EZANI

EZANI

0 4896

Abdurahman el-Mazini transmeton nga babai i tij, i cili thotë: “O Ebu Seid el-Hudri po shoh se i do dhentë dhe luginat, e kur të jesh me dhentë e tu ose në fushë e të thërrasësh ezanin për namaz ngrite zërin, se çdo xhind e çdo njeri dhe çdo send që e dëgjon zërin e muezinit do të dëshmojë për të Ditën e Gjykimit.”

 Ebu Seidi thotë: “Këtë e kam dëgjuar prej Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem.” Abdullah b. Zejd, radijallahu anhu, thotë: “Pasi që u konsultua Pejgamberi me shokët e tij në lidhje me rënien e kambanës, ndërsa ai e urrente një gjë të tillë, ngase kish përngjasim me të krishterët, duke qenë fjetur m’u fanit një ëndërr ku pashë një njeri që kishte veshur dy rrobe të gjelbra, e në dorën e tij kishte kambanën, i thashë: “O rob i Zotit a po ma shet këtë kambanë? Më tha: ç’do të bësh me të? I thashë:Të thërrasim njerëzit me të në namaz. Më tha: A të tregoj diçka më të mirë se kjo? Thashë:“Po”. Më tha:Thuaj: Allahu ekber! Allahu ekber! Allahu ekber! Allahu ekber! Eshhedu en la ilahe ilallah! Eshhedu en la ilahe ilallah! Eshhedu enne Muhammeden Resululullah! Eshhedu enne Muhammeden Resululullah! Haje ales-salah! Haje ales-salah! Haje alel felah! Haje alel felah! Allahu ekber! Allahu ekber! La ilahe ilallah! Pastaj u largua pak e më tha: E kur të ngritemi për namaz, më thuaj ikametin, e kur u zgjova në mëngjes shkova te Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ai më tha: “Kjo është ëndërr e vërtetë, inshaAllah” dhe urdhëroi të thirrej ezani, kurse Bilali ishte ai që e thirri këtë ezan.”

Omeri, radijallahu anhu, thotë se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur të thotë muezini “Allahu ekber, Allahu ekber”,ai që e dëgjon le të thotë “Allahu ekber”, e kur të thotë “Eshhedu en la ilahe ilallah”, le të thotë “Eshhedu en la ilahe ilallah”.

I Dërguari ka thënë  “Kur të dëgjoni muzeinin thoni ashtu si thotë ai, pastaj dërgoni salavate mbi mua, sepse ai që dërgon salavate mbi mua një herë, Allahu mbi të dërgon dhjetë herë, pastaj kërkoni nga Allahu për mua Vesilën, e cila është një vend në xhenet i caktuar vetëm për një rob prej robërve të Allahut, e shpresoj qw unw të jem ai, kush kërkon nga Allahu për mua Vesilën i lejohet shefati im.”

“Haje alel-felah,Haje alel-felah,As-salata hujrun minen-neum (2 herë),  shtohet në ezanin e parë të Sabahut.”

 Ibën Omeri, radijallahu anhu, thotë se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Bilali e thërret ezanin natën, ju hani dhe pini derisa dëgjonin ezanin e Ibën Umi Mektumit.”

Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka treguar urtësinë e thirrjes së ezanit të Sabahut para kohës duke thënë: “Mos ta ndalë dikush prej jush ezani i Bilalit nga syfyri i tij ngase ai e thërret ezanin natën që ta përkujtojë atë që fal namaz të natës dhe ta zgjojë atë që fle.”

