15.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

DITA E VALENTINIT- “A DUHENI VETËM PËR HIR TË TIJ”?

Dita e Valentinit- “a duheni vetëm për hir të tij”?

Ska dyshim se festimi i kësaj feste, Shën Valentini dhe marrjes së kësaj si shkak për të dashuruar, shkëmbyer dhurata dhe urata, është e ndaluar dhe është një risi që nuk ka bazë në fe, e që si rezultat vepruesi është mëkatar i madh , sepse shpenzimi i pasurisë në këtë është haram. Neve muslimaneve nuk na lejohet të jemi pjesë e ritualeve të kësaj feste, çfarëdo qofshin ato.

Në të kundërtën përngjasohemi me ata që feja na ka ndaluar t’i përngjasojmë. Dijetaret kanë përmendur se edhe pronarët e lokaleve e kanë të ndaluar t’i ndihmojnë ata në realizmin e kësaj feste, duke iu shitur lule të kuqe, rroba, dhurata dhe gjëra që përdoren për këtë qëllim. Poashtu, nuk lejohet as shitja e kartolinave që përmbajnë fjalë dashurie, poezi etj.

Kjo vepër ka disa të këqija, si:

1-Shpikja e një feste jo sheriatike, ndërsa feja jonë nuk ka më shumë se dy festa.

2- Përngjasimi me të krishterët dhe zakonet e tyre.

3- Festë në të cilën prindërit lënë anash përkujdesjen e familjes së tyre, edhe pse ata janë emanet në duartë e tyre, ndoshta edhe mund të jenë ata që i nxisin në këto gjëra, Allahu na ruajtë.

4-Thirrja drejt dashurisë, simpatisë dhe pasionit të ndaluar, gjithashtu preokupimi i zemrës me atë që e dobeson imanin dhe forcon shkaqet e epshit.

5- Përhapja e amoralitetit, tubimet në lokale të ndryshme, përzierja mes dy gjinive dhe qëndrimi në kohët e vona të natës, përdorimi i pijeve alkolike dhe narkotikëve të tjerë.

6- Udhëtimi i disa të rinjëve në disa vende dhe qytete ku kjo festë është me atraktive.

7- Të mosqenurit krenar e rinisë tonë me fenë që ka zgjedhuar Allahu.

8- Me festat fetare është për qëllim mbjellja e dashurisë mes muslimaneve, ndërsa kjo festë mbjellë dashurinë e ndaluar.

9- Kërkimi i një bashkëshorte të ndershme në këto vende dhe festa të ndaluara. Kërko nga Allahu të dhurojë një grua të devotshme me të cilën je i kënaqur.

10- Mashtrimi se të do bashkëshorti/ja, sepse ai/ajo shprehet më së shumti në këtë ditë, jo nga dashuria, por për hirë të Shën Valentinit.

E lusim Allahun e Lartësuar të na mbrojë nga këto festa dhe mëkatet që bëhen në ato, neve dhe muslimanët në përgjithësi.

Përmblodhi: Valdet Kamberi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...