9.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

EDUKATA GJATË NGRËNIES SË USHQIMIT – 3

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 42 )

Edukata gjatë ngrënies së ushqimit: (Pjesa e tretë)

  1. Fillimi i ngrënies së ushqimit me përmendje të Allahut (Bismilah);

Pra, fillon ngrënien e ushqimit duke përmendur Allahun dhe e ngrit pak zërin duke thënë Bismilah me qëllim që ta dëgjojnë të tjerët, ngase dikush mund të harrojë përmendjen e Allahut, e me të dëgjuarit e përmendjes nga dikush tjetër, i kujtohet se ka harruar ta përmend Allahun dhe e përmend pastaj nga ai moment Allahun.

Mjafton përmendja e Allahut njëher gjatë ngrënies dhe pirjes.

Transmetohet nga Umer Ibën Ebi Seleme, radijAllahu anhuma, se ka thënë: Më tha mua i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem; “ Përmende Allahun( thuaj Bismilah), ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes.” (Mutefekun alejhi).

Transmetohet nga Aisheja, radijAllahu anha, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ” Nëse dikush prej jush dëshiron të hajë ushqim le ta përmend emrin e Allahut(le të thotë: BISMILAH). Po që se harron ta përmend Allahun në fillim(të ngrënies së ushqimit), atëherë le të thotë; Me emrin e Allahut në fillim e në mbarim.” (Shënuan: Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen sahih).

Transmetohet nga Xhabiri, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Në momentin kur njeriu hynë në shtëpinë e tij dhe e përmend Allahun gjatë hyrjes së tij në shtëpi dhe gjatë ngrënies së ushqimit, atëherë shejtani u thotë parisë së tij(shokëve të tij): Nuk ka sonte për ju as fjetjes e as ushqim, darkë(në këtë shtëpi). Por, në të kundërtën nëse nuk e përmend Allahun gjatë hyrjes(në shtëpinë e tij), shejtani u thotë shokëve të tij; E arritët(e gjetët) fjetjen sonte(në këtë shtëpi). Po që se harron ta përmend Allahun edhe gjatë ngrënies së ushqimit, shejtani thotë: E arritët fjetjen dhe ngrënien e ushqimit( e darkës në këtë shtëpi).” (Shënon: Muslimi).

Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...