ELEMENTET E POLITEIZMIT, ARROGANCËS DHE PATURPËSISË NË KULTURËN PERËNDIMORE

ELEMENTET E POLITEIZMIT, ARROGANCËS DHE PATURPËSISË NË KULTURËN PERËNDIMORE

0 1252

Është tanimë fakt i pamohueshëm se liderët politik dhe ideologjik të perëndimit me përjashtime janë të bindur se Islami të cilin ata e përshkruajnë si radikal është armiku i parë dhe rreziku më i madh për qytetërimin perëndimor pas rënies së Komunizmit. Socializmi i përfaqësuar me Bashkimi Sovjetik ishte kompetitiv me botën perëndimore në zhvillimin e tij shkencor dhe teknologjik, që shfaqeshin në forcën e tij materiale edhe pse si ide është vazhdimësi apo prodhim  ideologjisë perëndimore. Parimet, ideologjia dhe themeluesit e botëkuptimit komunist ishin pjesë e trashëgimisë perëndimore.

Pyetja e cila në këtë realitet bashkëkohor vetvetiu parashtrohet është me çfarë merituan muslimanët që janë në shkallët e ulëta të zhvillimit industrial dhe teknologjik të shpallen si rreziku më i madh i qytetërimit perëndimor. Veprimet politike të liderëve të botës perëndimore implikojnë se rrezikun të cilin ata e konsiderojnë real nuk lidhet vetëm me disa lëvizje dhe organizata me përemër islam që e shohin dhunën si zgjidhje për problemet e muslimanëve. Sipas veprimeve konkrete duke e quajtur luftë për vlerat e jetës sipas botëkuptimit perëndimor, ose luftë për të përfituar zemrat dhe mendjet e muslimanëve , del në shesh se Islami si botëkuptim konkurrent është armiku i synuar. Islami si ide edhe përskaj gjendjes së vështirë ekonomike dhe shoqërore të vendeve islame është duke depërtuar me shpejtësi dhe thellësi të paparamenduar ndonjë herë në gjitha shtresimet e botës perëndimore.

Ne përsëri po e parashtrojmë pyetje me çka islami e rrezikon qytetërimin perëndimor? Nëse e shikojmë esencën e besimit të botës perëndimore ai është dominant krishter (një fe me prejardhje lindore). Bota perëndimore gjithashtu ka përfituar shumë nga prodhimi shkencor i intelektualëve muslimanë në sferat e shkencave. Nëse në perëndim ka vend për ideologji të ndryshme si ideja e shtetit shekullar, materializmi, kapitalizmi atëherë pse të ketë pengesë, për Islamin. Kjo pyetje e vështirë e ka vetëm një përgjigje e ajo është: se popujt e perëndimit me gjithë pluralizmin dhe koloritin  e tyre, me gjithë llojllojshmërinë e përbërësve kulturor, me gjithë konfliktet e brendshme posedon një ideologji e cila e përfaqëson shumicën dhe është e shpërndarë horizontalisht dhe vertikalisht, ndikon në veprimet e tyre duke e definuar edhe qëndrimin ndaj besimeve dhe vlerave tjera e në veçanti ndaj islamit.

Ky qëndrim nuk është i huaj e as i veçantë për qytetërimin perëndimor dhe popujt e tij. Ai është ligj shoqëror të cilin e vërteton edhe libri i Allahut, subhanehu ue tea’la:

 

وَلا تَسُبُّوا الَّذِينَ يَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ فَيَسُبُّوا اللَّهَ عَدْوًا بِغَيْرِ عِلْمٍ كَذَلِكَ زَيَّنَّا لِكُلِّ أُمَّةٍ عَمَلَهُمْ ثُمَّ إِلَى رَبِّهِمْ مَرْجِعُهُمْ فَيُنَبِّئُهُمْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

 

Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija. Kështu, Ne ia paraqesim të bukura çdo populli veprat e veta. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre, i Cili do t’i lajmërojë për gjithçka që kanë bërë.

Çdo bashkësi, sado që të jetë e vogël ka disa vepra që i konsideron të mira, pa e marr parasysh vlerësimin e shëndoshë rreth asaj se sa në të vërtetë është e mirë apo e keqe kjo vepër. Shiko se si ajeti flet qartë se këto vepra u janë zbukuruar dhe jo çdoherë janë rezultat i bindjes apo besimit të caktuar, edhe pse si parim vlen se vepra është prodhim apo rezultat i bindjeve dhe besimeve. Por ndoshta besimi që ndikon është vetëm ai besim i cili është i rrënjosur thellë në zemër e jo edhe ai besim i cili deklarativisht përsëritet dhe që nuk gjen argumentim në veprat e njeriut.

Në Kuranin famë lartë kemi edhe detaj tjera lidhur me këtë ligj shoqëror:

  1. Prej detajeve të tilla është se vepra e zbukuruar është ajo që i bashkon individët, nxit në dashuri mes tyre dhe kështu krijohet një bashkësi e caktuar.

 

وَقَالَ إِنَّمَا اتَّخَذْتُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَوْثَانًا مَوَدَّةَ بَيْنِكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ثُمَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكْفُرُ بَعْضُكُمْ بِبَعْضٍ وَيَلْعَنُ بَعْضُكُمْ بَعْضًا وَمَأْوَاكُمُ النَّارُ وَمَا لَكُمْ مِنْ نَاصِرِينَ

 

Dhe ai tha: “Ju, në vend të Allahut, keni zgjedhur idhujt, për shkak të dashurisë midis jush në këtë jetë. Por, në Ditën e Kiametit do ta mohoni njëri-tjetrin dhe do ta mallkoni njëritjetrin. Streha juaj do të jetë zjarri dhe nuk do të ketë për ju kurrfarë ndihmësi.”

