18.8 C
Skopje
E hënë, 21 Prill, 2025

FËMIJA IM MË PYET PËR PROFETIN DHE FILMIN FYES

Fëmija im më parashtroi disa pyetje për Profetin [paqja dhe mëshira qofshin mbi të!] si dhe për filmin që përqesh atë, e më tha: Baba! Kam menduar në vete, athua vallë përse perëndimi kohë pas kohe na shqetëson me gjëra të tilla që fyejnë Profetin e Mëshirës? Përse e urrejnë atë? Për ç’gjë e xhelozojnë? Përse e zgjodhën bash personalitetin e tij? A është logjike që ata të na xhelozojnë neve dhe të Dërguarin tonë?! A mund ta quajmë këtë që po ndodhë si xhelozi kulturore apo si armiqësi njerëzore?
Më pëlqyen pyetjet tua – i thashë, dhe kërkova prej tij që të vazhdojë me pyetje tjera. Më tha: Një gjë tjetër që më shqetëson është se vendet tona kanë përqindjet më të larta të papunësisë, varfërisë, injorancës dhe përqindjet më të ulëta të zhvillimit ekonomik, ekologjik, informativ, duke mos harruar këtu edhe dekadencën politike, arsimimin e dobët, etj. Dhe më e keqja, se me gjithë këto, prapë tallen me Profetin tonë, duke i bërë karikatura fyese, filma ofendues, libra të trilluar, etj.
O biri im, së pari, bindu se askush nuk mund ta ulë nderin e Muhammedit [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!], ngase është Allahu i Madhëruar, Ai që ka marrë përsipër ruajtjen e tij, siç thotë:
…All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve)…” (el-Maide, 67)
Pastaj, kjo që po ndodhë, në të vërtetë, është një shans për ne, që njerëzit t’i njoftojmë me Profetin tonë. A e di se në Danimarkë, vetëm brenda një viti kur u publikuan karikaturat pranuan Islamin 1000 veta ndërsa në Angli, vetëm gjatë dy ditëve të kaluara (nga kjo javë) janë shpërndarë hiç më pak se 110.000 kopje të Kur’anit. Po kështu, janë realizuar projekte kapitale në të mirë të islamit. A nuk e di se kjo fe, sa më shumë që t’i ngushtohet rruga, aq më shumë zgjerohet!
Mirë, babi, po deri kur perëndimi do të ketë qëndrim të tillë negativ karshi Profetit tonë?- më pyeti.
Biri im, nëse dëshiron të gjykosh për një njeri, patjetër se duhet të kesh njohuri për sfondin e tij kulturor. Mentaliteti perëndimor e ka të vështirë ta paramendojë një person apo një të ri që nuk ka lidhje intime. Për këtë gjë, ata fokusohen në mediet e tyre në promovimin e kësaj kulture. Po kështu, perëndimori e ka të pamundur ta kuptojë pastërtinë, nderin, moralin dhe turpin sipas sistemit tonë edukativ, dhe rrjedhimisht, e kanë të paqartë se si me miliona njerëz e duan një person, e pasojnë atë, e mësojnë biografinë e tij, flasin për të, e dëgjojnë emrin e tij në ezan që 1500 vite. Kjo, për shkak se ata krejt këtë e marrin si histori që ka kaluar.
Një perëndimor nuk mund ta imagjinon dot një njeri që tërë jetën e tij e ka kaluar në ndershmëri, ngase, në krahasim me dijetarët dhe filozofët e tyre, gjejnë dallime të mëdha ndërmjet jetës së tyre dhe jetës së Profetit tonë. Sikur të meditonim fundin e tyre pak, do të zbulonim shkakun e qëndrimit të tyre karshi Profetit tonë. Aristoteli, në pamundësi të njohjes së shkaqeve të interpretimeve detare, e hodhi veten në det dhe u mbyt. Sokrati u akuzua për hermetizëm dhe ushtrim të homoseksualizmit me nxënësit e tij, andaj edhe u ekzekutua. Platonin e akuzoi shteti për tradhti, andaj edhe e la të lirë të zgjedh mënyrën e ekzekutimit të tij, të cilën ai e parapëlqeu të jetë me helm. Dekarti, filozof francez dhe themelues i doktrinës së dyshimit, vdiq i helmuar nga dora e një prifti katolik. Hobbes-i, ideatori i doktrinës së interesit individual, vdiq në rrethana të paqarta. Frojdi, për shkak të depresionit të vazhdueshëm, kishte tentuar disa herë të vetëvritej. Bejkoni (Francis Bacon), themelues i doktrinës materialiste në filozofinë evropiane, ishte gjykatës ndërsa u akuzua për mitmarrje. Niçe, mendimtari i famshëm gjerman, ishte viktimë e shthurjes morale. Depresioni e kishte shoqëruar gjatë tërë jetës ndërsa jo rrallë bartej i dehur nga shtëpitë publike. Përfundimisht, kishte vdekur në një spital të çmendurish. Sikur të kishte hapësirë, do të përmendja edhe shumë të tjerë dhe do të zbulonim aspekte të errëta të jetës së tyre, duke mos përbuzur asnjëherë kontributin që dhanë në fusha të caktuara. Nën ndikimin e kësaj atmosfere dhe nëpërmjet kësaj kulture, mentaliteti perëndimor vështron Profetin tonë dhe çuditen nga reagimet tona për të.
Të faleminderit shumë babai im! Tash kam filluar ta kuptoj interpretimin e ndodhive dhe sfondin e temës, por, a të kuptoj nga kjo se ata do të vazhdojnë të tallen me Profetin tonë fisnik? –më pyeti.
Po, i thashë, sepse perëndimi ka kohë që tallet me Profetin tonë. Çështja nuk ka të bëjë vetëm me ‘11 shtatorin’ e këndej, ajo është shumë e vjetër dhe ka të bëjë me dallimet tona në botëkuptime. Ata nuk kanë shenjtëri, përkundrazi, besojnë se e shenjta doemos duhet të shndërrohet në të njollosur. Këtë gjë mund ta vërejmë qartë në produktet e tyre mediatike.
Hëmmm, bëri dhe tha: Bukur, këtë sqarim nuk prisja ta bëje.
Qetësohu biri im, Cezari nderoi shkresën e të Dërguarit të Allahut dhe Allahu e nderoi në pushtetin e tij, ndërsa Kisraja (mbreti persian) e shqeu letrën e tij, ndërsa Allahu i Madhëruar ia copëtoi mbretërinë dhe vet ai vdiq i mbytur.
Befasisht, u kthjella dhe pashë se ishte vetëm një bisedë e imagjinuar me tim bir. Buzëqesha!

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutje për mbrojtje prej maxhisë

Një lutje e veçantë për tu mbrojtur prej magjisë...

Lutja e heshtur për evladin

Në historinë e artë të Islamit, gjejmë shembuj prekës...

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...