FRIKA E SELEFIT NGA SËMUNDJA E VETËPËLQIMIT 1/2

FRIKA E SELEFIT NGA SËMUNDJA E VETËPËLQIMIT 1/2

0 2408

Është pyetur Hamdun el-Kassar, Allahu e mëshiroftë: “Si është puna me fjalët e selefit (të parëve) që janë më të dobishme se fjalët tona? Tha: Sepse ata flisnin për krenarinë dhe ngritjen  e islamit, shpëtimin e shpirtrave dhe kënaqësinë e Mëshiruesit, kurse ne flasim për krenarinë e shpirtit, kërkimin e dynjasë dhe kënaqësinë e krijesave”.

Hafidh ibnu Rexhebi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Fjalët e selefit janë të pakta e me shumë bereqet, fjalët e pasardhësve janë të shumta, por me pak bereqet, ndërsa fjalët e tyre (të selefit) janë të mjaftueshme, e edhe më shumë se kjo, andaj nuk gjendet në fjalët pasardhësve prej të vërtetës, vetëm se ajo ekziston në fjalët e tyre me shprehjet më të shkurtra dhe më përmbledhëse, nuk gjendet në fjalët e pasardhësve sqarim i të kotës, vetëm se në fjalët e tyre (të selefit) gjendet sqarimi i asaj të kote për atë që kupton dhe mediton, në fjalët e tyre ka kuptime të mrekullueshme, domethënie të hollësishme tek të cilat nuk udhëzohet tjetër kush pas tyre dhe nuk i zotëron më, ai që nuk e merr diturinë nga fjalët e tyre i ka humbur e tërë mirësia, shto mbi këtë të kotën e madhe që gjendet në pasimin e të tjerëve që erdhën pas tyre, aty të mjafton gjithçka, për atë që ka mend dhe kupton”.

Allahu  i Madhëruar dhe i Lartësuar në Kur’an thotë: “Ata te shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë myslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë Allahu juve ju beri mirë, kur ju udhëzoi për besim”. (Sure Huxhurat, ajeti nr.17).
“Dhe mos u mburr me atë që jep, e të duket shumë!”
(Sure Mudethir, ajeti nr.6)

Hasan el-Basriu Allahu e mëshiroftë ka thëne: “Mos u mburr me veprën tënde para Zotit, që ti e llogarit (një vepër) të madhe”.
Nga Enes ibn Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të transmetohet  se i dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Sikur ju mos të bënit mëkate do të kisha frikë për ju nga diçka më e madhe se mëkatet: “Vetëpëlqimi”. [Hadithi është Hasen (i mirë), shiko hadithet e vërteta të Shejh Albanit, Allahu e mëshiroftë vëllimi numër 2 faqe 263]
Transmeton imam Tarabaniu në librin e tij “el-Eusat” dhe  Bejhakiu në librin e tij “Shuabul iman”, kurse shejh Albani këtë hadith e ka cilësuar si të mirë (Hasen) se i dërguari i Allahut ka thënë: “Tre (cilësi) janë shkatërruese: “Koprracia e tepruar, epshi i pasuar dhe vetëpëlqimi i njeriut”.

El-Mauridij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nga ajo që ta tërheq vërejtjen është gjendja ime, unë shkrova një libër mbi kaptinën e ”Tregtisë”, përmblodha në të aq sa kisha mundësi prej librave të dijetarëve, dhashë mundim tim dhe e lodha shumë mendjen gjatë punimit, deri sa u rregullua dhe u plotësua, andaj gati se u mahnita shumë me atë dhe parafytyrova se unë jam nga njerëzit më të zellshëm në dituri. Njëherë më erdhën dy beduin, dhe më pyetën për një marrëveshje të cilën e kishin bërë në shkretëtirë, e cila ishte vendosur në disa kushte që përmbante katër çështje, nuk dija për njërën prej tyre përgjigje, ula kokën duke menduar, duke menduar për gjendjen time dhe të atyre dyve, më thanë: Nuk ke përgjigje për atë çfarë po të pyesim, kurse ti je i pari i këtyre njerëzve? Thashë: Jo.Thanë: Sa keq për ty dhe u larguan. Pastaj shkuan tek njëri, që shumë nga shokët e mi janë më të ditur se ai dhe e pyetën atë, e, ai u përgjigj shpejtë, u bindën me atë dhe u larguan, të kënaqur me përgjigjen, falënderues ndaj tij. Unë mbeta i hutuar, me gjendjen time dhe të atyre dyve mora mësim, e unë deri sot jam me të njëjtat çështje prej diturisë, kjo për mua ishte qortim, këshillë, vërejtje nga e cila e ula vetveten, u largua nga vetja ime ndjenja e vetëpëlqimit, suksesi mu dhurua dhe udhëzimi me të cilin u begatova.” [Marrë nga libri “Edebud dini ved dunja” faqe 73].