 

Ibën Kethiri duke e komentuar këtë ajet shkruan: Këto i keni zgjedhur dhe jeni bashkuar rreth ibadetit të tyre në dynja për shkak të dashurisë dhe afërsisë të njërit ndaj tjetrit në këtë dynja. Sipas një kiraetit tjetër kuptimi është se zgjedhja e këtyre idhujve do të rezultojë me dashuri mes juve vetëm në këtë botë, ndërsa në ahiret realiteti do të pësojë një ndryshim rrënjësor. Miqësia dhe dashuria do të shndërrohen në armiqësi dhe urrejtje.

 

  1. Hollësi tjetër lidhur me këtë ligj shoqëror është se popujt marrin qëndrim ndaj tjerëve sipas afërsisë apo largësisë prej veprës që u është zbukuruar. kjo bashkësi nuk e duron dot e as që e toleron atë që e kundërshton këtë vepër të zbukuruar apo ka vërejtje rreth saj…

 

  وَلَنْ تَرْضَى عَنْكَ الْيَهُودُ وَلَا النَّصَارَى حَتَّى تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ قُلْ إِنَّ هُدَى اللَّهِ هُوَ الْهُدَى وَلَئِنِ اتَّبَعْتَ أَهْوَاءَهُمْ بَعْدَ الَّذِي جَاءَكَ مِنَ الْعِلْمِ مَا لَكَ مِنَ اللَّهِ مِنْ وَلِيٍّ وَلَا نَصِيرٍ 

 

As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin e tyre.  Thuaju: “Vetëm udhërrëfimi i Allahut është i drejtë!” E, në qoftë se pas diturisë që të ka zbritur, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë askush nuk do të të ndihmonte apo mbronte nga dënimi i Allahut.

 

قَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا مِنْ قَوْمِهِ لَنُخْرِجَنَّكَ يَا شُعَيْبُ وَالَّذِينَ آَمَنُوا مَعَكَ مِنْ قَرْيَتِنَا أَوْ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَا قَالَ أَوَلَوْ كُنَّا كَارِهِينَ 

 

Paria arrogante e popullit të tij tha: “O Shuajb! Kthehuni në fenë tonë ose do t’ju dëbojmë nga qyteti ynë ty me gjithë ndjekësit e tu”. Shuajbi tha: “Edhe pse e urrejmë atë?!

 

وَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَنْ قَالُوا أَخْرِجُوهُمْ مِنْ قَرْيَتِكُمْ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ 

Përgjigjja e popullit të tij ishte: “Dëbojini ata nga vendbanimi juaj! Ata janë njerëz që duan të mbahen të dëlirë.”

 

  1. Ndoshta një grup i vogël ndahet duke mos menduar ashtu siç mendon shumica

 

وَإِنْ كَانَ طَائِفَةٌ مِنْكُمْ آَمَنُوا بِالَّذِي أُرْسِلْتُ بِهِ وَطَائِفَةٌ لَمْ يُؤْمِنُوا فَاصْبِرُوا حَتَّى يَحْكُمَ اللَّهُ بَيْنَنَا وَهُوَ خَيْرُ الْحَاكِمِينَ

 

Nëse një grup mes jush beson në mesazhin me të cilin jam dërguar, ndërsa grupi tjetër nuk beson, duroni derisa Allahu të gjykojë midis nesh! Ai është gjykatësi më i mirë”!

 

وَقَالَ رَجُلٌ مُؤْمِنٌ مِنْ آَلِ فِرْعَوْنَ يَكْتُمُ إِيمَانَهُ أَتَقْتُلُونَ رَجُلًا أَنْ يَقُولَ رَبِّيَ اللَّهُ أَتَقْتُلُونَ رَجُلًا أَنْ يَقُولَ رَبِّيَ اللَّهُ وَقَدْ جَاءَكُمْ بِالْبَيِّنَاتِ مِنْ رَبِّكُمْ وَإِنْ يَكُ كَاذِبًا فَعَلَيْهِ كَذِبُهُ وَإِنْ يَكُ صَادِقًا يُصِبْكُمْ بَعْضُ الَّذِي يَعِدُكُمْ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي مَنْ هُوَ مُسْرِفٌ كَذَّابٌ 

 

Por një njeri besimtar, nga të afërmit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, do të vrisni një njeri vetëm se thotë “Allahu është Zoti im”, ndërkohë që ai ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj?! Nëse është gënjeshtar, atij i përket dënimi I gënjeshtrës së vet e, nëse është i drejtë, atëherë juve do t’ju godasë diçka prej asaj me të cilën ju kërcënohet ai. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.

 

  1. 4. Përfundimi i mirë dhe ngadhënjimi janë për ata që e mbështesin të vërtetën dhe ata do të fitojnë në format e ndryshme të fitores sipas konceptit islam

 فَاصْبِرْ إِنَّ الْعَاقِبَةَ لِلْمُتَّقِينَ

Andaj, duro! Se, vërtet, në fund, fitorja është e besimtarëve

 

 


ÇFARË VEPËR U ËSHTË ZBUKURUAR PERËNDIMORËVE?

