16.8 C
Skopje
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se kur Imam Muhamed ibn Abdulvehabi – Allahu e mëshiroftë – udhëtoi për në Mekë, pa një dijetar nga dijetarët e saj që ishte ulur në një karrige dhe ligjëronte para njerëzve. E pëlqeu ligjërimin e tij dhe u ulë ta dëgjojë.

Kur përfundoi mësimi, pikërisht në kohën e ezanit, ky dijetar – i moshuar dhe me pozitë të lartë në mesin e mekasve – u ngrit nga karrigia dhe psherëtiu: “Oj Qabja e Allahut!”

Kjo ishte një fjalë problematike, sepse përmbante shirk (idhujtari) – ndonëse ai nuk e kishte vërejtur.

Muhamed ibn Abdulvehabi – Allahu e mëshiroftë – ishte shumë i zgjuar dhe i mençur, ndaj nuk ia tërhoqi vërejtjen menjëherë përpara njerëzve. Ai e priti për të zbritur nga karrigia dhe për të pritur ezanin. Pastaj i foli me edukatë dhe mençuri:

E përshëndeti, e pyeti se nga ishte, dhe i tha:”Jam nga Nexhdi, por më pëlqeu shumë ligjërimi yt. Allahu të shpërbleftë! Ishte fjalë e mirë dhe e dobishme. Unë jam fillestar dhe dua të lexoj diçka nga Kurani para teje.”

Filloi të lexonte nga suret e fundit të Kuranit:

“Kul E’udhu bi-Rabbi-n-Nas”

“Kul E’udhu bi-Rabbi-l-Felek”

“Kul huvAllahu ehad”

“Tebbet…”, e kështu me radhë…

Derisa arriti te surja Kurejsh:

Lexoi:”Li’ilafi Kurejsh. Ilafihim rihletesh-shitaa’i ves-sajf. Felja’budul-bejt…”(Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur fisin Kurejsh, për t’i mbrojtur ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë. Prandaj le të adhurojnë këtë shtëpi (të Zotit -Qaben…),

Imami e ndali dhe i tha:”Jo, është: Fel ja’budu Rabbe hadhe-l-bejt” (Le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie).”

Ai ia ktheu: “Kështu kam mësuar.”Imami i tha: “Kjo nuk mund të jetë e saktë. Nëse do ta adhuronin shtëpinë (Qaben), do të ishin bërë idhujtarë. Allahu nuk ka urdhëruar të bëjmë shirk.”

Muhamed b. Abdulvehabi e pyeti: “Cili është versioni i saktë?”

Imami tha:”Felja’budu Rabbe hadhe-l-Bejt – Le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie.”

Pastaj shtoi:”Allahu ka thënë: ‘Dhe Zoti juaj ka thënë: Më lutni Mua, dhe Unë do t’ju përgjigjem.’ – e nuk ka thënë: luteni Qaben ose shtëpinë.”

Pas kësaj Muhamedi ia kujtoi:Unë të dëgjova kur zbrite nga karrigia dhe the: ‘Ja KabetAllah.’ (Oj Qabja e Allahut…)

Dijetari tha:”Allahu ta shtoftë kuptimin dhe të shpërbleftë me të mira!”

Referenca: Sherh esh-Shafie (4/410)

Nga arabishtja: Hoxhë Agim Bekiri 07/05/2025

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...

Llojet e miqve

Ibn Uthejmini (rahimahullah) shkruan: 1. Miku i...

Kur perceptimet e gabuara të mbajnë peng

Një grup i caktuar njerëzish mund të të shkaktojnë...

Suneti dhe pozita e tij në Islam

Sunetit gjuhësish dhe terminologjik: Suneti gjuhësisht: Rrugë, Ligj, Vendim, Traditë...

Fjalët janë çelësa: me to mbyllim grindje dhe hapim zemra

Në botën e njerëzve, fjalët nuk janë veç zëra...

Tri shtyllat e begatisë dhe jetëgjatësisë

Pejgamberi (lavdia dhe paqja qofshin mbi të) na ka...

Mos ki frikë nga e nesërmja

Mos ki frikë nga e nesërmja... por kujto Atë...

Rizku dhe Rreziku

Shkruar nga Mahmud Ebu Adi Profesori spanjoll Gaspar Mayral...

Jeta e Pejgamberit është dëshmia më e mëdha për vërtetësinë e tij

Ebu Muhamed Ibn Hazm el-Endelusi, Allahu e mëshiroftë, shkruan:"Me...

Frymëmarrjet që i japin kuptim jetës

Njeriu në jetën e tij është gjithmonë i rrethuar...