22.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

GJËRAT QË SHTOJNË IMANIN

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 50 )

Shkaqet e shtimit të imanit;
1. Kërkimi i diturisë, Allahu i madhëruar, thotë: “Me të vërtetë, Allahut i frikësohem vetëm të dijshmit prej robërve të Tij.” (Fatir; 28 ).

2. Leximi i Kur’anit duke i medituar dhe kuptuar porositë e tij. Allahu i madhëruar, thotë: “Me të vërtetë, ky Kur’an udhëzon kah ajo që është më e drejtë dhe i sihariqon besimtarët që punojnë vepra të mira, se ata, me të vërtetë, do të kenë shpërblim të madh.” (Isra; 9 ).

3. Njohja e emrave të bukur të Allahut dhe cilësive të Tij të larta, si dhe adhurimi i Allahut përmes asaj njohje.
4. Meditimi rreth jetës së pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem.
5. Meditimi rreth jetës së selefus salih (të parëve tanë të ndershëm).
6. Meditimi rreth mirësive të Fesë së Allahut.
7. Meditimi rreth krijimtarisë së Allahut, psh. rreth krijimit të maleve, qiejve, etj.
8. Shpeshtimi i adhurimeve të ndryshme vullnetare, siç janë; namazet vullnetare, lëmoshës, agjërimi vullnetarë, umreja, lutja, përmendja e Allahut, mbajtja e lidhjeve farefisnore, kërkim falja, etj.
9. Kujdesi ndaj adhurimeve të zemrës, siç janë; Frika, përulja, dashuria, shpresa, mbështetja (tevekuli), etj.
10. Bamirësia ndaj robërve të Allahut.
11. Thirrja në rugën e Allahut me urtësi dhe këshillim të mirë.
12. Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja me aq mundësi që ke.
13. Shoqërimi me njerëz të dobishëm.
14. Largimi nga shoqëria e keqe.
15. Mosteprimi në të folur, në ushqim dhe në fjetje.
16. Ulja e shikimit nga harami.
17. Mosshpresimi në atë që është në duart e njerëzve.
18. Thënia e të vertetës.
19. Të shikuarit në atë i cili është më i fortë në Fe.
20. Të shikuarit në atë i cili është më i dobët në çështjet e dunjas.

Muhamed Ibrahim el Hamed

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...