 

Pas kësaj pjese në të cilën folëm për këtë ligj hyjnor parashtrohet Pyetja rreth veprës e cila sot është e preferuar dhe u është zbukuruar perëndimorëve. si kjo vepër është stimulues i qëndrimit armiqësor ndaj islamit si qytetërim?

Përgjigje të qartë për këtë pyetje nuk do të gjesh në atë që quhen teori, filozofi, ideologji politike perëndimorë. shkak është se perëndimi nga aspekti i teorive, filozofive dhe ideologjive nuk është i unifikuar. atë e përfaqësojnë bashkësi, shtete dhe ideologji të ndryshme mes të cilëve ka ndasi që jo rrallë janë shfaqur edhe në formë të luftës.

Ndoshta përgjigjën do ta gjejmë në atë që tashmë shpesh përsëritet nën emëruesin e përbashkët vlerat perëndimore.

Këto vlera shpeshherë përmenden ku flitet rreth qëndrimit ndaj islamit dhe muslimanëve në vendet e tyre.

Pyetja që tash parashtrohet është cilët janë vlerat e perëndimit që kan arritur të bashkojnë drejtimet e ndryshme brenda perëndimit si entitet lidhur me islamin?

Si burim dhe përcaktues të qytetërimit të tyre perëndimorët gati unanimisht përmendin:

Kulturën helene

Judaizmin

Krishterimin

Qytetërimi romak

Ideologjitë e liberalizmit dhe demokracisë

Lëvizjet e reformacionit dhe renesancës

Iluminizmin

Si përcaktues i qytetërimit perëndimor nuk përmendet Islami sepse atë nuk e pranon shumica edhe pse si i tillë është i njohur dhe i pranuar prej një pakice të dijetarëve të tyre. Për këtë shkak një historian i njohur bashkëkohor shkruan: Evropa e mesjetës për shumë gjëra i ka borxh islamit dhe askujt nuk i ka borxh aq sa i ka islamit. (J.M. Roberts, History of the World, Penguin Books, 1980, p. 511)

Nëse e analizojmë  këtë kulturë e cila është e pranuar historikisht do të shohim se e njëjta ka disa përcaktues që definojnë vlerat e tyre ose siç e quajtëm veprën që u është zbukuruar.

Ato janë elementet e shirkut, arrogancës, shthurjes në fjalë dhe  sjellje. ja disa shembuj:

  1. Kultura helene greke: shumë prej perëndimorëve besojnë se ideologjia greke është baza e ideologjisë së tyre. një prej filozofëve të tyre thotë se filozofia perëndimore nuk është asgjë tjetër përveç fusnotave të shkrimeve të Platonit. Kultura helene është e para tek e cila kthehen kur flasin për historinë e shkencës, letërsisë dhe artit. Ata besojnë se helenizmi është ai i cili i vendosi themelet e Racionalizmit i cili mbështetet në logjikën e shëndosh.(A NUK ËSHTË ARISTOTELI AI QË THEMELOI LOGJIKËN?)

Sipas kësaj qytetërimet tjera, rrjedhimisht edhe Islami, nuk e njohin të menduarit logjik. Një orientalist i njohur shkoi edhe më larg në pohimet e tij duke thënë se arabët nuk e mohojnë kontradiktën dhe pohojnë se ajo e shton pasurinë e fjalisë. Është fakt se kur muslimanët u takuan me logjikën greke kuptuan se aty nuk ka asgjë të re përveç asaj që vetëmse e dinin ashtu që një dijetar duke e vlerësuar logjikën greke tha: për të nuk ka nevojë i mençuri dhe nga ajo nuk përfiton i marri. (Mexhmu’ul Fetava, 9/82) këtë e tha sepse kriteret logjike mbi të cilët ndërtohet kjo dituri janë pjesë e natyrës në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit dhe të njëjtat i kanë vërtetuar shpalljet hyjnore.

Arabët si popujt e tjerë e dinë kotësinë e fjalisë kontradiktore (kundërthënëse) dhe në gjuhën e tyre tolerohet çdo gjë përveç pohimit kontradiktor siç thotë: Sibevejhi, linguisti dha gramatikani i njohur arab.

Qytetërimi helen krahas arritjeve të mëdha është qytetërim i politeizmit dhe shfrenimit. Shirku i tyre për dallim prej shirkut të arabëve nuk ishte vetëm në aspektin e adhurimit (الألوهية). Shirku i tyre përfshinte edhe krijimin, sundimin dhe drejtimin me gjithësinë, për dallim prej arabëve që zotët e tyre i konsideronin ndërmjetësues dhe afrues pranë Allahut.

Ishte kulturë e paturpësisë që shihet qartë në statujat e asaj periudhe, në pikturat në tregimet dhe poezitë që janë përplot me imoralitet dhe devijim seksual që ishin pjesë e përditshmërisë edhe tek mendimtarët e tyre më të mëdhenj. Lidhur me këtë çështje në vitin 1978 u publikua libri (K.J. Dover, Greek Homosexuality, 1978), pas të cilit vijuan shumë tituj tjerë.

