21.8 C
Skopje
E martë, 3 Qershor, 2025

Fjalët dhe veprat e të dërguarit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, para profetësisë

Pyetja: Veprat dhe fjalët e të dërguarit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, para shpalljes, a konsiderohen si sunet, siç është martesa e tij me Hatixhen, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, etj?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Në origjinë veprimet e të dërguarit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, para shpalljes konsiderohen jashta sunetit legjislativ dhe se nuk detyrohemi ta ndjekim ose ta marrim atë si shembulltyrë, me përjashtim të praktikës së tij pas shpalljes, në këtë rast veprimi i tij është i pranuar ligjërisht, ose në formë të detyrueshme ose në formë të preferuar, siç është; përmbushja e premtimeve, ndihma e të varfërve, nderimi i mysafirëve, ndihma e njerëzve kur i godet fatkeqësia, etj. Në këtë rast ne jemi të detyruar të ndjekim sunetin e tij, ngase tani konsiderohet ligj për ne, pra, pas profetësisë, dhe jo atë që ai, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, e bëri para se të bëhej profet.

Bazuar në këtë, ka disa veprime që ai i bëri para profetësisë, që ne nuk jemi të detyruar t’i ndjekim, ose për shkak se nuk është konfirmuar ligjësimi i tyre për ne, ose për shkak se ato u shfuqizuan pas profetësisë.

Shejh Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Gjërat që ndodhën para profetësisë nuk konsiderohen si gjëra që duhet të ndiqen apo që janë të ligjshme për ne, siç është rasti me veprimet e tij pas profetësisë, sepse muslimanët janë të pajtimit se ajo që është e detyrueshme për ta është pasi që ai u bë profet, duke filluar nga besimi në të, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e veprimi i asaj me çfarë erdhi ai.

Prandaj, kushdo që e le namazin e xhumasë dhe namazin me xhemat, dhe jeton vetëm në shpella dhe male, ku nuk ka as namaz të xhumasë e as namaz me xhemat, dhe pretendon se është duke e ndjekur të dërguarin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, sepse ai vetmohej në shpellën e Hira para profetësisë, andaj, braktisja e adhurimeve fetare që atij i janë ligjësuar dhe për të cilat ka urdhëruar Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe ndjek atë që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, kishte vepruar para profetësisë, është gabim. Ngase, pasi që Allahu e nderoi atë me profetësi, ai, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, nuk veproi atë që kishte vepruar më parë, duke u vetmuar në shpellën e Hira, e kështu me radhë.

Njashtu, asnjë prej sahabëve nuk shkonte në shpellën Hira, dhe nuk linin xhumanë apo namazin me xhemat qoftë edhe në vendet e izoluara, dhe asnjëri prej tyre nuk vetmohej për dyzet ditë, siç bëjnë disa prej muslimanëve të mëvonshëm. Përkundrazi, ata adhuronin Allahun me adhurime islame të cilat i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i ligjësoi për ta.

Marrur nga libri, Mexhmu’ul Fetava (18/10).

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...