Amaneti gjuhësisht: Në gjë që ia lëmë dikujt për ta ruajtur, apo porosi për ta kryer, si amaneti i babës e tjerë.Terminologjinë islame: në terminologjinë islame amaneti ndahet në dy lloje:
a. Kuptimi i përgjithshëm: Gjitha obligimet dhe ndalesat e Allahut të madhëruar, qofshin ata obligime në raport me Allahun, si njëshmëria, besimi, namazi, agjërimi e tjerë, apo në raport me njerëzit, si obligimet ndaj prindërve, fëmijëve dhe njerëzve në përgjithësi, për këtë lloj të amanetit dëshmojnë fjalët e Allahut të madhëruar:
اِنَّا عَرَضۡنَا الۡاَمَانَۃَ عَلَی السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ وَ الۡجِبَالِ فَاَبَیۡنَ اَنۡ یَّحۡمِلۡنَہَا وَ اَشۡفَقۡنَ مِنۡہَا وَ حَمَلَہَا الۡاِنۡسَانُ ؕ اِنَّہٗ کَانَ ظَلُوۡمًا جَہُوۡلًا
Pa dyshim, Ne paraqitëm përgjegjësinë përpara qiejve, tokës dhe maleve, por ato refuzuan ta mbartnin dhe u frikësuan prej saj; dhe atë e mbarti njeriu; sigurisht, ai ishte tepër i padrejtë (ndaj vetes dhe) shumë i paditur (ndaj pasojave të kësaj përgjegjësie). El Ahzab, 73
b. Kuptimi i veçantë: ky lloj i amanetit ndahet në tri kategori:
1.Rujatja e pasurisë së dikujt tjetër me marveshje apo pa të, si depozitat, borxhet, gjërat e gjetura, e tjerë. për këtë lloj të amanetit dëshmojnë fjalët e Allahut të madhëruar:
اِنَّ اللّٰہَ یَاۡمُرُکُمۡ اَنۡ تُؤَدُّوا الۡاَمٰنٰتِ اِلٰۤی اَہۡلِہَا
Sigurisht, Allahu ju urdhëron t’ua dorëzoni amanetet atyre që u takojnë, En Nisa, 58
2.Ruajtja e sekreteve dhe informacione branda apo jasht familjes, për këtë lloj të amanetit dëshmojnë fjalët e të Dërguarit alejhiselam:“Prej njerëzve më të këqij te Zoti Dilën e Kijametit është burri i cili i tregon gruas fshehtësira dhe anasjelltas, e pastaj e zbulon fshehtësinë e saj”. (Muslimit)
3.Ruajtja e përgjegjegjësive dhe detyrave të marrura. si postet shtetërore apo individuale, për këtë lloj të amanetit dëshmojnë fjalët e të Dërguarit alejhiselam: I Dërguari alejhiselam, i pat thënë kështu Ebu Dherrit, i cili i kërkoi pozitë: “Ti je i pafuqishëm. Kjo punë është një amanet. Amaneti është poshtërim dhe pishmanllëk Ditën e Kiametit për atë që nuk mund t’ia japë hakun.” (Muslimi)
Përgaditi Hoxhë Vedat Skenderi