 

  1. Judaizmi

Allahu i vlerëson dhe i lartëson njerëzit sipas veprave të mira që i bëjnë. Allahu, subhanehu ue te’ala i bekoi Izraelitët dhe i vlerësoi kur ata ishin të kapur fortë për porositë e Musait, alejhi selam. Me shtrembërimin e mësimeve të fesë si dhe me kuptim të gabuar izraelitët këtë vlerësim të tyre e shndërruan në shovinizëm duke pretenduar se ata janë populli i zgjedhur i zotit dhe se të tjerët janë më poshtë se ata. Kjo ide më vonë u transferua tek protestantët dhe u bë pjesë e mënyrës të menduarit të popullit amerikan. koncepti i të zgjedhurve dominonte në politikën e britanikëve, sunduesve të bardh të Afrikës jugore si dhe në mënyrën e logjikimit politik të amerikanëve.

Besimi se përkatësia kombëtare qenësore është e rëndësishme nuk është fshehtësi brenda dhe jashtë Amerikës: Amerikanët prej shekujsh besojnë se janë të veçantë, se janë popull dhe bashkësi të cilën zoti e ka zgjedhur për të kryer detyrën unike dhe se ata janë pjesa më e mirë e njerëzimit. edhe kryetarët e zgjedhur e theksojnë “këtë veçori” dhe e promovojnë të njëjtën. (Kevin Philips, American Theocracy, Viking Penguin, 2006, p.125)

Libri të cilin ata e konsiderojnë të shenjtë është përplot tregimesh për shthurje morale dhe seksuale që u atribuohet madje edhe të Dërguarve të Allahut, alejhimu selam. Këtë fakt e keqpërdorën disa ateistë që publikuan një libër ku i kishin tubuar gjitha tregimet e tilla dhe kërkuan që ky libër të quhet libri i Shthurjes i cili është i ndaluar për fëmijët. Ky libër është The Bible Unmasked të autorit Joseph Lewis

 

  1. Krishterimi

 i cili thirret edhe në trashëgiminë hebraike, si përcaktues i modelit të preferuar të botës perëndimore duke e promovuar idenë e rrugës së vetme të shpëtimit nëpërmjet besimit në hyjninë e Isait, alejhi selam, promovoi qëndrim arrogant dhe refuzues ndaj besimeve tjera. Duke besuar se Isai, alejhi selam, është flijuar për mëkatet e tyre dhe se ata nuk do të merren në përgjegjësi, pa marr parasysh shëmtinë dhe madhërinë e mëkateve, nëse e pranojnë Isain si shpëtimtarë, ka promovuar një model jo efikas i ndërgjegjes morale. Që të jetë dëmi më i madh u kujdes edhe thirrja për abstenim nga jeta seksuale për priftërinjtë dhe murgjit që rezultoi me shumë mëkate të shëmtuara që u munduan ti fshehin nga opinioni publik. Këtë në mënyrën më të keqe e shfrytëzuan armiqtë e fesë për të sulmuar fetë dhe rolin e tyre individual dhe shoqëror. Një filozof i Britanisë, duke e treguar shkakun pse nuk e ndien vetën si i krishterë thotë se në atë vendim ka ndikuar insistimi për celibatin e priftërinjve dhe murgjve.

Judaizmi dhe Krishterimi në fillim ishin fe që mbështeteshin në shpalljen hyjnore por pas shtrembërimit të tyre u shndërruan në fe të politeizmit. Hebrenjtë e shtrembëruan shpalljen e Allahut dhe e mohuan Isain, alejhi selam, dhe Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, si të Dërguarit e Allahut. Arroganca dhe mendjemadhësia ishin shkak i mohimit të urdhrave të qarta në librin e tyre lidhur me Isain dhe Muhamedin, alejhima selam.

 

ç. Qytetërimi romak

 

Nga qytetërimi romak perëndimi e trashëgoi idenë e republikës, idenë e perandorive që zgjerohen me luftëra imperialiste. Perandoria nënshtroi dhe me dhunë robëroi popuj të shumtë dhe për ashpërsinë e sundimit të saj flasin qartë librat e historisë. Qytetërimi romak ishte politeist derisa mbreti Konstantin nuk e shpalli Krishterimin si religjion zyrtar në vitin 313.

 

  1. Lëvizjet e reformacionit dhe renesancës

 

perëndimorët pretendojnë se kulturat dhe ideologjitë nuk janë të vlefshme nëse nuk kanë kaluar procesin e reformacionit dhe renesancës. ata e kritikojnë islamin duke thonë se nuk ka përjetuar ndonjë lëvizje e cila do ta rishikojë dhe reformojë mësimin fetar. kjo sipas tyre është e patjetërsueshme që islami të përshtatet me kontekstet e reja shoqërore.

Ata shpresojnë të ndodh një gjë e tillë për të afruar Islamin më pranë perëndimit dhe vlerave të tij. Në këtë grackë janë zënë edhe disa naivë nga bota islame që pohojnë se rishikimi është i nevojshëm që të mundet të thuhet se Islami përshtatet me botën moderne. Me modernizimin e Islamit do të zhduken mospajtimet me qytetërimin perëndimorë thonë ata.

 

  1. Lëvizja iluministe

 

Kjo lëvizje u paraqit në shekullin XVIII në Evropë si lëvizje e cila mbështet racionalizmin por edhe ajo nuk arriti të promovojë vlerat shoqërore, dhe pas vete la gjurma të shthurjes.

