MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 47 )
EDUKATA GJATË PIRJES
- Të përmendurit e Allahut para fillimit të pirjes (të thënurit Bismilah).
- Duhet që muslimani të mos pijë (ujë, lëngje) në gotat e arit dhe argjendit.
- Që ta bëjë nijet që përmes pirjes (ujit, lëngjeve) të forcohet fizikisht dhe ta adhurojë Allahun.
- Pëlqehet që muslimani të pijë duke qenë i ulur.
- Obligohet muslimani të largohet nga pijet dehëse, siç janë; Alkooli, etj.
- Pëlqehet pirja të bëhet me dorën e djathtë.
- Pëlqehet t’i jepet përaprësi të tjerëve ose atyre që kanë nevojë më shumë për pirje.
- Nuk pëlqehet fryerja gjatë pirjes ose në gotën ku pinë, lëngje apo ujë.
- Pirja të bëhet tre herë me ndërprerje.
- Nuk pëlqehet frymëmarja gjatë pirjes.
Dr. Mustafa Murad
Nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi: albislam.com