- S’kam parë njeri të suksesshëm në jetë, dhe vetëm se respektimi i prindërve, ka qenë një prej sebepeve të suksesit të tij!
- Nuk ekziston njeri pa brenga e mërzia, mirëpo, ka prej atyre që e rikujtojnë se, ato janë thjesht “dynja”, e pastaj buzëqeshën!
- Kur ju ngushtohen punët, mos qani, po bini në sexhde!
- Shoku më i mirë.. është ai, që kur dynjaja të buzëqeshet, nuk të xhelozon, dhe kur dynjaja të ngushtohet, nuk të braktis!
- Nga shkaqet e fitimit të autoritetit, është të folurit pak, kurse, prej shkaqeve të bukurisë, është buzëqeshja e tepërt! Bëhu i bukur dhe me autoritet!
- Më e larta që mundet ta mëson njeriu, të dëgjon çdo mendim dhe ta respekton, dhe nuk është kusht që ta pranon apo të bindet me të!!
- Një njeri i ndershëm thotë: Mësoja fëmijës tënd Kuranin, dhe Kurani do t’ia mëson atij çdo gjë!
- Kush e humb respektin ndaj nënës, e humb jetën e tij në tërësi!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Burimi: albislam.com