 

  1. Liberalizmi

Liberalizmi mbështetet në ide e cila në esencë është e shëndoshë dhe e cila pohon se çdo individ i ka të drejtat e tij të pacenueshme. Këto të drejta nuk lejohet ti uzurpon as pushteti e as shumica. Këto të drejta në esencë janë të drejtat që Allahu ia ka dhuruar njeriut. Esenca e tyre u ndryshua kur në kulturën perëndimore filloi të dominojë politeizmi dhe shekullarizmi. Në vend të librit hyjnor si burim i këtyre të drejtave të pacenueshme u caktuan deklarata e drejtave dhe lirive të OKB-së, kushtetutat vendore etj. në këtë mënyrë të drejtat e dhuruara prej zotit u ndryshuan me të drejta që njerëzit u japin të tjerëve. këto të drejta u ndikuan në masë të madhe nga parimet e shekullarizimit, ateizmit, barazisë gjinore duke e devijuar natyrën e tyre të pastër të dhuruar prej zotit.

Disa të tjerë të mashtruar me idenë e liberalizmit së bashku me demokracinë shkuan edhe më larg duke pretenduar se Liberalizmi dhe Demokracia janë modelet më të përkryer të sistemeve politike dhe ekonomike që ka arritur shoqëria njerëzore. Sipas tij  gjithë bota duhet të ecë në rrugën që e ka skicuar dhe në të cilën ka ecur qytetërimi perëndimor. Vlen të përmendet se njeriu nga ky trend i përjashton muslimanët për të cilët thotë se ata vazhdojnë të mendojnë se posedojnë alternativë që është më e mirë se sa Liberalizmi dhe Demokracia.

Nga pikëpamja e lirive nuk duhet harruar se ata insistojnë më së shumti në të drejtat dhe liritë seksuale që rezultoi me dobësimin e familjes dhe uljen e natalitetit. Nataliteti është aq i ulët sa që një prej strategëve perëndimorë thotë se nuk kemi nevojë për armik të jashtëm që do na mposht. Ne jemi duke e mposhtur vetën.

Një kardinal i tyre thotë: A ka demokracia nevojë për industri të seksit me vlerë një miliardë dollarë që të quhet demokraci e vërtetë. A ka nevojë për abortime numri i të cilëve arrin dhjetëra milionë?

Këtë e tha kardinal Xhorxh Pell i Australisë në ligjëratën e tij në SHBA duke alarmuar se islami do të jetë alternativa nëse perëndimi nuk largohet nga demokracia të cilën e quajti boshe dhe egoiste.

(http://www.theage.com.au/articles/2004/11/11/1100131136231.html?oneclick=true)

 

ë. DEMOKRACIA

 

Nëse e krahasojmë demokracinë me sistemet tjera e jo edhe me islamin do të gjejmë një numër të konsiderueshëm të vlerave. këto vlera dalin në shesh kur të krahasojmë sistemin demokratik perëndimor me sistemin komunist të Koresë së veriut, ose atij që ishte në Shqipëri.

Aspektet pozitive të sistemeve demokratike ishin shkak që të anashkalohet esenca politeiste të sistemit në fjalë, i cili njeriut ia jep të drejtën sovrane që e ka Allahu, subhanhu ue te’ala, e ajo është e drejta e ligjvënies.

Duke pretenduar se ky sistem është më i miri u ndërmorën luftëra të shumta të pushtimit dhe kolonializmit që janë shkak për shumë prej problemeve me të cilët ballafaqohet bota sot.

 

Shkencat natyrore

 

Nuk do mend se gjëja më e vlefshme në qytetërimin perëndimor është zhvillimi i hatashëm teknologjik dhe shkencor. Shkencat natyrore dhe zbulimet e reja ishin bazë e zhvillimit teknologjik që janë esenca e fuqisë ekonomike dhe ushtarake. Forca ushtarake ishte pastaj mjet i kolonializmit dhe realizimit të planeve imperialiste.

Në këto shkenca nuk ka diçka që bie në ndesh me besimin e Teuhidit, e as që ka nxitje për arrogancë dhe shthurje/paturpësi në përmasa të gjëra. Ajo që ndodhi është se ideologët krijuan lidhje mes shkencave natyrore dhe vlerave të tyre.

  1. I mashtroi njohja e tyre e ligjeve hyjnore që Allahu i vendosi në atë që ata e quajtën natyra. Këtë natyrë atë e quajtën qenie të vetëmjaftueshme dhe dukuritë e saj komentohen me dukuri tjera natyrore dhe nuk lejohet shpjegimi i këtyre dukurive me shkaqe që kanë të bëjnë me diçka jashtë natyrës. Në këtë mënyrë koncepti ateist u bë pjesë e konceptit shkencor të shpjegimit të shoqërive. Këtë edhe më herët e kemi përmendur.
  2. Disa tjerë i tejkaluan kufijtë dhe mohuan çdo gjë që nuk e përdorë metodologjinë e shkencave natyrore. Ata kështu mohuan shumë njohuri që përfitohen në mënyra tjera e vetëm nëpërmjet shkencës, si për shembull me anë të shpalljes hyjnore.

Ateistët mbështeteshin në shkencën për të mbrojtur qëndrimet e tyre prej kohës së shkrimeve të para të etiketuar si ateiste në mesin e shekullit XVII. Sidoqoftë sipas pohimeve të ekspertit gjerman për ateizëm Uinfrind Shroder raportet mes ateizmit, në hovin e tij të parë, dhe shkencës kanë tendencë më shumë të turpërojnë se sa të vërtetojnë pohimet e ateistëve. (në librin fillesat e ateizmit). Shkaku është fakti se kritikat e hershme ateiste të teorive shkencore që mbronin besimet fetare ishin shpeshherë destruktive dhe nuk kishin alternativa për të zëvendësuar shpjegimet shkencore që i sulmuan. Në fushën e kozmologjisë ateistët e parë u orvatën të vërtetojnë se modeli i krijimit prej asgjëje ishte kontradiktor. Edhe pse ishin mjaft kritik nuk kishin prova për të lancuar kundër-teori serioze nga aspekti shkencor. Për shembull ateisti Mesler ishte i kujdesshëm të debatojë për “superioritetin shkencor” të ateizmit dhe vetën e kufizoi në pohimin se edhe teizmi por edhe ateizmi kanë probleme në shpjegimin e origjinës së kozmosit.

