DISA DILEMA RRETH TË USHQYERIT NË KOHË TË IFTARIT

DISA DILEMA RRETH TË USHQYERIT NË KOHË TË IFTARIT

0 1779

Nëse një person nuk mund ta sheh diellin, për shkak të mjegullave, posaçërisht gjatë ditës kur ka mjegulla dhe në kohët ku nuk ka pasur llogaritje të kohës me orë, apo mund që ndonjë person të mos ketë orë, e kështu që ai dyshon se a ka perënduar dielli a jo? Në origjinë dhe ajo që është e sigurt është dita, për atë themi: I ndalohet atij të ushqehet derisa të vërtetohet apo të supozon se nata ka ardhur dhe dielli ka perënduar.

Në bazë të kësaj, nëse ai ka mundësi të kthehet në llogaritjen me orë, apo diç të ngjashme, nuk i lejohet atij të ushqehet derisa të vërtetohet në bazë të orës.

Por, nëse nuk gjendet orë, atëherë ai duhet ta llogaritë kohën, të cakton kohën, të ulet deri në atë kohë saqë mendon se dielli ka perënduar.

Argument për këtë është hadithi që flet për Dexhallin: “Ai do të qëndrojë dyzet ditë, një ditë do të jetë sa një vit, e një dit sa një muaj, e një ditë sa një javë dhe ditën tjera do të jenë si ditët tona.” I thanë: O i dërguari i Allahut! Kjo ditë që është sa një vit, a mjafton në atë kohë namazi i një dite? Tha: “Jo! Por, llogariteni”.

Dijetarët thonë: Ky është argument se agjëruesi duhet t’i kthehet përcaktimit kohor nëse arsyetohet nga vërtetimi real, përcakton kohën që supozon se dielli ka perënduar në atë kohë, që nëse e përcakton këtë kohë ushqehet më pas, e nëse ushqehet, atëherë nuk del prej njërës prej dy mundësive:

E para: Të na bëhet e qartë perëndimi i diellit apo të mos jetë e qartë për ne, sikur që kemi përmendur në temën e kaluar rreth dilemave të të ushqyerit në kohë të syfyrit, që nëse nuk na bëhet e qartë dhe supozojmë se dielli ka perënduar, në këtë rast agjërimi është i saktë, sepse Allahu gjatë adhurimeve kërkon të veprojmë sipas asaj që ne e supozojmë, e nuk është bërë e qartë çfarë aludon në prishjen e agjërimit.

E dyta: Të na bëhet e qartë, për shembull na bëhet e qartë se përcaktimi jonë kohor është i saktë. Sikur një person të ushqehet në një moment, pastaj hyn një person e ti e pyet: Sa është ora? Ai të përgjigjet: Ora është gjashtë e mbrëmjes. Ndërsa perëndimi i diellit ndodh në orën gjashtë pa një çerek, pra mes të ushqyerit dhe përgjigjes së tij, tregon se të ushqyerit ka ndodhur plotësisht në kohën pas perëndimit të diellit, kështu që të bëhet e qartë se mundi jot për të përcaktuar kohën ka qenë i saktë, atëherë edhe agjërimi është i saktë.

E treta: Të bëhet e qartë se dielli nuk ka perënduar dhe se dita ende nuk ka përfunduar dhe të ushqyerit ka ndodhur gjatë kohës së ditës, në këtë rast disa dijetarë kanë thënë: Ai detyrohet të kompensojë për arsye se ai ka anashkaluar, e si pasojë e anashkalimit detyrohet, sikur që kemi përmendur në çështjen e syfyrit, gjithashtu për këtë ekziston një thënie që e transmeton Buhariu kur është pyetur Hisham ibn Urve, Allahu e mëshiroftë: “A e kanë kompensuar atë ditë? Tha: “Nuk ka dyshim se e kanë kompensuar!

Kjo aludon se ai detyrohet të kompenson, ky është mendimi më i fortë, dhe kjo është me të cilën qetësohet shpirti, ngase është një lloj devotshmërie, ngaqë është të vepruarit me atë që kërkohet prej agjëruesit duke shpaguar anashkalimin e tij, se po të kishte plotësuar të gjitha mundësitë do të ishte për të e qartë se dita ende vazhdon, rregulli thotë: “Nuk merret parasysh supozimi kur bëhet e qartë se është supozim i gabuar.”

Si sqarim i kësaj themi se: Agjërimi është e drejtë e Allahut, dhe e drejta e Tij është borxh për krijesat, për të cilin fat aludon suneti i vërtetuar, për atë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, gjatë haxhit ka thënë: “Ҫfarë mendon që nëse nëna jote ka borxh, a do ta paguaje ti? Tha: Po. Tha: “Atëherë borxhi i Allahut është më primar që të paguhet.” Pra , haxhi që është shtyllë prej shtyllave të fesë, ai sal-Allahu alejhi ve selem,  e konsideroi borxh, e agjërimi është shtyllë e fesë, dhe borxh i krijesave, kështu që nëse agjërimi është borxh dhe e drejtë e Allahut, atëherë ti po të kishe një borxh ndaj një personi dhe supozon se ia ke paguar atë që i takon, e më pas të bëhet e qartë se nuk e ke paguar si duhet dhe se ka mangësi, detyrohesh ta plotësosh mangësinë, por, e drejta e Allahut është më primare. Bazat e fesë aludojnë që ai kërkohet që të kompensojë se ai nuk e ka agjëruar atë ditë në formën e duhur dhe se ai e ka lënë mangët.

Gabimi i ndodhur prej tij nuk llogaritet si mëkat, mirëpo fakti se ai nuk llogaritet mëkatar nuk nënkupton se bie nga ai kompensimi, sikur që themi për vrasjen me paqëllim: Vrasja me paqëllim nuk llogaritet mëkat për të, mirëpo shpagimi për këtë shpirt është i obliguar për të, e që këtu mund të shikojmë qartë se bazat e fesë gabimtarin e detyrojnë të shpaguajë.  Andaj, edhe në këtë rast kërkohet nga ai që ta kompensojë ditën e agjërimit.

Tema e tetë nga: KAPITULLI MBI AGJËRIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Marrë nga libri “Zadul Mustekni” e shpjegim të Shejh Muhame Muhtar Shenkiti

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM