DY ANËT E LEXIMIT TË NGJARJEVE TË NJËJTA

DY ANËT E LEXIMIT TË NGJARJEVE TË NJËJTA

0 1932

Dy anët e leximit të ngjarjeve të njëjta

Një tregim që i ndodhi një shkrimtari… që na bën vaki shpeshherë…

Një shkrimtar i madh, u ul përballë bibliotekës së tij, mori lapsin dhe nisi të shkruaj:

Në vitin që lamë pas…

  1. Bëra një operacion dhe hoqa fshikëzën e tëmthit
  2. Qëndrova në shtrat disa muaj
  3. Arrita të gjashtëdhjetat
  4. Braktisa punën time të rëndësishme në shtëpinë botuese ku kam punuar 30 vjet
  5. Më vdiq babai
  6. Djali ra në provim, në fakultetin e mjekësisë, ngase nuk mori pjesë në ligjërata disa muaj për shkak një aksidenti në komunikacion

E në fund të faqes shënoi: sa vit i keq, deri në maksimum!!

Në dhomën e tij hyri bashkëshortja, vuri re shqetësimin e tij. Iu afrua, dhe nga pas, sipër supit të tij lexoi ç‘kishte shkruar i shoqi. Doli nga dhoma me qetësi.. pa thënë asgjë. Pas disa minutave u kthye me një letër në dorë. E lëshoi qetë afër letrës së të shoqit. Ai mori letrën e saj në dorë dhe filloi të lexojë:

Në vitin që lame pas…

  1. U shërova nga dhimbjet e tëmthit nga të cilat kishe vuajtur shumë vite më parë
  2. Arrite të gjashtëdhjetat ndërsa shëndeti yt është i shkëlqyer
  3. Do kesh kohë të mjaftueshme pas pensionimit, për të botuar më shumë se një libër të rëndësishëm
  4. Babai yt jetoi 85 vite, pa i shkaktuar bezdi askujt dhe vdiq i qetë pa përjetuar dhimbje
  5. Biri yt shpëtoi jetën nga aksidenti dhe u shërua plotësisht, asnjë pasojë nuk i mbeti.

Dhe, e shoqja e mbylli letrën me fjalët: sa vit i mirë, Allahu na nderoi dhe çdo gjë përfundoi mirë!!

Vini re! Ngjarjet janë të njëjta, mirëpo shikimi ndryshon.. gjithnjë shikojmë atë që na mungon; prandaj nuk falënderojmë Allahun për begatitë..gjithnjë mendojmë rreth asaj që kemi humbur, për këtë pak falënderojmë për atë që na është dhënë. Allahu i madhëruar thotë: “Dhe me të vërtetë, Zoti yt është bamirës i madh i njerëzve, por shumica e tyre nuk janë falënderues” (Nemël: 73)

Përktheu: Agim Bekiri

 

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573