Eklund dhe Shajtëll në periudhën mes 2004-2007 studiuan qëndrimin e shkencëtarëve  ndaj religjionin një studim që ishte për fillimisht në periudhën 1914-1933 e pastaj në të nëntëdhjetat. Ata analizuan anketën e bërë në 21 prej universiteteve elite hulumtuese. Në pyetësor kishte formulime të ndryshme lidhur me besimin në Zot si për shembull: cili prej formulimeve më mirë prezanton atë që ju e besoni lidhur me Zotin:

Nuk kam dyshime lidhur me ekzistimin e Zotit.

Kam disa dyshime por besoj në Zot.

Besoj në zotin ndonjëherë

Nuk  e di dhe s’ka mënyrë për të mësuar për ekzistimin e Zotit

Nuk besoj në Zot.

Sipas rezultateve kemi përqindje të lartë të shprehjes së mosbesimit dhe dyshimeve në ekzistimin e Zotit tek këta shkencëtarë në veçanti tek biologët 75% (41% nuk besojnë 34% kanë dyshime)  ndërsa përqindja më e ultë është te sociologët 67.5% (33% nuk besojnë 34,5% kanë dyshime). Sipas studimit në fjalë gjeneratat e reja të shkencëtarëve në këto universitete pohojnë përqindje më të lartë  të besimit në Zot se sa kolegët e tyre më të vjetër. Kjo ndoshta është fillimi i ndryshimit të përgjithshëm të qëndrimit ndaj fesë në mesin e shkencëtarëve.

David Eagleman i cili është përkrahës i teorisë së Posibilizmit (është e mundshme) thotë: Nuk mendoj se është e patjetërsueshme që skencëtarët të janë ateistë, madje mendoj se kjo nuk është as një ide e mirë. Unë mendoj se qasja posibiliane “është e mundshme” është qasja më e mirë.

  1. Disa tjerë i shfrytëzuan këto njohuri për të përkrahur animin e tyre kah paturpësitë siç është homoseksualizmi. Pohim i tillë është përcaktimi gjenetik i prirjeve seksuale.
  2. Këtë përparim shkencor ata e shpallën si shkak i krenarisë evropiane duke pretenduar se ata ua tejkaluan të tjerëve për shkak të racionalizmit të tyre që e trashëguan prej grekëve të lashtë. Sipas tyre të tjerët nuk u zhvilluan sepse ndjekin logjikimin që pranon “besëtytnitë”
  3. Sprova me këtë çështje fitoi në intensitet me prapambeturin e muslimanëve në këto sfera të jetës. Këtë prapambeturi disa të mashtruar ia atribuuan Islamit duke e konsideruar atë si shkak i ngecjes së zhvillimit.

 

Natyra e vlerave perëndimore

 

Pyetja që parashtrohet është se si këto burime dhe elemente që janë në ndeshje njëri me tjetrin janë unifikuar në atë që njihet me emrin vlerat ose kultura perëndimore?

  1. Përgjigja është fakti se ato ishin pjesë e historisë perëndimore e cila ende studiohet dhe hulumtohet në shkollat dhe në universitetet e tyre, histori me të cilën krenohen dhe rreth të cilës shkruajnë libra.
  2. Shkaku i dytë është përkrahja që e gëzojnë këto tipare të vlerave perëndimore nga intelektualë, lëvizje dhe parti të ndryshme.

Laicizmi i cili është forma bashkëkohore e idhujtarisë dhe i cili është pjesë e përcaktuesve të këtyre vlerave është drejtimi dominant i cili definon drejtimet e tjera detyrimisht edhe drejtimet fetare. Për të qenë në pajtim me parimin e laicizmit dhe për tu përshtatur me të, ata insistojnë ndryshime në konceptet themelore të feve.

Lavdërohen dhe promovohen ato besime që në shkallë të lartë bëjnë kompromise me laicizmin. Habermasi një filozof dhe sociolog i njohur si përkrahës i shekullarizimit të hapësirës shoqërore thotë:

Krishterimi e jo ndonjë fe tjetër është baza themelore e lirisë, ndërgjgjes, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. krishterimi është kriteri më i rëndësishëm i qytetrimit perëndimor.

Para një shekulli sociologu gjerman Maks Veber e shkroi librin e tij etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit në të cilën pohon se vlerat e protestanizmit janë ato që definojnë angazhimin individual dhe zhvillimin shoqëror .

Në këtë vepër që në filli ishte përmbledhje e eseve Veberi pohon se shpirtin e kapitalizmit e ka përcaktuar etika protestante. Me fjalë tjera etika kalviniste është forca lëvizëse që qëndron pas krijimit të kapitalizmit bashkëkohor.

Shpjegimin e këtij pohimi Veberi e gjen në fjalët e Benxhamin Franklinit i cili thotë: Nëse vetëm gjysmë ditë nuk punojmë jo vetëm se do të humbim para por edhe do ti harxhojmë edhe ato që i kemi fituar. përkushtimi ndaj punës dhe fitimi është ajo të cilën zoti e pret prej neve. shtimi i pasurisë është vepër e devotshmërisë dhe nuk është diçka e turpshme.

