GLOBALIZIMI DHE NDIKIMI I TIJ MBI IDENTITETIN 1/2

GLOBALIZIMI DHE NDIKIMI I TIJ MBI IDENTITETIN 1/2

0 6854

Fillimet e Globalizmit si dukuri kthehen në vitet tetëdhjeta të shekullit njëzet dhe si i tillë lidhet me tre ndodhi të mëdha politike, teknologjike dhe ekonomike:

  1. Ndodhia politike është shembja  Bashkimit sovjetik  dhe me të e bllokut komunist dhe përfundimi i ballafaqimit mes lindjes dhe perëndimit.
  2. Revolucioni i informacioneve i cili i shfaq zhvillime të mëdha teknologjike në fushën e komunikimeve elektronike, transferimit të informacioneve. Kjo ndodhi e përshpejtoi dukurinë e globalizmit.
  3. Ndodhia ekonomike ishte themelimi i organizatës botërore të tregtisë (OBT) në vitin 1995 (me seli në Gjenevë) pas marrëveshjes së GATT-it Historia e GATT-it mund të ndahet në tre faza. E para, nga 1947 deri në raundin e Torquay, u mor më shumë me listën e mallrave që do të mbulonte marrëveshja dhe ngrirjen e niveleve tarifore ekzistuese. Faza e dytë, që kaloi nëpër tre raunde nga 1959 deri 1979, u fokusua në reduktimin e tarifave. Faza e tretë, që konsistoni vetën në raundin e Uruguait, nga 1986deri 1994, zgjeroi plotësisht marrëveshjen ne drejtime dhe fusha të reja si pronësia intelektualeshërbimetkapitali dhe bujqësia. Në fund të këtij raundi lindi edhe OBT.

Themelimi i OBT ishte kurorëzim i ideologjisë së këmbimit të lirë dhe ekonomisë së tregut i cili mbuloi botën në lindje dhe perëndim. Këtë e nënshkruan liderët e botës kur në vitin 1998 festuan pesëdhjetë vjetorin e marrëveshjes globale për tarifa dhe tregti (GATT).

Globalizmi si dukuri nuk ka ekzistuar edhe pse kemi shembuj të pushtimit ushtarak dhe ekonomik të popujve. Të tillë janë Qytetërimet greke, romake dhe islame si dhe periudha e kolonializmit. Ajo që sot e veçon atë është tubimi i dominimit në një poli me zhvillim marramendës në fushën e komunikimit dhe transportit.

Definicionet e globalizimit dallojnë sipas prirjes të studiuesve. Dikush e thekson aspektin ekonomik duke e vë në pah rrezikun e këtij aspekti me grumbullimin e kapitalit në kompanitë multinacionale dhe zhdukjen e kompanive të vogla.

Pala tjetër i kujton aspektet pozitive të hapjes së tregut dhe largimi i pengesave para fuqisë punëtore ndërsa i treti përgëzon me liri për vendet e izoluara dhe me një nisje të fuqishme drejtë botës dhe progresit.

Disa autorë gjithashtu flasin për aspektin kulturor dhe dëmet e globalizimit në këtë sferë dhe kështu me radhë. Shembulli i globalizimit si duket i ngjan shembullit të elefantit të cilin disa vetë e kanë përshkruar ndryshe varësisht nga ajo që e kishin prekur në errësirë.

Me gjithë divergjencat gjatë përkufizimit të globalizmit duhet të theksohet se ajo ka disa manifestime:

  • Zhvillimi marramendës në mjetet e komunikimit, paraqitja dhe përhapja e internetit dhe kanaleve satelitore.
  • Dominimi i perëndimit në veçanti të Amerikës pas shembjes së bllokut lindor në dimensionet e tij: ushtarake, ekonomike, politike dhe kulturore.
  • Themelimi  dhe ndikimi i konferencave dhe institucioneve ndërkombëtare dhe kompanive multinacionale.

