30.9 C
Skopje
E shtunë, 4 Korrik, 2026

Suneti dhe pozita e tij në Islam

Sunetit gjuhësish dhe terminologjik:

Suneti gjuhësisht: Rrugë, Ligj, Vendim, Traditë

Suneti terminologjik: “E gjithë ajo qe na ka arritur nga Pejgamberi ﷺ , qoftë fjalë, vepra, pëlqime, veti personale ose morale”.

Dobi: Ky është definicioni i sunetit sipas dijetarëve të shkencës së hadithit, ngase sunetin e shohin si një burim i gjithë asaj që vjen nga Pejgamberiﷺ , ndërsa definimi i sunetit në shkencat tjera islame si fikhu apo usul fikhu dallon dhe ka të bëjë me qasjet shkencore.

Sinonimet e Sunetit me pak dallime mes veti janë:

1.      El – Hadithu,

2.      El – Haberu,

3.      El – Etheru.  

Pozita e Sunetit ne Kuranin famëlartë: Kurani është përplot me ajete, të cilat vërtetojnë se Suneti është baza e dytë e sheriatit menjëher pas tij.

“E bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, ashtu qëtë mëshiroheni.” (Ali Imran:132)

“Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab 21)

“Thuaju (o Muhamed): ‘Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.’” (Ali Imran 31)

Pozita e Sunetit në Sunet: “Vini re, Mua më është dhënë Kurani dhe i ngjashmi me të (Suneti)” (Ebu Davudi / Imam Ahmedi)

“Po jua lë dy porosi: Kuranin dhe Sunetin, kurrë nuk do të jeni në humbje nëse veproni sipas tyre” (Tirmidhiu)

“Gjithë umeti im do të hyjë në xhenet përvec atij që refuzon, thanë (sahabët) Kush është ai që refuzon o i dërguari Allahut? Ai tha: Kush më bindet mua do të hyjë në xhenet e kush nuk më bindet, refuzon për të hyjë në xhenet.” (Tirmidhiu)  

Suneti tek gjeneratat e para:

– Hasan Ibn Atije ka thënë: Xhibrili alejhi selam ja zbriste sunetin te Derguarit ﷺ ashtu sic ja zbriste Kuranin.

– Jahja Ibn Ebu Kethir ka thënë: Kurani është me i nevojshëm për sunetin se sa suneti për Kuranin.

– Imam Maliku ka thënë: Suneti i përgjan anijes së Nuhit, kush i bashkangjitet shpëton e kush e refuzon fundoset. 

Suneti në raport me Kuranin, nuk mund të dalë jashtë këtyre tri rregullave:

1.      Suneti, konfirmon verteton ate qe eshte ne Kuran. 2.      Suneti, sqaron dhe komenton ate qe eshte ne Kuran. 3.      Suneti, shton dispozita qe nuk jane permendur ne Kuran.  

Përgaditi Hoxhë Vedat Skenderi

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...