27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

EC RRUGËS SË DREJTË!

Allahu i Madhëruar i ka thënë të dërguarit të vet Muhamedit (salallahu alejhi ve selem):

Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.“ Enam: 153

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) e ka shjeguar rrugën e drejtë me ilustrim të mrekullueshëm në hadithin e tij ku thotë:

“Allahu i Madhëruar ka dhënë shembull rrugën e drejtë (siratin mustekim) dhe në dy anët e saj dy mure ku ka dyer të hapura. Në dyer ka perde të lëshuara. Në derën e siratit ka një thirrës që thotë: o ju njerëz, hyni në siratë të gjithë dhe mos devijoni. Ka edhe thirrës që thirrë prej në brendësi të siratit. Kur të dojë dikush te hapë ndonjërën nga ato dyert, thotë: mjer për ty, mos e hap, se ti nëse e hapë, do të hysh në të.

Sirati është Islami,

muret janë kufijtë e Allahut të Madhëruar,

dyert e hapura janë ndalesat e Allahut të Madhëruar (haramet).

Ai thirrësi në krye të siratit është Libri i Allahut azze ve xhel-le,

ndërsa thirrësi mbi siratë është këshilltari i Allahut në zemër të çdo besimtari.“

Transmeton Ahmedi dhe hakimi nga Nuvasi (radijallahu anhu).

Poeti ka thënë:

O Allah, Zot i gjithësisë

Ti je i drejtë dhe në udhë të drejtë na udhëzo

Me mëshirën tënde na mëshiro

Kurrë asnjehrë mos na devijo!

Fjalë të urta:

Nuk devijon ai e që vijon rrugën e drjetë.

Dikush fle në dritë, ndërsa dikush zgjohet në errësirë.

Ai që e ka zbukururar qëndrimin para Allahut në dynja, Allahu do tia zbukuron qëndrimin e tij në Ahiret.

Allahu i Madhëruar dynjanë ia ka dhënë besimtarit dhe jobesimtarit, po xhenetin do t’i jep vetëm besimtarit.

Sa është i rëndësishëm udhëzimi të tregon fakti se sa herë në çdo namaz në çdo rekat e lut Allahun për të.

Gjëja më e çmuar që Allahu ia ka dhënë robit vet është udhëzimi në fenë islame.

Namazi është dritë. Dritë në dynja për ta ndriçuar rrugën e drejtë, dritë për ta kaluar siratin dhe dritë që reflektohet në xhenet me begatitë e Allahut të Madhëruar.

Ali Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...