17.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

DOBITË E TEUBES

Allahu i Madhëruar ka thënë:
” والله يريد أن يتوب عليكم ”
“ All-llahu dëshiron t’ju pranojë pendimin, … “ Nisa: 27

وقال تعالى ” فان يتوبوا يك خيرا لهم
“ … Nëse ata pendohen do të jetë më mirë për ta, … “ Teube, 74

Dobitë e pendimit – teubes
1 – Teubeja është shkak për dashurinë e Allahut të Madhëruar:
” إن الله يحب التوابين ” …
“… All-llahu i do ata që pendohen …” “ Bekare, 222

2 – Teubeja është shkak për shpëtim:

” وتوبوا إلى الله جميعاً أيها المؤمنون لعلكم تفلحون ” .
“Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.“ Nur, 31

3 – Teubeja është shkak për pranimin e veprave dhe për faljen e mëkateve:

” وهو الذي يقبل التوبة عن عباده ويعفو عن السيئات ”
“Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni. “ Shura, 25

4 – Teubeja është shkak për tu ndërruar të këqiat në të mira

” ومن يفعل ذلك يلق آثاما يضاعف له العذاب يوم القيامة ويخلد فيه مهانا إلا من تاب وامن وعمل عملاً صالحاً فأولئك يبدل الله سيئاتهم حسنات وكان الله غفوراً رحيما ” .
“ Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shum “ Furkan, 69, 70

5 – Teubeja është shkak për falje dhe mëshirë

” والذين عملوا السيئات ثم تابوا من بعدها وامنوا إن ربك من بعدها لغفور رحيم ” .
“ E ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre) “ Araf, 153

6 – Teubeja është shkak për të hyrë në xhenet:
” فخلف من بعدهم خلف أضاعوا الصلاة واتبعوا الشهوات فسوف يلقون غيا * إلا من تاب وامن وعمل صالحاً فأولئك يدخلون الجنة ولا يظلمون شيئا ” .
“ E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja).
Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejt. “ Merjem, 59, 60

7 – Teubeja është shkak për zbritjen e begative nga qielli dhe për shtimin e forcës
” ويا قوم استغفروا ربكم ثم توبوا إليه يرسل السماء عليكم مدرارا ويزدكم قوة إلى قوتكم ولا تتولوا مجرمين ” .
“O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!“ Hud, 52

8 – Teubeja është shkak për lutjen e melekëve
” الذين يحملون العرش ومن حوله يسبحون بحمد ربهم ويؤمنون به ويستغفرون للذين امنوا ربنا وسعت كل شيء رحمة وعلما فاغفر للذين تابوا واتبعوا سبيلك وقهم عذاب الجحيم ” .
“ Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit! “ Gafir, 7

9 – Teubeja është shkak që ta gëzosh Allahun
Transmeton Muslimi se I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:
Allahu gëzohet më shumë me pendimin e robit të vet kur pendohet se sa ai njeriu i cili ka qenë me kafshën e tij në udhëtim dhe i ka ikur duke pasur ajo ushqimin dhe pijen e tij, e ai ai kur i kishte humbur shpresat se po e gjenë dhe është shtrirë nën hijen e një peme duke qenë i dëshpruar për kafshën e tik. Duke qenë në atë gjendje, kur ja ajo është kthyer te aid he ai e kap për kërpeshi dhe nga gëzimi i madh ka thënë: O Allah, Ti je robi im, e unë jam zoti yt. Ka gabuar nga gëzimi i madh.
10 – Teubeja shkak për ti fshehur Allahu mëkatet
Tregohet në lajmet e beni israilëve se në kohën e Musaut alejhi selam ka pasur një thatësi që ka zgjatur një periudhë të gjatë. Kanë dalur për tu lutur për shi, por nuk ka rënë shi. Allahu i ka shpallur Musaut alejhi selam se në mesin e tyre ka një mëkatar dhe ai është shkak që nuk bjen shiu. Musau kërkoi nga të pranishmit që të del ai mëkatari, mirëpo nuk paraqitet anjëri. Ata vazhdojnë të luten dhe pas pak kohe fillon të bie shi. Musau alejhi selam I thotë Allahut se lëshoi shi, a mëkatari nuk ishte praraqitur. Allahu i thotë se ai mëkatari ishte pendeuar. Musai kërkoi nga Allahu ta dijë se kush është ai, mirëpo Allahu I tha Musaut: O Musa, ai 40 vjet më ka bërë mëkat, e unë nuk e kam zbuluar, e tani që më është penduar ta zbuloj?! (përkthim i lire)

Ali Shabani
Maj, 2020

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...