Hammad ibn Zejd, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “E kam dëgjuar Ejubin duke thënë: “Është obligim për dijetarin që ta vendoje kokën e tij në tokë dhe mos të ec si kryelartë! Të përulet para Allahut, Madhëria e të Cilit është shumë e madhe”. [Marrë nga libri “Ahlakul Ulema” faqe 48].

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk bashkohet sinqeriteti në një zemër dhe dashuria për tu lavdëruar, falënderuar, lakmia për atë çfarë është në duart e njerëzve, ashtu siç mund bashkohet uji dhe zjarri, hardhuca dhe peshku, nëse vetvetja jote të flet për sinqeritetin, atëherë fillimisht dil para lakmisë dhe there atë me thikën e dëshpërimit (humbjes së shpresës) e pastaj para lavdërimit dhe titujve, bëhu asket në ato sikur të pasionuarit e dynjasë për ahiretin, e kur ta therësh lakminë dhe plotëson asketizmin nga lëvdatat, të lehtësohet ty sinqeriteti, e nëse thua: Cila është mënyra më e lehtë për ta therë lakminë dhe arritja e asketizmit nga lëvdatat dhe falënderimet? Them: Sa i përket therjes së lakmisë, ajo të bëhet e lehtë duke e ditur me bindje se nuk ka ndonjë gjë që lakmohet, vetëm se është në duar të Allahut Një, depot e Tij nuk i zotëron askush pos Tij, nga ato robit nuk mund ti jep diçka përveç[ Ai që jep, e sa i përket largimit nga lëvdatat dhe falënderimet, kjo të lehtësohet duke e ditur se nuk ka dikush që i bën dobi lëvdatat apo e dëmtojnë atë nënçmimet dhe e përbuzin pos Allahut Një, sikurse i tha beduini të dërguarit të Allahut alejhi selam se lëvdatat e mija janë zbukurim, kurse nënçmimet e mija janë përbuzje, e ai tha: Ky është Allahu i Lartëmadhëruar, andaj largohu nga lëvdatat e të cilëve nuk të zbukurojnë dhe nga nënçmimet e atyre që nuk të bëjnë të përbuzur, lakmo pas Atij që e gjithë bukuria është në lavdërimin e Tij dhe i gjithë shëmtimi është kur Ai e nënçmon dikë, mirëpo kjo nuk arrihet pos me durim dhe bindje, në momentin që e humb durimin dhe bindjen, je i njëjtë me atë i cili dëshiron të udhëtojë në det pa anije, ka thënë Allahu aze ve xhel: “Ti pra bën durim, sepse premtimi i Allahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhatin ty ata që janë të dyshimtë”. (Sure Rum, ajeti nr.60), dhe ka thënë: “Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijës) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur”. (Suretu Sexhde ajeti.24). [Marrë nga libri “El-Fauaid” faqe 149 – të Ibn Kajimit, Allahu e mëshiroftë].

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ndodh që ta duan -pra atë që vetëpëlqehet – për shkak të diturisë së tij, përkushtimit fetar dhe bamirësisë së tij, apo të diçkaje tjetër, sprova me këtë është më e madhe, vetëm nëse ekziston fuqia e besimit, frika dhe teuhidi i plotë, ngase sprova e diturisë, autoritetit është sprovë për çdonjërin, mirëpo, megjithëkëtë ata kërkojnë nga ai dëshirat e tyre, nëse ai nuk ua plotëson, pakohet dashuria ndaj tij, apo krijohet një lloj urrejtje, ndoshta shtohet, apo ndodhë që të shkulet e tërë dashuria.” [Marrë nga libri Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë “Mexhmul Fetua” vëllimi numër 10, faqe 338].

Abdullah ibn Mubarek, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk di diçka më të keqe për njerëzit që falen se sa vetëpëlqimi”. [Marrë nga libri “Hiljetul Eulia” 7/383].

Imam Ibn Hazmi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush sprovohet me vetëpëlqim, le të meditojë mbi mangësitë e veta, nëse i pëlqen gjërat e mira tek vetja, le ti kujtojë të metat e tij, mirëpo nëse i janë fshehur mangësitë deri sa mendon se nuk ka ndonjë të metë, le ta dije, se sprova e tij është e amshueshme dhe le ta dije, se ai është nga njerëzit më të mangët, nga dalluesit më të dobët, me intelekt të ulët dhe injorant.