Është e pëlqyer për atë që e dëgjon ezanin dhe ikametin të thotë atë që e thotë muzeini. Omer b. Hattabi, radijallahu anhu, thotë se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur të thotë muezini “Allahu ekber, Allahu ekber”, të përsëritni ju duke thënë njëlloj si ky, e pastaj kur të thotë “Eshhedu en la ilahe ilallah, Eshhedu en la ilahe il allah”, të thuani njëlloj, e kur të thotë “Allahu ekber, Allahu ekber”, të thoni njëlloj, e kur të thotë “la ilahe ilallah”, le të thotë njëlloj, e kush e  thotë nga zemra, hyn në xhenet.” E kur e kryen muzeini ezanin dhe ikametin, kurse ai që dëgjon dhe përsërit atë që e thotë muzeini duhet të thotë këto: “Abdullah b.Amër b.As, radijallahu anhu, thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, duke thënë:“Kur të dëgjoni muzeini thoni ashtu si thotë ai, pastaj dërgoni salavate mbi mua, e ai që dërgon salavate mbi mua një herë, Allahu mbi të dërgon dhjetë herë, pastaj kërkoni nga Allahu për mua Vesilën, e cila është një vend në xhennet i caktuar vetëm për një rob prej robërve të Allahut, e shpresoj të jem ai, kush kërkon nga Allahu për mua Vesilën i lejohet shefati im.” Xhabiri, radijallahu anhu, thotë se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:“Ai që dëgjon ezanin e thotë duanë e ezanit, i lejohet shefati im në Ditën e Kijametit.” ALLAHUMME RABBE HADHIHI DA’VETI TAMMETE VESSALATI KAIMEH ATI MUHAMMEDEN VESILETE VEL FADILETE VE B’ATHHU MEKAMEN MUMUUDEN LEDHI VE’ADTEH ((o Allah, Zot i kësaj thirjeje të plotë dhe i namazit për të cilin thiurren njerëzit, jepoja Muhammedit Vesilën dhe faën që ia ke premtuar dhe ringjalle atë në atë pozitë të lartë, vërtet Ti nuk e then premtimin.) Është e pëlqyer të bëhet dua në mes ezanit dhe ikametit, në këtë kohë duaja pranohet. Enesi radijAllahu anhu thotë se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Duaja nuk refuzohet mes ezanit dhe ikametit.”

ÇKA ËSHTË E PËLQYER TË BËN MUEZINI

  1. Ta thërret ezanin vetëm për hir të Allahut, le të mos merr para për këtë. Uthman b. Ebilasi thotë: “I thash ja Resulullah më bën imam të popullit tim, më tha:“Ti je imam i tyre, pasoj të dobëtit e popullit tonë e merre një myezin që nuk merr para për të.”

2.Të jetë i pastër prej dy pastërtive siç e kemi përmendur më herët.

3.Të jetë i ngritur dhe i drejtuar nga Kibla. Ibën Mundhiri thotë: “dijetarët Islam janë të pajtimit se të ngriturit në këmbë gjatë ezanit është prej Sunetit, gjithashtu prej Sunetit është të kthyerit drejt Kiblës, ngase myezinët e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, e thërritnin ezanin duke qenë të kthyer nga Kibla.”

4.Të kthejë kokën në të djathtë kur të thotë “haje ales-salah” e në të majtë “haje alel faleh”. Ebu Xhuhejfeja thotë: “E kam parë Bilalin duke thirrë ezanin, e përcillësha gojën e tij duke thirrë këndej e andej.”

5.Me i futë gishtat në vesh. Ngase Ebu Xhuhfeja thotë: “E kam parë Bilalin duke thirrë ezanin… dhe i shtinte gishtat në vesh.”

6.Të ngritë zërin gjatë thirrjes së ezanit. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Çdo xhind a njeri dhe çdo send që dëgjon zërin e muzeinit e dëshmon Ditën e Gjykimit.”

  1. Duhet ndarë ezanin dhe ikametin me një hapësirë kohore që i mundëson individit të përgatitet për namaz dhe i mundëson të merr pjesë në të, ngase ky është qëllimi i ezanit. Ibën Batal thotë: “Kjo hapësirë kohore nuk është e caktuar por kushtëzohet që të hyjë koha dhe të tubohen namazlitë.” Ebu Sha’tha, radijallahu anhu, thotë: “Ishim ulur në xhami me Ebu Hurejren, thirri ezani e njëri doli nga xhamia kurse Ebu Hurejra e përcolli me shikim dhe tha:“Ky njeri bëri mëkat ndaj Ebu Kasimit.” Atë që e zë gjumi nga namazi ose harron, i përcaktohet që të thërret ezanin dhe ikametin, ngase Ebu Davudi transmeton dhe tregon tregimin që e ka zënë gjumi Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, dhe sahabët e tij në namazin e Sabahut duke qenë në udhëtim, e kur u zgjua Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, urdhëroi Bilalin ta thërret ezanin dhe ikametin. Nëse ka kaluar më tepër se një namaz,atëherë e thirr një ezan kurse për çdo namaz e thirr ikametin, duke u bazuar në hadithin e Abdullah b. Mes’udit, radijallahu anhu, që ka thënë: “Mushrikët e preokupuan Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, nga katër namaze ditën e Hendekut, derisa e zuri nata, atëherë Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, urdhëroi Bilalin ta thirr ezanin, pastaj thirri ikametin dhe e fali Drekën, thirri ikametin, fali Ikindinë, thirri ikametin, fali Akshamin, thirri ikametin fali Jacinë.”

Zgjodhi dhe reduktoi: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM