DISA ÇËSHTJE RRETH AGJËRIMIT TË DITËS SË ASHURËS

DISA ÇËSHTJE RRETH AGJËRIMIT TË DITËS SË ASHURËS

0 5406

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të dërgruarin, familjen e tij dhe gjithë shokët e tij.

I dërguari i Allahut ligjësoi për umetin e tij vepra vullnetare me të cilat ata adhurojnë me to Allahun e Madhëruar, me çfarë shtohet dashuria e Allahut ndaj tyre, siç e përmend Allahu i Madhëruar: “Dhe robi Im, vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare deri sa ta dua.” E transmeton Buhariu

Andaj, një musliman duhet që të kujdeset për këto vepra vullnetare, e të mos i braktis ato, apo të tregohet dembel në praktimin e tyre, e prej veprave vullnetare të tilla është edhe agjërimi i ditës së Ashures, rreth së cilës ditë ndërlidhen disa çështje, prej tyre:

Çështja e parë: Preferohet për një musliman të shpeshton agjërimin në muajin Muharem, siç përcillet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, i cili ka thënë: I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Agjërimi më i mirë pas agjërimit të muajit të Ramazanit, është (agjërimi) muaji Muharem.” Transmeton Muslimi

Çështja e dytë: Nuk është e lejuar agjërimi i plotë i mujit Muharem, e as që i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, agjëronte ndonjë muaj të plotë pos, muajit të Ramazanit.

Çështja e tretë: Në këtë muaj theksohet agjërimi i ditës së Ashures, për atë që përmendet rreth vlerës së madhe që ka, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Agjërimi i ditës së Ashures, shpresoj tek Allahu që t’i fal mëkatet e vitit të kaluar.” E transmeton Muslimi

Çështja e katërt: Është e vërtetë se me ditën Ashura është për qëllim dita e dhjetë e muajit.

Çështja e pestë: Në fillim agjërimi i kësaj dite ishte obligativ, e që më pas u shfuqizua kur u bë obligim agjërimi i muajit Ramazan.

Çështja e gjashtë: Preferohet dallimi nga çifutët, kështu që pëlqehet agjërimi i ditës së nëntë me ditën e dhjetë, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Po të qëndroja deri në vitin e ardhshëm do e agjëroja edhe ditën e nëntë.” Transmeton Muslimi

Çështja e shtatë: Agjërimi i ditës së Ashurës është dy llojësh: Lloji i parë është agjërimi i ditës së nëntë dhe ditës së dhjetë, e kjo është më e pëlqyer. Dhe lloji i dytë agjërimi vetëm i ditës së dhjetë. Është e lejuar.

Çështja e tetë: Disa dijetarë kanë përmendur llojin e tretë, që është agjërimi i një dite pas, e më e sakta është se kjo nuk është e lejuar, për disa arsye:

E para se hadithi i transmetuar nuk është i sakt, e transmeton Ibn Ebi Lejla, i cili është cilësuar me memorie të keqe.

E dyta se ky hadith bie ndesh me shumë hadithe të sakta.

E treta se ata që e preferojnë këtë nuk kanë asnjë argument.

Çështja e nëntë: Kush gjen aftësi e agjëron tre ditë, duke mos pretenduar se agjërimi i ditës së tretë është i pëlqyer fetarisht, agjërimi i tij është në rregull, mbështetur në thënien e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Agjërimi më i mirë pas muajit Ramazan, është agjërimi i muajit Muharem.”

Çështja e dhjetë: Prferohet agjërimi i ditës së Ashures edhe për udhëtarin, siç e përmend këtë ibn Rexhebi, njëherit ky është mendimi i zgjedhur nga Imam Ahmedi.

Çështja e njëmbëdhjetë: Oblgiohet që nijeti të bëhet që natën gjatë agjërimit obligativ, dhe preferohet gjatë agjërimit vullnetar, dhe agjërimi vullnetar duke bërë nijet gjatë ditës është agjërim i sakt. Dijetarët janë ndarë në mendime se shpërblimi i atij agjërimi a konsiderohet prej ditës apo prej natës, shejh ibn Uthejmini konkludon në këtë çështje se shpërblimi është prej kohës kur bëhet nijet, për këtë preferohet që nijeti të bëhet natën për agjërimin e ditës së Ashures.

Çështja e dymbëdhjetë: Kujt i ka mbetur kompensim të ditëve të muajit Ramazan, ai mund të jetë një prej tre rasteve:

Një: Të agjëron ditët e mbetura të muajit Ramazan, e më pas të agjëron ditën Ashura, e kjo është më e mira, sepse agjërimi obligativ i paraprin atij vullnetar.

Dy: Agjëron ditën e Ashures, e më pas agjëron ditët që duhet kompensuar, kjo është e lejuar sepse kompensimi është për një kohë më të gjërë.

Tre: Të bën nijet agjërimin e ditës që duhet kompensuar dhe agjërimin e ditës së Ashures, ai do ketë shpërblimin e kompensimit dhe shpërblimin e ditës së Ashures, këtë e kanë lejuar një grup  dijetarësh, prej tyre ibn Uthejmini.

Çështja e trembëdhjetë: Agjërimi i ditës së Ashures, shlyen mëkatet e vogla, imam Neveviu ka thënë: Falen gjitha mëkatet e voga. Që nënkupton se falen gjitha mëkatet përpos mëkateve të mëdha. Shejh Islami ka thënë: Ashuraja shlyen vetëm mëkatet e vogla.

Çështja e katërmbëdhjetë: Nëse nuk gjenden mëkate të vogla e as të mëdha, i regjistrohen atij të mira, i ngriten gradat, e poqëse gjenden vetëm mëkate të mëdha e jo edhe të vogla, shpresohet për të që mëkatet e mëdha të lehtësohen për të. Këtë e pohon Imam Neveviu në librin e tij “El Mexhmu”.

Çështja e pesëmbëdhjetë: Rreth kësaj dite kanë devijuar Rafidijtë, të cilët këtë ditë konsiderojnë një funeral, dhe e manifestojnë me shprehje të mërzisë.

Autor: Mensur Subeji’

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM