14.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

DOBIA E SURES (EL-KEHF) DITËN E XHUMA

Surja “El-Kehf” është sure mekase e cila i ka zbritur të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), në Mekë. Sipas renditjes së Kur’anit ajo është pas sures “El-Isra” dhe para sures “Merjem”. Numri i ajeteve të kësaj sure arrin në 110 ajete, ndërsa numri i fjalëve arrin në 1583 fjalë.

Kjo sure “El-Kehf” (Shpella) ka marrë këtë emër sepse ka të bëjë me tregimin e tre banorëve të shpellës, gjithashtu vlen të përmendet se kjo sure ka trajtuar edhe tregime tjera në të cilat ka shumë urtësi dhe retorikë. Më e shquara prej tyre është poseduesi i dy kopshteve dhe Musai (alejhi selam), robi i mirë, gjithashtu ekziston edhe tregimi i Dhulkarnejnit, si dhe mendjemadhësia e Iblisit kur refuzoi t’i bëjë sexhde Ademit (alejhi selam).

DOBIA E DITËS SË XHUMA

Vërtetë Allahu i Lartëmadhëruar e dalloi ditën e Xhuma prej ditëve tjera të javës dhe kjo është dita e caktuar për ummetin e Muhamedit (salAllahu alejhi ue sel-lem), ai tha: “Dita më e mirë, në të cilën lind dielli, është dita e xhuma. Në atë ditë u krijua Ademi alejhi selam, në atë ditë hyri në xhennet, ditën e xhuma doli nga xheneti, në atë ditë vdiq, në atë ditë do të bëhet edhe Kijameti. Kur të vijë dita e xhuma, shtoni salavatet mbi mua.”

Çdo veprim i bërë nga muslimani në këtë ditë të madhe shpërblehet me shpërblimin më të mirë se sa në pjesën tjetër të ditëve. Prej veprave në këtë ditë është leximi i Kur’anit, më saktësisht leximi i sures “El-Kehf”, për shkak të dobive të shumta që ka.

DOBIA E SURES “EL-KEHF”

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), na nxiti që ta lexojmë suren “El-Kehf” në ditën e xhuma për shkak të ndikimit pozitiv të saj në shpirtin e muslimanit. Ajo përfshin shumë tregime që na mësojnë për durimin e njeriut dhe nevojën për t’iu përmbajtur mësimeve të Allahut Fuqiplotë, në të mirë dhe të keqe. Surja “El-Kehf” është një metodë interesante që e tërheq muslimanin në predikimin e tij dhe në histori interesante, surja “El-Kehf” është njëra prej sureve më të gjata të Kur’anit Famëlartë, por megjithatë i jep lexuesit rehati të madhe dhe fjalët e saj janë të lehta dhe të qeta.

Janë transmetuar shumë hadithe nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem, që tregojnë për vlerën e leximit të sures “El-Kehf”, prej tyre:

  • Transmetohet nga Sejid El-Hudriju, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), ka thënë: “Kush e lexon suren “El-Kehf” në natën e xhuma, do t’i bëhet dritë (në distancë) prej tij deri në Qabe.” [Sahih El-Xhamia]
  • Transmetohet nga Sejid El-Hudriju, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), ka thënë: “Kush e lexon suren “El-Kehf” në ditën e xhuma, do t’i bëhet atij dritë ndërmjet dy xhumave.” [E shenojnë: Hakimi dhe Bejhekiu, hadithi është hasen (i mirë). Gjithashtu thanë: “Ky është hadithi më i fortë në leximin e sures “El-Kehf” dhe e saktëson Shejh Albani]

KOHA E LEXIMIT TË SURES “EL-KEHF”

Kjo sure lexohet nga fillimi i perëndimit të diellit në ditën e enjte deri në perëndimin e diellit në ditën e xhuma dhe kjo konsiderohet si koha më e preferuar e leximit të kësaj sureje. Në përgjithësi, të gjitha kohërat e natës dhe të ditës janë të mira për leximin e Kur’anit Famëlartë.

Shkroi: Tesnim Adevij

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...