Edh-Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është obligim për të diturin, që të flet me nijet të pastër dhe qëllim të mirë, nëse e mahnit fjalimi i tij atëherë le të hesht, e nëse mahnitet prej heshtjes atëherë le të flet dhe mos të dobësohet nga llogaria e vetvetes sepse shpirti i do lëvdatat dëshirën për t’u demonstruar”. [Marrë nga libri “Sire A’lam en-nubela” vëllimi 4,faqe 494].

Ibrahim ibn Ed’hem, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Njeriu ka tre mbulesa në zemrën e tij: gëzimin, mërzinë dhe kënaqësinë. Nëse gëzohesh për diçka prezentë, ti je lakmues, kurse lakmuesi është i privuar, nëse mërzitesh për të humburën, ti je i hidhëruar dhe i hidhëruari është i dënuar, kur gëzohesh ti mahnitesh me vetveten kurse vetëpëlqimi asgjëson punën”.

Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar: “Ashtu qe te mos dëshpëroheni tepër për atë qe ju ka kaluar, e as te mos gëzoheni tepër me atë që Ai (Allahu) u ka dhënë, sepse Allahu nuk e do asnjë arrogant që lavdërohet të tjerëve”. [Suretu Hadid ajeti nr.23] [Marrë nga libri “Hiljetul Eulia” 8/34].

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka diçka më asgjësues për veprat se sa vetëpëlqimi dhe egoizmi, kur Allahu ia do të mirën ndokujt, e bën ta shohë mirësinë dhe ndihmën e Tij për të në çdo gjë, atë çfarë e flet dhe e vepron, nuk mahnitet me të, pastaj e bën ta shohë mangësinë e tij dhe nuk kënaqet (me vepra të mangëta) për Zotin e tij, andaj pendohet tek Ai, kërkon falje dhe turpërohet që të kërkojë për ato shpërblim. Nëse, nuk e bën ta sheh këtë, ia fsheh këto dhe ai e shikon veten në punë, e shikon me sy të përsosmërisë dhe kënaqësisë, prandaj kjo vepër nuk është e pranuar e as e pastër për kënaqësinë dhe dashurinë për Te, i dituri punon punë duke shikuar në të ndihmën, suksesin, mirësinë e Allahut ndaj tij, është kërkues falje, i turpëruar nga Ai, ngase nuk e ka plotësuar obligimin ndaj Tij, kurse injoranti punon punë për vete dhe epshin e tij, duke shikuar në vetvete, lavdërohet me ato para Zoti, i kënaqur me punën e tij, andaj kjo është një ngjyrë e ajo plotësisht një ngjyrë tjetër. [Marrë nga libri ibn Kajimit, Allahu e mëshiroftë “El-Fauaid” faqe 153].

Imam ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “E kam parë Shejhul Islam ibn Tejmijen, Allahu e ndriçoftë shpirtin e tij, nga kjo -pra frenimi i vetes duke e nënçmuar dhe thyer në veten e tij, çfarë nuk kam parë asnjëherë nga të tjetër. Shpesh thoshte: Unë nuk kam asgjë, në mua nuk ka asgjë.”

Ndonjëherë kur lavdërohej para syve, thoshte: “Pasha Allahun! Unë ende po e përmirësoj Islamin tim, në çdo kohë, ende nuk e kam pranuar Islamin me pranim të plotë (nuk jam nënshtruar si duhet).” [Marrë nga libri “Medarixhus Salikin” vëllimi 1, faqe 521].

Dije se ai që largohet nga gjurmët e selefit, këshillat e tyre, qartësimit të fesë, është bërë asket në vend të gabuar, dëshiron të merr diçka nga mirësia, por nga larg, mirëpo, suksesin e refuzoi, rruga atë e zvarrit, e si të arrijë cakun, e ndërroi atë që është më e mirë me atë që është me e thjeshtë, përparësi i ka dhënë errësirës mbi dritën, është larguar nga hija e gjatë në vapë, madje, le ta dinë se ai kur të përcaktohet tek ata, përcaktimi i tij është i rremë, e nëse mendon se ai është në rrugën e tyre, ai është injorant i mashtruar.”

Vazhdon ….
Shejh Abulaziz bin Nasir elXhelili

Përmblodhi dhe përshtati – Suad Shabani
Medine Munevere
03-15-2013

03.05.1434 hixhri.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576