Veberi gjithashtu nënvizon se pasurimi nuk është qëllim bë vete, ai është pasojë, rezultat ose me gjuhën bashkëkohore side effect i doktrinave fetare të protestantizmit që kanë nxitur në planifikim, punë të vështirë dhe privim të vetes.

  1. Ideologjia laike dhe degëzimet e saja u shndërruan në ideologji kryesuese dhe korniza e përgjithshme e kulturës perëndimore dhe vlerave të saj. Tolerohen vetëm mospajtimet që janë brenda kësaj kornize. Nuk lejohet dalja prej kësaj kornize pa marrë parasysh dallimet individuale (dikush është fetarë e dikush jo, të gjithë i nënshtrohen parimit të laicizmit)
  2. Ndoshta dikush do të thotë se shumë nga shembujt që i përmende për shoqëritë perëndimore i gjejmë edhe në shoqëritë tjera, madje edhe te muslimanët. Pse atëherë dhe me çka i dallojmë ato si vlera ekskluzivisht perëndimore. Është fakt se politeizmi, arroganca dhe shthurja morale janë dukuri që i kemi edhe në shoqëritë tjera madje edhe në ato që pretendojnë se janë islame. Dallimi është tek qëndrimi shoqëror ndaj këtyre dukurive. Nuk është e njëjtë nëse në një shoqëri dukuritë e këtilla refuzohen, dënohen dhe ndoshta sanksionohen me ligj dhe nëse në shoqëritë tjera konsiderohen sjellje e pranueshme, që tolerohet dhe që nuk sanksionohet, edhe pse ndoshta ka kritika individuale. Realiteti i dytë është i pranueshëm në shoqëritë perëndimore. Madje edhe kritikat ndaj këtyre dukurive ndoshta edhe sanksionohet me ligj. Papa racinger derisa ishte kardinal e përmend rastin se një prift protestant i Suedisë ishte dënuar më burg një muaj sepse kishte folur rreth homoseksualizmit me fjalë të biblës.
  3. Elementi i arrogancës i cili ndikoi në mënyrën se si bota perëndimore kolonizoi dhe shfrytëzoi popujt tjerë si dhe vetë lëvizja kolonialiste imperialiste u përkrahën dhe u stimuluan nga kokat e kulturës perëndimore përveç një numri të vogël. Kolonializmi dhe imperializmi nuk ishin vetëm lëvizje politike, përkundrazi ato ishin edhe lëvizje ku morën pjesë edhe shkrimtarë, poetë, filozofë, klerikë siç tregon Edvard Saidi në librin e tij Kultura dhe imperializmi.

 

SI DUHET VEPRUAR?

 

Ne jemi para një sfide të madhe për Umetin tonë dhe pyetja është se çfarë mundemi të bëjmë? Kjo pyetje nuk është individuale dhe përgjigja na takon të gjithëve, dijetarëve, udhëheqësve dhe masës në përgjithësi.

Përgjigjën që e propozoj është propozim individual nga një individ në këtë bashkësi:

  1. E kemi për obligim të largojmë ndjenjat e pikëllimit dhe mërzisë, sepse janë emocione negative që nuk i zgjidhin problemet e jashtme. Përkundrazi ato shkaktojnë probleme shpirtërore. Sa shpesh Allahu, subhanehu ue te’ala, na alarmon nga këto emocione negative. Sa shpesh dijetarët na e tërheq vëmendjen që të mendojmë rreth këtyre kuptimeve Kuranore. Ibën Tejmije duke e komentuar hadithin: Islami ka filluar si i huaj dhe do të kthehet përsëri si i huaj shkruan:

Shumë njerëz kur të shohin ndonjë të keqe apo vërejnë ndryshim të gjendjes së islamit pikëllohen dhe vajtojnë sikur vajtojnë ata që i ka goditur ndonjë sprovë. kjo është e ndaluar sepse ne jemi urdhëruar me durim, tevekul dhe përqendrim në fenë islame. jemi urdhëruar të bindemi se Allahu është me të devotshmit, me bamirësit dhe se përfundim i mirë i pret besimtarët.”

  1. Të bindemi se angazhimi për të kënaqur armiqtë e fesë vërtetës, të vepruarit që ti pajtojmë ata duke u përgjigjur në kërkesat e tyre (që janë ndryshimi i fesë dhe rishikimi i pohimeve esenciale fetare), jo vetëm se është tradhti shkencore por edhe në të njëjtën kohë nuk është zgjidhje e problemit.

Po ndoshta do të shfaqin kënaqësi me shtrembëruesin  e fesë, por afrimi i plotë me ta që është kërkesë e tyre nuk do të realizohet derisa besimtari të mos heq dorë përfundimisht nga feja e tij. Kurani ka vendosur një parim themelor i cili thotë se pajtimi i plotë nga ana e tyre do të ndodh atëherë kur në çdo aspekt do të ndjekim fenë e tyre:

وَدُّوا لَوْ تَكْفُرُونَ كَمَا كَفَرُوا فَتَكُونُونَ سَوَاءً فَلَا تَتَّخِذُوا مِنْهُمْ أَوْلِيَاءَ

“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, ashtu siç nuk besojnë vetë dhe të bëheni të njëjtë me ata. Kurrsesi mos u bëni shokë me ata.”