Këto përkufizime dallojnë për nga shkalla e pranimit të globalizimit dhe rrezikut prej tij. Shumica e mendimtarëve muslimanë alarmojnë në rrezikun e globalizimit duke vë theks mbi aspektin ekonomik.

Sa’d El Bazi’i thotë: “Globalizimi është kolonializëm me një pamje të re, pamje të cilën e kanë formësuar interesat ekonomike. Ai gjithashtu bart edhe vlera të cilat i mbështesin interesat ekonomike dhe i rrënjëzojnë. është kolonializëm pa mbisundim të qartë ushtarak. Thënë thjeshtë është proces të cilin e lëviz lakmia njerëzore drejtë dominimit mbi ekonomitë lokale dhe tregjeve duke i lidhur me institucione më të mëdha dhe duke siguruar numër më të madh të konsumuesve.

Nëse kërkimi i tregjeve të reja është synim njerëzor, legjitim dhe me rëndësi vitale ajo që sot ndodh është gabim sepse mbështetet në konkurrencë të pabarabartë dhe jo të ndershme. Ai zhduk çdo gjë që pengon rrugën e tij qofshin ato vlera, norma ekonomike dhe tipare kulturore.

Studiues tjerë muslimanë e theksojnë dimensionin kulturor dhe globalizimin e quajnë penetrim si dr. Muhamed El Xhabiri i cili shkruan:

“Globalizimi do të thotë: mohimi i tjetrit, dhe sjell penetrim (depërtim) kulturor…Është hegjemoni, dhe vendosje të një stili të vetëm të konsumit dhe sjelljes”

Ata e quajnë imponim i stileve siç shkruan dr. Muhamed El Munir: Perëndimi dëshiron të imponojë modelin e vet, kulturën, sjelljen, vlerat dhe parimet në konsum mbi të tjerët. Francezët e shohin globalizimin si një version i ambalazhuar/kamufluar të amerikanizimit i cili është pasqyruar në tri simbolet:

  1. Sundimi i anglishtes si gjuhë e progresit
  2. Dominimi i kinemasë holivudiane dhe kulturës  së cekët që ajo ofron.
  3. Fast fud ushqimi me simbolet Koka-Kola hamburgerët picat etj.

Një studiues tjetër shkruan: Globalizmi është një luftë kulturore shoqërore ekonomike politike që ka për cak fenë, vlerat, virtytet dhe identitetin. për rrënimin e tyre punohet nën moton globalizimi dhe të drejtat e njeriut.

Emërtimi i globalizimit me amerikanizëm nuk është larg të vërtetës sepse ajo është ndikuesi më i fuqishëm dhe thelbi i globalizmit është modeli amerikan. Presidenti i Amerikës Xhorxh Bush pas shpalljes së fitores në luftën e dytë të Gjirit është shprehur qartë:

“Shekulli që vjen do të dëshmon përhapjen e vlerave amerikane, modelin e jetës dhe sjelljes amerikane.”

Dr. Sabri Abdullah e quan tendenca e përkatësisë globale i cili shkruan se: Globalizmi është një fenomen në të cilin gërshetohen çështjet e ekonomisë, kulturës, shoqërisë dhe sjelljes. Në këtë dukuri parimore është tendenca e përkatësisë globale ku tejkalohen kufijtë politike të shtetit.

Gjatë kufizimit të globalizimit disa e potencojnë faktin se bëhet fjalë për mashtrim me të cilin hutohen popujt dhe janë të shkujdesur ndaj shkakut të vërtetë i cili është dominimi dhe shfrytëzimi ekonomik.

