhe, si paraardhësi i tij, dhe shkëlqen për një periudhë të caktuar.

Imazhi i mëposhtëm është i një ylli të cilit i ka skaduar jeta…i ngjan një trëndafili…sikur të jetë vizatuar me një penel. Uebfaqja e Agjencisë Hapësinore të SHBA-së e përshkroi atë si përfaqësim të momenteve të fundit dhe të shkurtra…por e lavdishme për një yll të ngjashëm me diellin tonë!
Krijuesi i saj e përshkroi atë 1430 vjet më parë përmes asaj që iu shpall të Dërguarit të Tij besnik: “Kur qielli të çahet dhe të bëhet i kuq si trëndafili!” Rahman:37

Lavdi i qoftë Krijuesit!

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590