14.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

E KËSHILLON FAMILJEN TËNDE PËR NAMAZ?

Këshillimi i familjes për të falur namazin ishte një detyrë e pejgambëve dhe njerëzve të mirë.
Allahu i madhëruar e ngarkoi Muhamedin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, me këtë detyrë: “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!” (Taha: 132) dhe në këtë mënyrë detyrimi bie mbi të gjithë muslimanët ngase njerëzit të cilët më së shumti meritojnë këshillën janë ata më të afërmit, duke u mbështetur në fjalët e Allahut: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” (Tahrim: 6)
Obligimi i parë i njeriut është të shpëtojë veten, pastaj familjen, pastaj të afërmit e tij.
Me familje ‘ehël’ nënkuptohet bashkëshortja dhe fëmijët dhe ata me të cilët jeton bashkë në një shtëpi.
Allahu na urdhëron që t’i këshillojmë fëmijët për namaz dhe të kujdesemi për kryerjen e këtij obligimi, siç ka thënë Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të: “urdhëroni fëmijët tuaj të falen kur janë shtatë vjeç dhe rrihni nëse nuk falen kur janë dhjetë vjeç”
Sipas këtij hadithi mësojmë që fëmijët nuk urdhërohen para shtatë vjetëve e as që marrin rrahje të lehtë para dhjetë vjetëve, mirëpo në këtë moshë, pra, para shtatë vjetëve i propozohet të falë duke i thënë p.sh: “sikur të faleshe me ne” edhe atë nëse di t’i dallojë gjërat. Nëse është i vogël, nuk merret në xhami sepse ju pengon namazfalësve dhe i dekoncentron ata me lozje apo të qarë.
Preferohet që të këshillohet familja edhe për namaz vullnetar sidomos bashkëshortja. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të zgjonte familjen e tij për namaz të vitrit dhe thoshte: “kur dikush zgjon bashkëshorten e tij natën dhe falin dy rekate bashkë, regjistrohen prej atyre që përmendin Allahun”
Gjithashtu ka thënë: ” Allahu e mëshiroftë atë burrë i cili zgjohet natën dhe e zgjon bashkëshorten e tij (për namaz), nëse ajo refuzon, e stërpikë në fytyrë me ujë. Allahu e mëshiroftë atë grua e cila zgjohet natën dhe e zgjon bashkëshortin (për namaz), nëse ai refuzon, e stërpikë në fytyrë me ujë.”

Nga arabishtja: Agim Bekiri

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...