Hasen Hanefiu shkruan: “Eksportohen konflikte mes civilizimeve dhe fshihet qëllimet e vërteta, lufta për resurset dhe pasuritë. Derisa ndodh plaçkitja e popujve ata argëtohen me kulturën sipërfaqësore të imitimit. konsumohet gjithçka që u servohet pa asnjë analizë…”

Semir Trablusi Globalizimin e kufizon si: Vizion strategjik i forcave kapitaliste botërore që synon ribërjen e rendit botërore në pajtim me interesat dhe me ambiciet e tyre. Synimet i realizojnë duke lëvizur në tre nivele paralele:

  1. Ekonomik i cili ka për qëllim futje të botës në tregun e unifikuar kapitalist, ku sundon ekonomia e unifikuar dhe dominojnë fuqitë botërore kapitaliste (7 vendet më të zhvilluara, kompanitë multinacionale, institucionet ndërkombëtare ekonomike, FNM-ja, Banka Botërore, OBT-ja).
  2. Politik i cili synon ridefinimin e sistemeve politike dhe përshtatja e tyre me synimet hegjemoniste të fuqive të mëdha. Insistohet qe shtetet të dorëzojnë pjesë të sovranitetit të tyre për tu bë anëtarë në institucione ndërkombëtare.
  3. Kulturor i cili promovon kulturën e re të globalizuar në të cilën dominojnë shqisat dhe instinktet, paralizohet arsyeja dhe vullneti, përhapet huajësimi dhe nënshtrimi etj.

Sipas mendimit tim definicioni më i mirë të cilin e kam lexuar është: “Përshkrimi i fenomeneve të shumta, që i përmbledh, afrimi i botës (ngushtimi) si pasojë i përparimit mahnitës në mjetet e komunikimit dhe transportit, tv-të satelitore, internetit, heqja e barrierave informative. Këtë realitet e plotëson edhe momenti i dominimit të një fuqie e cila i realizon qëllimet e saja nëpërmjet globalizimit ushtarak dhe ekonomik e përcjell edhe me globalizimin kulturor që imponon vlera dhe kultura dhe ky është ajo rreth të cilës do të flasim.

Pas kësaj hyrjeje rreth përcaktimit të globalizimit dhe thelbit të tij parashtrohet pyetja a është globalizimi i pashmangshëm? Përgjigja është: po dhe jo. Po nga aspekti i asaj që është realizuar dhe jo nga aspekti i mundësisë ta shfrytëzojmë dhe korrigjojmë konceptin e servuar të  globalizimit

PËRKUFIZIMI I IDENTITETIT DHE RËNDËSIA E TIJ

Identiteti është thelbi dhe realiteti i njeriut. Nëse e parafrazojmë Xhorxhanin do të themi se ai është: Emërtimi i përgjithshëm që përfshin realitete (të veçanta) ashtu si një farë e drurit në vete përmban një dru me tiparet e tij.

Identiteti i njeriut, kultura dhe civilizimi janë thelbi dhe realiteti i tij. Pasi çdo gjë ka elemente të pandryshueshme dhe ndryshueshme, identiteti është ajo pjesë e cila nuk ndryshohet dhe e cila vetëm ripërtërihet, e cila shfaqet dhe flet për qenien, që është evidente derisa ëshët e gjallë qenia që e mban.

Identiteti është shenja dalluese e një populli me të cilën dallohet prej të tjerëve dhe që shpreh veçoritë civilizuese e atij populli.

Identiteti është përmbledhje e tre tipareve:

  1. Besimi që jep shpjegim për ekzistencën,
  2. Gjuha e cila është mjet i shprehjes dhe
  3. Trashëgimia afatgjate kulturore.

Përbërësi më i rëndësishëm i identitetit është feja sepse në pyetjet kush jam unë dhe kujt i përkas i jep përgjigjet më të fuqishme. Bashkësitë fetare ofrojnë kompensime të asaj që prej identitetit është humbur gjatë procesit të civilizimit.

Identiteti është i rëndësishëm sepse është pikënisja e angazhimit në realizimin e qëllimeve sepse atë nuk arrin ta bëj ai i cli nuk e njeh veten.

Kjo rëndësi e identitetit te muslimanët është ende më e madhe. islami me besimin e tij, sheriatin, historinë, qytetërimin dhe gjuhën është identitet i përbashkët i gjithë muslimanëve.

