DISA RREGULLA TË LEXIMIT TË KURANIT

DISA RREGULLA TË LEXIMIT TË KURANIT

0 4298

  1. Në fillim të leximit është sunet të kërkohet prej Allahut të Madhëruar të na mbrojë prej shejtanit dhe kjo bëhet në njërën prej këtyre dy formave:

( أَعُوذُ بِللّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ )

Kërkoj mbrojtje prej Allahut nga Shejtani i mallkuar.

( أَعُوذُ بِللّهِ السَّمِيعُ الْعَلِيمِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ )

Kërkoj mbrojtje prej Allahut i Cili dëgjon dhe di çdo gjë nga Shejtani i mallkuar.

  1. Duhet të lexohet Besmeleja ( بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ )
  • Në fillim të çdo sureje e në veçanti në fillim të sures El Fatiha.
  • Nuk lexohet në fillim të sures et Teube.
  • Nëse fillon në gjysmë të sureve atëherë fillon vetëm me Eudhubillah… por nëse thua edhe besmelen nuk është gabim.
  1. Leximi i Kuranit duhet të dëgjohet me vëmendje.
  2. Gjatë leximit të Kuranit duhet të mundohemi ta zbukurojmë zërin edhe nëse personi nuk ka zë të mirë.
  3. Preferohet shfaqja e emocioneve ose qarja gjatë leximit të Kuranit për të ndier madhërinë e Allahut dhe Thanësin e këtyre fjalëve.
  4. Preferohet që mos të kalojnë më shumë se 40 ditë pa e përfunduar një hatme dhe është sunet që çdo ditë të lexosh Kuran nga një xhuz por nëse nuk ke mundësi atëherë se paku 10 ajete në ditë.
  5. Preferohet që kur të përfundosh hatmen të lutesh dhe ti mbledhësh anëtarët a familjes e të marrin pjesë në këtë dua sepse është prej kohërave kur duatë pranohen.
  6. Kuranin duhet ta lexosh për hir të Allahut jo për ndonjë qëllim tjetër dhe është haram të lexohet për përfitim material.

Përgatiti: Vedat Skenderi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM