Dispozita e lindjes me anë të IVF-së (Fertilizimit)

Dispozita e lindjes me anë të IVF-së (Fertilizimit)

0 6203

Pyetje: Dua ta dijë se a lejohet sipas Kuranit dhe sunetit metoda e lindjes IVF-Metoda për shërimin e sterilitetit, ku  njëra nga motrat u mundua të lind me atë të kësaj metode, mirëpo gjatë këtij operacioni ka hasur në problem shumë të rënda, andaj do të isha shumë falënderues ndaj jush sikur sa më të shpejt të më jepni përgjigje.

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut, të vetëm, pa shok, kurse salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij. Në vijim:

E para: Pa dyshim se fëmijët janë një nga begatitë e shumta të kësaj bote dhe prej bukurive të saj. Gjithashtu një nga qëllimet më madhore të martesës është të kesh fëmijë, andaj fëmija i mirë është thesari më i madh i prindërve të tij në dunja dhe ahiret, si dhe veprat e mira të tij shënohen në listën e prindërve të tij dhe gjithashtu peshojnë në peshoren e tyre në ditën e gjykimit. Por ka raste kur çiftet sprovohen me mospasje të fëmijëve për shkaqe të ndryshme ose mbeten pa fëmijë një kohë të caktuar. Fillimisht në këto raste duhet të bëjnë durim dhe të shpresojnë shpërblimin e Allahut si pasojë e kësaj sprove. Të bëjnë istigfarë sa më shumë, ta kemi parasysh se Allahu çdo gjë që e ka caktuar pas saj fshihet një sekret i madh i urtësisë së Tij të përkryer. Andaj, kur dikujt ia lehtëson begatinë e të pasurit fëmijë në suaza të sheriatit islam diçka e tillë nuk është e ndaluar, mirëpo besimtari duhet të ketë kujdes që të mos kërkojë fëmijë duke ndjekur rrugë të ndaluara siç janë ato me anë të sihrit te fallxhorët, me anë të besëtytnive të ndryshme që janë prezentë në vendet ku jetojnë besimtarët e që bien ndesh me besimin tonë,  apo me metoda të ndryshme mjekësore që propozohen nga mjekët të cilët nuk e kanë frikë Allahun, por qëllimi i të cilëve është vetëm përfitimi financiar, siç njihen metodat me ndërrimin e qelizave-vezë të femrave me qelizat-vezë të grave të tjera, apo me ndërrimin e spermës së një mashkulli me spermën e një mashkulli tjetër, ku ndërrohet atësia, mënyrë e cila pa dyshim është e ndaluar.

E dyta: Një nga metodat e cila gjithashtu përdoret nga mjekët për  të lindur është edhe metoda IVF që nënkupton nxitjen e vezëve të prodhojnë sa më shumë vezë duke ia bashkangjitur gruas bashkë me të edhe nxjerrjen e një vezoreje së saj natyrore, kjo arrihet duke i dhënë injeksion (Decapeptyl-Dekapeptil) që me këtë të jenë vezët të gatshme për hapin që vjen pas saj. Ky injeksion është me hormone që nxisin organet riprodhuese të femrës të prodhojnë sa më shumë vezorë, pastaj pasi të sigurohet rritja e vezëve i jepet gruas injeksioni HCG, që të vazhdon të plotëson rritjen e vezëve para se të nxjerrën ata. Në përgjithësi ky injeksion jepet 36 orë para se të bëhet ndërhyrja e nxjerrjes së vezëve, kështu që pas kësaj procedure bëhet edhe nxjerrja e vezëve.

Atë ditë që nxjerrën vezët merret lëngu i spermës së mashkullit nga burri, kështu që çdo vezës i vihen 100 000 spermatozoid në një “epruvetë testuese” që të kryhet fekondimi, pastaj pas dy apo tre ditëve shpërndahet veza e fekonduar që të formohet “embrioni”. Më pas ndahet embrioni varësisht nga kualiteti i tij në katër lloje, ku njëri nga këto embrione, më i miri prej tyre vendoset në mitër të gruas. Hapi i ardhshëm është kontrolli për tu siguruar se vallë a ka mbetur shtatzënë kjo grua, ndërsa ndërhyrja e suksesshme në këto raste shkon prej 30 – 40%.

Kjo është një rezyme e fjalëve të mjekut Usame Salihut, mjek specialist i konsultuar për sëmundjet e grave në lindje si dhe e sëmundjeve të sterilitetit dhe operacioneve debatuese në Britani të Madhe. Gjithashtu drejtor i sektorit të fëmijëve në epruveta, në spitalin “Shtëpia e shërimit bashkëkohorë” duke ju referuar revistës “El Vatan klinik”

E treta: Sa i përket dispozitës së saj në legjislacionin islam është si në vijim:

Ndalesa është më e sigurta në këtë çështje, ky është mendim i dijetarit Abdullah Xhibrin, Allahu e mëshiroftë, ndërsa ai një gjë të tillë na e përcjell nga komisioni i përgjithshëm i fetfave, ashtu siç mund ta vërejmë këtë në “Seancën e Pyetje dhe përgjigje” të vitit 1992, ose lejohet me kushtet në vijim:

1. Të ketë nevojë të madhe për një gjë të tillë, por nëse nuk lind një grua pas një apo dy viteve të martesës kjo nuk është arsye të përdoret kjo metodë qoftë nga ajo apo nga ndonjë motër tjetër. Origjina është durimi sepse ndoshta Allahu shumë shpejtë ia hapë rrugën për të pasur fëmijë duke mos pasur nevojë të provoj aspak gjëra të ndaluara madje edhe të rrezikshme për shëndetin e saj në këtë aspekt.

2. Të mos e zbuloj gruaja besimtare auretin e saj para burrave të huaj përderisa një gjë e tillë (kontrollin mjekësorë gjatë shtatzënisë apo gjatë aktit të lindjes) mund ta bëjnë mjeke nga gratë.

3. Nuk i lejohet burrit masturbimi në vetvete, por këtë mund ta bëj vetëm me ndihmën e gruas pa penetrim – depërtim në organin femërorë, për ta nxjerr spermën e tij për tu kryer kjo metodë.

4. Vezët e gruas dhe sperma e burrit të mos ruhen në institucione shëndetësore ku nuk kanë siguri se ato mund të përdoren edhe nga të tjerët, pra për t’ua dhuruar edhe dikujt  tjetër për të mbetur shtatzënë, apo për ndonjë takim më të vonshëm. Po ashtu duhet që sperma e burrit të vendoset sa më shpejt në mitrën e gruas së tij pa vonesë, nga frika se mund të përzihet me të dikujt tjetër, apo siç thamë edhe më lartë të përdoret nga dikush tjetër.

5. Sperma të jetë e burrit dhe veza të jetë e gruas së tij, madje edhe rritja e saj të bëhet në mitrën e gruas së tij, shiko “Seancën pyetje dhe përgjigje” me nr. 21871 dhe 23104.

6. Të ketë besim të plotë te mjekët dhe mjeket të cilët e bëjnë këtë ndërhyrje.     Është pyetur Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë:

Çfarë është dispozita e Islamit për vënien e vezës së gruas në epruvetë, pastaj fekondimi i saj me spermën e burrit, më pas vënia e saj në mitrën e gruas që të zhvillohet?

Është përgjigjur:

Po që se nuk ke nevojë për një punë të tillë, nuk e shohim të lejuar, sepse po bën një ndërhyrje të nxjerrjes së vezës, siç cekët në pyetje këtu. Gjithashtu zbulohet aureti i gruas pa nevojë, po ashtu suksesi i ndërhyrjes nuk është i një sigurie të lartë, pra rrezikohet shëndeti saj, madje edhe rrezikohet që të mbetet edhe sterile si pasojë e ndonjë gabimi të mundshëm gjatë ndërhyrjes, duke mos u përjashtuar kjo edhe nga ana e mashkullit kur ai ka bllokim të kanaleve të spermës e si pasojë detyrohet që ajo të merret me ndërhyrje në testet e tij në rrugë indirekte, ku rreziku potencial është si mbetja steril ashtu edhe sëmundjet infektive apo të tjera që mund të rezultojnë nga ndërhyrja, këtë e themi kur ka zgjidhje tjetër gjatë këtij problemi për mashkullin.

Andaj po që se çështjet tona ia dorëzojmë Allahut, Krijuesit më të mëshirshëm, më të Urtit në gjykimet e Tij, kjo është më e mira, kështu që me këtë gjest tregojmë respekt ndaj Allahut si dhe është më mirë dhe më e dobishme nga rrugët që shpikin krijesat, ndoshta në fillim duket mirë, mirëpo mossuksesin e vëren më vonë:

Po që se ka nevojë për një ndërhyrje të tillë atëherë lejohet me tre kushte:

a) Fekondimi të bëhet me spermën e burrit të saj, nuk lejohet assesi të bëhet me spermën e ndonjë burri të huaj, sepse Allahu thotë: “Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja, fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me(ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e Allahut i mohojnë?” (Nahl:72) Andaj një gjë të tillë e ka veçuar vetëm për burrat e tyre.

b) Nxjerrja e spermës së burrit të bëhet në mënyrë të lejuar, pra duke pasur burri kontakt me gruan e tij për nxjerrjen e spermës qoftë kjo me dorën e saj apo kofshëve të saj, e më pas të bëhet fekondimi.

c) Të vendoset veza pas fekondimit në mitrën e gruas, duhet pasur parasysh se assesi nuk lejohet që ajo të vendoset në mitrën e ndonjë gruaje tjetër, sepse kjo bën që sperma e burrit të huaj të futet në mitrën që nuk i lejohet asaj, Allahu thotë: “Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj sit ë dëshironi, por përgatituni për veten tuaj dhe kinie frikë Allahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde.” (Bekare:223)

Kështu që mbjellja është e veçantë vetëm se me gruan e burrit të saj që e ka me kurorë, kjo nënkupton se gratë që nuk i ka në kurorë nuk janë vendmbjellje për të. (Mexhmu fetava Shejh ibn Uthejmin 17/27,28)

Po ashtu Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë: Fekondimi artificial është: Të merret sperma e burrit e të vendoset në mitrën e gruas me anë të metodës me epruvetë – gjilpërës, kjo çështje është shumë e rrezikshme prandaj kush na garanton se mjeku këtë spermë nuk e vendos në mitrën e ndonjë gruaje tjetër?! (Flitet këtu për këtë metodë kur kryhet në shtetet e mosbesimtarëve), kështu që e shohim shumë të arsyeshme mbylljen e kësaj dere si dhe nuk japim fetva vetëm se me raste specifike të veçanta ku e njohim, burrin, gruan e tij dhe mjekun përkatës për këtë ndërhyrje personalisht, kurse hapja e derës në këtë çështje për çdokënd është derë e rrezikshme. Prandaj kjo çështje nuk është e lehtë, sepse po qe se në të ndodh mashtrimi atëherë përzihet sperma – origjina, kështu që ndodhin trazira në origjinën e këtij fëmije që pritet të lind. Ndërsa kjo gjë është kategorikisht e ndaluar, për këtë arsye i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Nuk kryhet marrëdhënie me gruan shtatzënë derisa të lind.” (rasti kur ajo ndahet nga burri ose kur asaj i vdes burri) Andaj unë nuk jap fetva në këtë çështje përpos se në ndonjë rast specifik ku e njoh burrin, gruan dhe mjekun personalisht. (Mexhmu fetava Shejh ibn Uthejmin 17/ pyetja nr.9)

Po ashtu të njëjtin vendim e kanë marrë edhe në “Mexhmeul-fikhij limendhumetil muetemir el-islami” ku thuhet: Lejohet një gjë e tillë kur ka nevojë, duke iu përmbajtur kushteve dhe duke u siguruar në çdo aspekt për këto kushte. (Mexheletul-Mexhmei” (3/1/423)

Allahun e lusim të na jep gra dhe fëmijë të mirë si dhe që të mos kemi nevojë t’ju nënshtrohemi këtyre metodave si dhe të bëjmë durim në rastet kur sprovohemi.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Nexhat Ceka

GJITHASHTU NË ALBISLAM