15.8 C
Skopje
E martë, 27 Maj, 2025

FJALË MË ME VLERË SE ARI! ( 3 )

  1. Prej shenjave të moralit tënd të lartë është kur ti në shtëpinë tënde pret mysafirë të cilët posedojnë moral dhe edukatë të lartë.
  2. Mos e tepro në dashuri dhe urrejtje, ngase shoku yt i ngushtë sot që ke, nesër mund të bëhet armiku yt më i madh, kurse armiku yt sot që ke, nesër ka mundësi të bêhet shoku yt më i afërt.
  3. Mundohu që të gjithë që të shohin të shpresojnë të jenë si ti, të gjithë që të njohin të luten mirë për ty dhe të gjithë ata që dëgjojnë për ty të kenë dëshirë të takohen me ty.
  4. O musliman, bëhu dashamirë dhe mik me namazin, mos e bëj atë veç si punë që duhet ta kryesh sa më shpejt, por lidhu me të sepse shpirti yt do të gjejë lumturinë, rehatinë e prehjen. Njerëzit që më së shumti bëjnë namaz, janë njerëzit më të qetë, të urtë e fytyrëndritur.
  5. Nuk mund të ruhet pasuria nëse nuk i plotëson këto kushte:
    1. Fitimi dhe tubimi i saj me nderë, e jo me padrejtësi e mëkate.
    2. Shpenzimi i saj në mënyrë mesatare, duke mos e tepruar në shpenzim.
    3. Ruajtja e saj, por duke mos kaluar ajo ruajtje pastaj në koprraci.
  6. Ebu Dardai, radijAllahu anhu, ka thënë: “Shenjat e injorancës janë tre:
    1. Vetëpëlqimi.
    2. Të folurit shumë për gjëra që nuk kanë të bëjnë me ty.
    3. Të bërit thirrje për ndalimin e ndonjë veprimi, kurse vetë është vepruesi i saj.
  7. Nuk lumturohet umeti islam përpos se me tre gjëra:
    1. Udhëheqës të drejtë.
    2. Dijetarë i cili këshillon drejtë.
    3. Dhe veprues të sinqertë.
  8. Omer Ibn Abdulazizi, Allahu e mëshiroftë, i tha të pranishmëve nê mexhlisin e tij: “Më tregoni se kush ështê njeriu më ahmak? Të pranishmit ia kthyen: Njeriu i cili e shiti ahiretin e tij për dynjanë. Omer Ibn Abdulazizi ua ktheu duke u thënë: A dëshironi t’ju tregojë se kush është më ahmak se ky që po thoni ju!? Të pranishmit i thanë: Po, si jo, na trego! Omer Ibn Abdulazizi tha: Njeriu i cili e shiti ahiretin e tij për dynjanë e njerëzve të tjerë.”
  9. Një njeri erdhi tek Hasan el Basriu dhe i tha: Më kanë kërkuar vajzën time për martesë shumë njerëz, me cilin nga ta më këshillon ta martojë? Hasan el Basriu ia ktheu: Martoje vajzën tënde me atë që i frikësohet Allahut. Ngase ai që i frikësohet Allahut, nëse e don vajzën tënde, ai më pas e nderon atë. Po nëse e urren dhe nuk e do vajzën tënde, ai nuk do t’i bëjë padrejtësi asaj.”
  10. Ibën Kajjimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nga shenjat e lumturisë dhe gëzimit është:
    1. Sa herë robi që bën ibadet e shton dijen e tij, atij i shtohet përulësia dhe mëshira.
    2. Sa herë që i shton veprat e ibadetit, atij i shtohet frika dhe maturia. Sa më shumë që i kalon mosha, aq më shumë i zvogëlohet lakmia.
    3. Sa herë që i shtohet pasuria, atij i shtohet bujaria dhe shpenzon akoma më tepër.
    4. Dhe sa herë që ngrihet në pozitë, ai bëhet akoma më i afërt tek njerëzit dhe i përmbush nevojat e tyre dhe është i përulur, modest me ta.Nga shenjat e mjerimit është:
    1. Sa herë një rob që bën ibadet e shton dijen, atij i shtohet arroganca.
    2. Sa herë që i shton veprat e ibadetit, atij i shtohen mburrjet dhe i poshtëron njerëzit ndërsa vet përfiton nga dyshimet.
    3. Sa herë që i shtohet pasuria, atij i shtohet koprracia dhe shpenzon akoma më pak nga ajo që ka shpenuzar më parë.
    4. Dhe sa herë që ngrihet në pozitë, atij i shtohet arroganca dhe egoizmi.

    Të gjitha këto gjëra janë fitne nga Allahu dhe një sprovë me të cilat Ai sprovon robërit e Tij dhe nëpërmjet tyre disa njerëz arrijnë lumturinë kurse të tjerë mjerimin.

  1. Katër gjëra sjellin katër tjera:
    1. Heshtja sjell shpëtimin.
    2. Respekti sjell fisnikërinë.
    3. Bamirësia sjell afrimin dhe dashurinë me të tjerët.
    4. Falënderimi sjell shtimin e mirësive.
  2. Tre gjëra nuk njihen përpos se në tre raste:
    1. Nuk njihet bamirësia përpos se në vështirësi.
    2. Nuk njihet trimëria përpos se në luftë.
    3. Nuk njihet butësia përpos se në gjendje nervoze.Poeti thotë:
    Nuk njihet butësia kur je në gjendje të rahatshme dhe kur je i qetë.
    Por, butësia yte njihet atëherë kur ti je nervoz dhe nuk je i qetë.

    Gjithashtu, poeti thotë:
    Jeto sa të duash, por dije se një ditë do të vdesësh.
    Duaje kë të duash, por dije se njê ditë do të ndahesh nga ai.
    Vepro çfarë të duash, por dije se një do të takohesh me ato!

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...