- Kush e preokupon veten e tij me të metat e tij, nuk do të ketë kohë ta preokupohet me të metat e të tjerëve.
- Epshi është çelësi i të këqijave.
- Njerëzit në rehati janë të njejtë, kur i godet sprova dallohet i miri nga i keqi.
- E vërteta është krenari edhe nëse është nganjëherë e idhët dhe e urrejtur për ty. Kurse, gënjeshtra është nënçmin edhe nëse nganjëherë është e ëmbël, e dashur dhe në favorin tënd.
- Askush nga njerëzit nuk të jep edhe një mundësi të vetme ta përmisosh gabimin e bërë, atëherë përse nuk ia jep një mundësi të përmisimit t’i vetes tënde!
- Çdo njëri prej nesh mendon se si ta ndryshoj botën dhe atë që e rrethon, ndërsa asnjëri prej nesh nuk mendon se si ta ndryshoj vetveten.
- Nuk do t’ia dish lezetin lumturisë, përderisa nuk e ndanë atë me të tjerët.
- Duke u marrë njeriu me të metat dhe mëkatet e të tjerëve, i harron mëkatet dhe të metat e tij.
- Ji vigjilent gjatë këshillimit të të tjerëve, ngase dikush prej tyre e ndëgjon dhe praktikon këshillën tënde.
- Jeta reale është jeta e zemrës.
- Pasoja e mëkatit në shkurtimin e jetës është në jetën reale, e që është jeta e zemrës. Prandaj, Allahu – i Pastri nga çdo mangësi – e quajti qafirin të vdekur, të pajetë, siç ka thënë i Lartësuari: أَمْوَاتٌ غَيْرُ أَحْيَاءٍ “Të vdekur, të pajetë.” En-Nahl, 21
- Kur unë i bëj mëkat Allahut e shoh këtë tek edukata(sjellja) e kafshës dhe gruas sime ndaj meje.
- Një njeri iu ankua një të devotshmit për vetminë që ndjente në shpirt, ai i tha: “Nëse të kanë izoluar mëkatet, atëherë hiq dorë prej tyre nëse dëshiron të rehatohesh. Nuk ka gjë më të hidhur për zemrën sesa mbushja dhe ngurtësimi i saj me mëkate të njëpasnjëshme. Prej Allahut kërkojmë ndihmë.”
- Të vdekurit plaga nuk i dhemb.
- Imam Shafiu ka thënë: “Iu ankova Uekiut për nxënien e dobët përmendësh dhe ai më udhëzoi duke më këshilluar që t’i braktis mëkatet.” Ai më tha: “Dije se dituria është mirësi dhe mirësia e Allahut nuk i jepet mëkatarit.”
- Namazi të zgjeron kraharorin (duke të dhënë çlodhje dhe mendjemprehtësi).
- Mëkatet lënë pasoja të shëmtuara, të urryera e të dëmshme për zemrën, trupin, dynjanë dhe ahiretin, që nuk i di askush tjetër pos Allahut.
- Dëmet e mëkateve:
1 – Privimi nga dija.
2 – Privimi nga furnizimi (rizku).
3 – Izolimi (vetmia) që mëkatari ndjen në zemrën e tij në mes tij dhe Allahut.
4 – Izolimi që ndodh në mes tij dhe njerëzve.
5 – Vështirësimi i çështjeve
6 – Errësira që ai ndjen realisht në zemër
7 – Mëkatet dobësojnë zemrën dhe trupin
8 – Privimi nga vepra e mirë
9 – Gjynahet shkurtojnë jetën dhe largojnë begatinë. - Namazi largon dembelizmin dhe përtacinë.
- Kur Imam Shafiu u ul para Imam Malikut dhe i lexoi atij (atë që kishte mësuar përmendësh), ai e pëlqeu zgjuarsinë e madhe që pa tek ai dhe inteligjencën si dhe kuptimin e tij të shëndoshë, i tha: “Po shoh se Allahu paska hedhur dritë në zemrën tënde, mos e shuaj këtë dritë me errësirën e gjynahut.”
- Shkurtimi i jetës së mëkatarit është largimi i begatisë nga jeta e tij.
- Kulminacioni i mirësive qëndron në ruajtjen e gjuhës.
- Nese harrojm, nuk lejohet te themi Allahume Sali Ala Muhamed për t’u kujtuar ajo që ke harruar për të thënë apo për ta vepruar, ngase një veprim i tillë është në kundërshtim me fjalën e Allahut: وَاذْكُرْ رَبَّكَ إِذَا نَسِيتَ ” Dhe, kur të harrosh – kujtoje Zotin tënd.” (Kehf : 24).
- Thënia e të sprovuarit: Allahu e mallkoftë sëmundjen. Ndalohet një gjë e tillë, ngase sëmundja është prej caktimit(kaderit) të Allahut.
- Thënia: Filani e kisht shumë fytyrën e prisht. Një gjë e tillë ndalohet, ngase është përqeshje dhe tallje me krijimtarinë e Allahut, xhele ue ala.
- Zemra shikon më shumë se sa syri, shpeshherë zemra shikon atë që nuk arrin ta sheh syri.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani
Burimi: albislam.com