Gjatë udhëtimit, a është më mirë agjërimi i asaj dite apo ndërprerja e agjërimit?

Gjatë udhëtimit, a është më mirë agjërimi i asaj dite apo ndërprerja e agjërimit?

0 2064

Në sahihun e Buhariu dhe të Muslimit transmetohet nga Enes ibn Malik radijallahu anhu të ketë thënë: “Ishim në udhëtim me të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem e nuk kritikonte agjëruesi atë që nuk agjëronte e as mosagjëruesi atë që agjëronte”.

Në sahihun e Muslimit nga Ebu Seid el Hudriju radijallahu anhu të ketë thënë: “Ata vepronin që kush kishte fuqi agjëronte ishte më mirë, e kush ishte i dobët dhe nuk agjëronte ishte më mirë”.

Nëse udhëtarit i vështirësohet të agjërojë gjatë muajit të Ramazanit kur është në udhëtim për shkak të nxehtit për shembull, ai mund ta vonon agjërimin e asaj dite deri pas Ramazanit kur ti lehtësohet atij agjërimi. Më e mira për udhëtarin është ta veprojë atë që është më e lehtë për te, agjërimi apo mosagjërimi,  nëse janë të barabarta të dyjat atëherë agjërimi është më mirë për te sepse e pastron veten nga obligimi dhe është më i vullnteshëm kur agjëron me njerëzit. Kështu vepronte i Dërguari  salallahu alejhi ue selem siç transmeton Ebu Derda radijallahu anhu i cili thotë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem në Ramazan në kohë shumë të nxehtë, saqë vendonim dorën mbi kokë nga nxehtësia e madhe që ishte, e ndër nesh nuk kishte agjërues pos të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem dhe Abdullah ibn Revahas. E i Dërguari salallahu alejhi ue selem ndërpreu agjërimi duke pas parasysh gjendjen e shokëve të tij kur kuptoi se atyre iu kishte vështirësuar agjërimi.

Xhabiri radijallahu anhu transmeton se i Dërguari salallahu alejhi ue selem u nis për në Meke vitin e çlirimit dhe kishte agjëruar deri sa kishte arritur në vendin Kura Gamim, edhe njerëzit agjëruan me te, i thanë: Njerëzve u është vështirësuar agjërimit dhe po presin çfarë do të veprosh, atëherë kërkoi një enë me ujë pas ikindisë dhe piu, e njerëzit e shikonin atë.” Transmeton Muslimi.

Nëse udhëtari e ka vështirë të agjërojë atëherë ai e ndërpret agjërimin në udhëtim, në hadithin e Xhabirit që u cek më herët se i Dërguari salallahu alejhi ue selem  kur ndërpreu agjërimin kur iu ishte vështirësuar njerëzve, i thanë: Disa ende po agjërojnë. I dërguari salallahu alejhi ue selem tha: “Ata janë mëkatarë ata janë mëkatarë.”

Në dy sahihët nga Xhabiri se i dërguari salallahu alejhi ue selem ishte në udhëtim, e pa një turmë njerëzish, e një njeri që ishte trullosur, e tha: “Çfarë ka ky? Thanë: po agjëron? E tha: “Nuk është vepër e mirë agjërimi në udhëtim”.

Pra kur ekziston mundimi, vështirësia për kryerjen e këtij adhurimi, atëherë nuk është vepër e mirë të vazhdon me agjërim.

Shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin

Përktheu: Shpend Zeneli