31.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

EMËRTIMET E AKIDES DHE TEVHIDIT TEK MOSPASUESIT E SUNETIT

Ilmul-kelam (Dituria e fjalës; përkthim i fjalëpërfjalshëm)

        Është shkencë nëpërmjet të cilës studuesi i saj arrin të aftësohet për polemika dhe debate në çështjet e dogmave e besimeve, duke shfaqur argumentet dhe dyshimet që posedon, paralelisht duke refuzuar dhe luftuar mendimet e kundërshtarëve. Thënë troç është ilmi i polemikës në çështjet akidore, -gjë kjo e qortuar sheriatikisht-, sikurse ka theks të veçantë në prezentimin e shkollave të tjera duke u orvantuar t’i mposhtë ato.

       Dallimet mes shkencës së tevhidit dhe ilmul-kelamit, janë këto siç vijon:

–       Shkenca e Tevhidit mbështetet në Kuran, Sunet, njëzëshmërinë e selefit dhe në logjikën e shëndoshë që mbështetet në burimet e mësipërme. Kurse Ilmul-kelami është dije e mbështetur në terme logjike dhe analogji filozofike, i ndikuar nga faktorë të jashtëm, po jo nga Kurani dhe Suneti.

–       Shkenca e Tevhidit është ilm sheriatik që nuk përmban bidate, për dallim nga ilmul-kelami, shkencë kjo e shpikur, që nuk ishte e njohur as te i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, as tek sahabët, po as tek ata që i ndjekën ata denjësisht.

–       Shkenca e Tevhidit nuk përfshin brenda vetës asnjë shprehje të bidatit, e as ndonjë term filozofik; Kurse ilmul-kelamipërfshin një numër të madh të shprehjeve të bidatit, termeve logjike dhe ideve filozofike.

–       Origjina dhe baza e shkencës së Tevhidit është tek gjeneratat e para e të dalluara, kurse ilmul-kelami nuk ka një fat të këtillë; Përkundrazi, është shkencë e shpikur, që ka ardhur si rezultat i faktorëve të jashtëm, që vinin sidomos pas përkthimit të librave të filozofisë e të logjikës (në gjuhën arabe).

–       Gjurmët dhe ndikimet e shkencës së tevhidit janë të lavdëruara, për dallim nga ato të ilmul-kelamit, të cilat janë të qortuara dhe të përçmuara.

–       Shkenca e tevhidit është mjet për të drejtin për të mposhturën të kotën e prishësit, kurse ilmul-kelami është instrument i shfrytëzuar zakonisht dhe më së shumti nga prishësit. [1]

Përdorimi i ilmul-kelamit është parë gjitheherë tek sektet e përfolura, siç janë muëtezilët, esharinjtë dhe ata që përshkojnë rrugën e tyre; Kjo shkencë nuk është e lejuar, ngase është shkencë e bidatit, mirret me të folurit pa dije për Allahun dhe e kundërshton menhexhin e selefit në vërtetimin e çështjeve të besimit.

Prej atyre që kanë shkruar libra duke përdorur këtë term, është Et-Taftazani (vdiq: 791h) në librin e tij: “Sherh el-mekasid fi ilmil-kelam”.[2]

 Filozofia

Ky term përdoret tek filozofët dhe pasuesit e tyre, duke nënkuptuar me këtë shkencën e akides. Ky përdorim është i paligjshëm për sa i përket akides, ngase filozofia është e ndërtuar mbi iluzione, imagjinata, ide të gabuara dhe qëndrime të devijuara karshi çështjeve të gajbit (të padukshmës).

 Et-Tesavuf

Fjala tesavuf, përdoret tek sufinjtë, filozofët, orientalistët dhe ata që i ndjekin këta, duke pasë për qëllim shkencën e akides. Është përdorim i paqëndrueshëm, gjegjësisht i bidatit, ngase ngritet mbi pretendimet, rrëshqitjet dhe devijimet e sufinjëve në akide.

 El-Ilahijat (hyjnoret)

Kjo fjalë ka gjetur përdorim tek filozofët, orientalistët dhe ndjekësit e tyre. Është e gabueshme dhe nuk qëndron, ngase kur ata e përdorin kanë për qëllim filozofirat e filozofëve, fjalët e ndjekësve të ilmul-kelamit, mohuesve e ateistëve për sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me Allahun e Lartësuar.

 Metafizika (Përtej natyrës; përkthim i fjalëpërfjalshëm)

Kësisoj e emërtojnë perëndimorët, filozofët dhe ndjekësit e tyre, e që është e përafërt me termin e el-ilahijat. E përdorin këtë term kur kanë për qëllim besimet, bindjet dhe idetë në çështjet e kredos. Këto nuk janë të vërteta, ngase nuk kanë ndonjë mbështetje logjike, e as që bazohen në shpallje.

            Në të vërtetë akideja ka një kuptim të saktë, atëherë kur ajo fton në të vërtetën, e një akide e këtillë është vetëm akideja e Ehlu Sunetit dhe xhematit, e cila mbështetet në Kuran, Sunet dhe njëzëshmërinë e selefit.[3]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Medine, 16.11.2012

[1] Shih: Ibrahim El-Burejkan, Itihaful-murid bimearifetit-tevhid, f.17

[2] Shih: Nasir bin Abdulkerim El-Akël, Mebahith fi akideti ehlis-sune vel-xhemaah, f. 10

[3] Shih: Ibid, f. 11 – cituar shkurtikisht.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...