1. Të folurit:
Nëse falësi gjatë namazit harron ose qëllimisht flet diç që nuk është nga namazi, namazi i tij është i prishur.
Të folurit e prish namazim, pavarësisht nëse është i shkurtër apo i gjatë.
Më e vogla që quhet të folur është shprehja e përbërë nga dy tinguj dhe që ka kuptim-domethënie.
Që të folurit ta prish namazin, kushtëzohet që ta dëgjojë ai që flet, të jetë aq me zë sa ta dëgjojë vetë folësi, në të kundërtën, nuk llogaritet e folur.
Gjithashtu, është kusht që të folurit të jetë i qartë.
Të folurit e prish namazin edhe nëse namazliu nuk e di që të folurit e prish namazin, nëse detyrohet për këtë ose nëse e bën gabimisht.
Të qajturit me zë, nëse bëhet përshkak kujtimit të Xhenetit ose Xhehenemit, nuk e prish namazin, ngase kështu vepronte i dërguari i Allahut dhe kjo është si dua për mëshirë dhe falje për namazliun.
E, nëse të qarët bëhet përshkak ndonjë fatëkeqësie të kësaj bote ose i bie diçka ndërmend që e ka humb, e prish namazin.
Nëse qanë përshkak ndonjë plage apo kokëdhembje që nuk mund ta ndalojë dhembjen namazfalësi, namazi i tij nuk prishet.
Namazin e prishin edhe ofshamat-gjëmat, oh, uj, nëse bëhet përshkak nxehtit, ftohtit, përshkak dhembjes që mund të përballohet ose përshkak kujtimit të ndonjë fatëkeqësie.
Namazin e prish kollitja pa arsye dhe pa nevojë, lejohet kollitja për tja bërë me dije dikujt që je në namaz, ndërsa ai të thërret apo kërkon diçka.
Namazin nuk e prish kollitja me nevojë, teshtima apo gogsima.
Tek medhhebi hanefi të qeshurit me zë e prish edhe namazin edhe abdesin.
Lejohet përmisimi i imamit kur ai gabo, por jo të gjithë duhet të flasin, duke përmisu ajetin apo gjënë e harruar nga imami.
2. Ushqimi dhe pija:
Namazin e prish konsumimi i çdo gjëje që ndodhet jashtë gojës, qoftë edhe pak, siç është një kokërr ose pikë uji nga shiu apo nga mbetja e ujit të abdesit.
Gjithashtu, namazin e prish gëlltitja e ushqimit të mbetur nëpër dhëmbë, nëse ajo mbetje e ushqimit është sa madhësia e bizeles.
Nëse falësi e vendos kokrrën e sheqerit e cila shkrihet pa u përtypur dhe depërton në bark, namazi i tillë prishet.
Përtpyja dhe luajtja me çamçakëz(sakëz) e prish namazin edhe nëse nuk gëlltitet çamçakëzi gjatë namazit.
Është e pëlqyer shpërlarja e gojës me ujë para hyrje apo nisjes në xhami, nëse paraprakisht ke ngrënë ushqim(duke qenë me abdes) apo ke prië qumsht apo pije me yndyrë.
3. Lëshimi i njërit prej shtyllave apo farzeve të namazit, psh; lënia e rukus apo sexhdes.
4. Hadethi:
Lëshimi i gazrave me zë qofshin ato apo pa zë, lëshimi i sekrecionit nga organi seksual, rrjedhja e shumtë e gjakut prej hundëve apo plagëve, pikat e pandërprera të urinës.
5. Zbulimi i avretit:
Namazin e prish zbulimi i një të katërtës së avretit.
6. Dezertimi nga Feja:
Kur falësi i namazit vendos që pas namazit të bëhet jobesimtar ose gjatë namazit beson në diçka që është tipar i ateizmit(kufrit).
7. Prekja e papastërtisë:
Qoftë me duar, gjunjë apo me ballë.
8. Kthimi i shpinës Kibles:
Namazin e prish, nëse falësi i namazit e kthen gjoksin në anën e kundërt të Kibles pa arsye, nëse dikush e shtyn falësin në drejtim të kundërt, namazi nuk prishet, por prap duhet të kthehet kah Kibla.
9.Lëvizjet e mëdha:
Namazin e prishin edhe lëvizjet që nuk janë pjesë përbërëse të tij.
Me shprehjen,-lëvizje të mëdha,- është për qëllim veprimet, të cilat falësi i bën, e nëse dikush do ta shikonte, do të mendonte se filani nuk qenka duke u falur, nuk qenka në namaz.
Lëvizjet e vogla falen, me kusht që mos të përsëriten tre herë radhazi.
Nëse gruaja gjatë namazit e mban fëmijën në dorë dhe i jep gji, një gjë e tillë e prish namazin e saj, ngase është veprim(lëvizje) i madh.
Nëse vetëm e mban në dorë, por nuk i jep gji, nuk e prish namazin, ngase kjo lëvizje është shumë më e vogël se e para.
Nëse fëmija e thith gjirin e nënës e cila është duke e falur namazin dhe prej gjirit të saj del qumsht, namazi do të prishet, ngase kjo llogaritet gjidhënie dhe është veprim i madh.
Nëse gruaj e puth burrin e saj në namaz pa dashjen e tij, namazi nuk prishet, a nëse burri e puth gruan e tij duke qenë ajo në namaz, prishet namazi, ngase puthja është stimulim direkt për kontakt intim.
Nëse falësi e prek dorën e dikujt në namaz me qëllim përshëndetje, namazi prishet, nëse e godet dikë në namaz, namazi i tij prishet, nëse i përgjigjet ndokujt me shprehjen,-selam,- namazi i tij prishet, por nëse i përgjigjet me kokë, apo shenjë, namazi nuk prishet.
Nëse falësi e gjuan ndonjë shpezë me gurë apo ndonjë insekt, namazi i tillë prishet.
Nëse tund rrobat apo faculetën në namaz për flladitje më shumë se tre herë pa ndërprerë,namazi prishet.
Nëse mendja i shkon diku tjetër në namaz, namazi nuk prishet, por humb devotshmëria e kërkuar në namaz.
Sipas Ebu Hanifes, leximi me Kuran hapur në namaz duke e mbajtur në dorë Mus’hafin, namazi prishet, kurse sipas nxënësve të Ebu Hanifes, Ebu Jusufi, Muhamedit, namazi nuk prishet, por personi në fjalë ka bërë mekruh tenzihen.
Arsyetimi i prishjes së namazit sipas Ebu Hanifes është lëvizjet e tepërta në namaz gjatë mbajtjes së Mus’hafit, mosthënia sëpaku e një ajetit përmendsh gjatë namazit dhe leximi hapur i mus’hafit në namaz është sikurse mësimi i tij jasht namazit, andaj namazi prishet me këtë veprim.
Ecja, para ose mbrapa në namaz, nëse bëhet për ta plotësuar safin, namazi nuk prishet.
Përmblodhi dhe përshtati;
Hoxhë Suad Shabani
#FikhuHanefi