15.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

DISA METODA PËR ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE ADOLESHENTE

  1. Shembulltyra e mirë:

Metoda e shembulltyrës së mirë konsiderohet një nga metodat më të larta pedagogjike efektive ne procesin e edukimit, është kjo metodë e suksesshme e cila i shndërron fjalët në vepra, e shprehjet i shndërron në sjellje e etikë, e përmes saj edukohen shpirtrat me edukim adekuat, ngase shembulltyra e mirë ka një rëndësi të madhe në edukimin dhe zhvillimin e individit.

Shembulltyra e mirë ndahet në dy kategori:

  1. Shembulltyrë në vepra të mira: është ajo shembulltyrë e yrnek i mirë, e pa konkurencë është profeti ynë Muhamed, dhe gjithë profetët tjerë (paqja dh ebekimi i Allahut qofshin mbi ta), më pas shokët e tij, dhe të tjerë që ndjekën atë deri në ditën e Fundit.
  2. Shembulltyrë në të keqe: është ajo shembulltyrë e keqe, protagonistët e së cilës janë të këqijtë e njerëzit e devijuar, prej ithtarëve të bidatit e devijimit.

    2. Këshilla e mirë:

Këshilla e mirë është një prej mjeteve që me shpejtësi arrin deri tek zemrat e njerëzve, sepse ato ndikohen nga fjalët që u thuhen, e çfarë mendon kur ato fjalë dallohen me mirësi, butësi, lehtësi e ngrohtësi, ato lëvizin trupat.

Veçori të këshillës së mirë:

  1. Këshilla të jetë e vazhdueshme, e përsëritur dhe e ripërtrirë, sepse njeriu nga natyrshmëria e tij harron.
  2. Këshilla të jetë me metodë të lehtë që i përshtatet moshës së palës tjetër, kulturës e logjikës së tij.
  3. Personi që jep këshillën të jetë i urtë, e me përvojë të mjaftueshme në sferën e edukimit.

    3. Ushtrim praktik:

Feja islame thërret në lidhshmëri mes fesë dhe veprës, për këtë ushtrimi praktik konsiderohet  një prej metodave edukative shumë të rëndësishme.

Për mësimin i aftësive lëvizëse nënkupton që mësuesi të realizon me vepra këto aftësi, të ushtrohet derisa t’i përsosë, e jo vetëm thjeshtë t’i praktikon ato, ato aftësi janë me rëndësi të madhe në përvetësimin e njohurive teorike, mësimin e sjelljeve të moralit, vlerave, etikës, dhe rregullave për marëdhëniet me shoqërinë.

  1. Diskutimi:

Rëndësia e diskutimit vie në pah pasi që është mjet që ndihmon në zgjidhjen e shumë problemeve, andaj konsiderohet si një prej mjeteve më të mira që të shpi deri në bindjen e tjetrit, ndryshimin e rrugëtimit drejt sjelljes më të mirë, ngase diskutimi i zbut zemrat që ato të pranojnë kritikën dhe të nderojnë mendimet e të tjerëve, e të pakojnë ndjenjat e shtypjes.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e heshtur për evladin

Në historinë e artë të Islamit, gjejmë shembuj prekës...

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...