DRITA E KURANIT

DRITA E KURANIT

0 2910

Allahu i Lartëmadhëruar ka thënë: “Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani) as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë.” [Shura: 52]

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka shpirt pos Kur’anit dhe nuk ka dritë përveç asaj që e ndriçon Kur’ani. Ai është jetë, dritë, mbrojtje, shërim, shpëtim dhe siguri.”

Poashtu ka thënë: “Kur’ani ka bashkuar shpirtin me të cilin arrihet jeta dhe dritën me të cilën arrihet ndriçimi dhe shkëlqimi. Dhe Ai na kallzoi në librin e Tij nëpërmjet të Dërguarit salAllahu alejhi ve sel-lem, duke përfshirë të dy urdhërat:

  • është shpirti që jeton në zemrat; dhe
  • është drita që ndizet dhe shkëlqen në të.”

O Allah, na furnizo me dritën e Kur’anit dhe na e ndriço jetën tonë me Kur’an.

Shejh Muhammed Husejn Jakub

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573