  1. Pse të mos e shikojmë aspektin pozitiv të këtij sulmi mbi fenë tonë të pastër. A nuk është ky sulm një argument që ne kemi filluar të zgjohemi të jetojmë sepse po të ishim të vdekur apo të shkujdesur, në komë, askush nuk do të frikësohej prej neve e as që do të merrej me neve.

Detyra jonë është të vazhdojmë këtë rizgjim, të shumëfishojmë gjallërinë tonë dhe aktivitetin tonë, të krenohemi me fenë tonë dhe të kapemi edhe më fortë për të. Të shpresojmë se ne do të jemi pishtarët që do t’ia ndriçojnë rrugën perëndimit dhe do të jemi barkat e shpëtimit për njerëzit.

  1. Udhëheqësit e perëndimit pohojnë se lufta e tyre kundër asaj që e quajnë Islam radikal është jo vetëm luftë fizike, ajo është edhe luftë ideologjike.

Ajo, po ashtu, është luftë për të përfituar mendjen dhe zemrat e myslimanëve. Lufta e vërtetë është mjet për arritjen e qëllimeve ideologjike. Sa i përket luftës ideologjike ne ende jemi fitimtarë sepse Islami dita ditës e më tepër përhapet ne perëndim. Islami dal ngadalë  po i pushton, mendjet dhe zemrat e perëndimorëve. Ideologjitë e tyre dhe besimet e tyre janë në tërheqje. Kjo duhet të na nxis të vazhdojmë dhe të mos tërhiqemi, të ndihmojmë fenë tonë me argumente logjike, argumente shkencore dhe me zbatim të parimeve morale. Problem i yni është lufta klasike në të cilën ende jemi duke ngecur sepse nuk jemi përgatitur aq sa duhet sipas ligjeve shkencore bashkëkohore. Jemi të detyruar të angazhohemi që muslimanët të bëhen fuqi ekonomike dhe ushtarake. Angazhimi ynë duhet të jetë në dy rrafshet, puna me popujt që ato të binden se kanë nevojë për shkencë dhe dituri bashkëkohore dhe në rrafshin profesional duke krijuar kushte për arsim të mirëfilltë dhe për zhvillim të shkencave. Kjo nënkupton bashkëpunimin e vendeve islame, stimulimin e shkencëtarëve që sigurojnë zhvillimin ekonomik dhe teknologjik. Ne nuk dëshirojmë të jemi të fortë për të sulmuar dikë. Qëllimi është të jemi të përgatitur për tu mbrojtur dhe për të parandaluar ata që mendojnë se kanë të drejtë të na sulmojnë dhe okupojnë. Jemi të bindur se paqja është në interesin tonë, këtë na e mëson feja jonë dhe përvoja jonë. Jemi të bindur por dhe angazhohemi sepse e dimë se përfundimi do të jetë i mirë me lejen e Allahut.

  1. Pasi e dimë se perëndimi nuk është një entitet pa dallime dhe divergjenca të brendshme, nuk është çdoherë armiqësor ndaj Islamit, dhe në mesin e tyre ka njerëz injorantë, të mashtruar, ka njerëz të drejtë që angazhohen për të mbrojtur të dobëtit etj.

Ka edhe njerëz të arsyeshëm që refuzojnë parimin e imperializmit ushtarak dhe kulturor…

Kjo nënkupton që edhe sjellja jonë të jetë në pajtim ne gjendjen e tyre që u adresohemi. Duhet të dallohet ai që është i drejtë nga ai që është në gabim, uzurpuesi nga ai që ofron paqe, arroganti nga ai që sillet mirë. Kjo qasje është imperativ i fesë Islame që ka synimin me të lartë realizimin e drejtësisë në suaza të bashkësisë njerëzore.

  1. Progresi jonë i vërtetë nuk plotësohet pa u arritur edhe progresi tjetër i cili prej neve nuk kërkon angazhim të madh. Ne ashtu siç i përdorim mjetet bashkëkohre për progres shkencor duhet të kemi parasysh edhe ndikimin e mjeteve bashkëkohore në reformat politike.

Ne nuk dëshirojmë të jemi bashkësi imituese e cila largohet prej rrënjët e saja dhe ndjek verbërisht institucione, parime dhe emra. Në jemi popull që ka themele të forta që burojnë nga besimi se kushtetuta jonë është Libri i Allahut me të cilën i vlerësojmë parimet e politikës së përgjithshme. Në duhet të krijojmë institucione që janë në pajtim me ato parime të pandryshueshme të fesë dhe që përshtaten me gjendjen globale bashkëkohore. Çdokush që ka pak dituri e di se parimet si sundimi i ligjit, këshillimi, zgjedhja e pushtetarëve, liria e mendimit dhe të drejtat e njeriut (të cilat njerëzit i lidhin me parimet esenciale të demokracisë), janë parime islame që janë ligjësuar me tekste hyjnore dhe që i ka zbatuar i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe kalifët e tij të drejtë, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Një reformë si kjo është detyrë fetare, obligim i kohës dhe kushteve në të cilët jetojmë. Jemi të detyruar të përmirësojmë imazhin e Islamit dhe muslimanëve që në mendjet e shumë perëndimorëve lidhet me sisteme diktatoriale, feudale, teokratike. Fesë tonë u atribuohen cilësi si injoranca dhe qëllimi i keq.

 

Përktheu dhe shtoi disa paragrafë: M-r. Talha Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592