Besimi islam nuk është thjesht ideologji. Ai është dituri e përgjithshme, gjithëpërfshirëse, është shpallje prej zotit, është peshorja e drejtës është e vërteta e mbrojtur nga çdo e kotë, është kod moral të cilit i referohemi, nuk është relativ e as i përkohshëm.

Ata që nuk na duan e dinë se rreziku më i madh është rikthimi i identitetit i cili i referohet kuranit dhe traditës profetike, prandaj gjitha forcat janë mobilizuar për ta penguar këtë rizgjim të bekuar, këtë rikthim drejtë rrënjëve.

Ndikimi negativ i globalizmit mbi identitetin

 

Vetëm se përmendëm se fenomeni i globalizmit i ka disa tipare të përbashkëta siç janë: zhvillimi mahnitës i mjeteve të komunikimit, lehtësia e qasjes deri te informacionet, largimi i kufijve mes shteteve dhe dominimi i një superfuqie e cila angazhohet për hegjemoni ekonomike, ushtarake, kulturore dhe politike.

Disa e quajnë amerikanizëm sepse janë të bindur se ajo dëshiron ti instalon vetëm vlerat e saj. Në veprimet e saj niset nga “interesat parandalues” vlerëson me standarde të dyfishta dhe si e tillë është rrezik për vlerat moralin dhe identitetet e ndryshëm e në veçanti atë islam.

Për këtë shkak Tom Fridman thotë: “Ne jemi para betejave të tmerrshme kulturore, politike dhe civilizuese. Shtetet e Bashkuara janë fuqi e çmendur, ne jemi një forcë revolucionare e rrezikshme, dhe ata që frikohen prej neve kanë të drejtë.”

“Perëndimi është i prirë për të imponuar vlerat sociale dhe kulturore dhe globalizimin, i cili përfaqëson më të keqen prej tij, duke mos kërkuar të globalizohet të shkenca dhe përparimi sepse ato ruhen për vete.”

Rreziku është ende  më i madh në këtë situatë të dobësisë së botës islame. tashti është shumë lehtë të globalizohet edhe identiteti i muslimanëve. Ibën Halduni thotë: I mposhturi është i prirë të pason atë që ka triumfuar duke e ndjekur në simbole, veshje dhe në çdo gjë.”

Pasojat negative të këtij globalizimi i vërtetojnë edhe shumë studime. Sipas studimit të Kangut dhe Morganit mbi ndikimin e programeve televizive mbi të rinjtë në Korenë e Jugut është vërtetuar se ata kanë ndikuar dhe rezultuar me ndryshim të vlerave tradicionale në atë vend:

  1. Vajzat e reja koreane kane qëndrime më “liberale” ndaj familjes dhe moralit.
  2. Mendojnë se nuk ka asgjë të keqe në praktikumin e marrëdhënieve intime para martesës.
  3. Dominon veshja perëndimore.
  4. Kanë filluar të nënvlerësojnë porositë e Konfuçizmit.

Rezultate të ngjashme kemi edhe në shtetin e filipineve. shtet krishter me diskurs të qartë pro-perëndimor. Sipas një hulumtimit që ka përfshirë 255 studentë është përfunduar se programet televizive amerikane kanë ndikuar që tek ata dy vlerat kryesore dhe më të rëndësishme  të janë: interesi (profiti) dhe materialja. Vërehet ulja e rëndësisë të vlerave tradicionale filipinase si: falja, toleranca, flijimi dhe urtësia.

Franca gjithashtu ankohet nga pasojat e globalizmit mbi identitetin. Ata edhe pse përkrahin globalizmin politik dhe ekonomik e përjashtojnë globalizmin kulturor sepse sipas tyre: prodhimi kulturor amerikan i furishëm do të rezultojë me ndryshim progresiv/të vazhdueshëm në kriteret e sjelljes dhe modelit të jetës.

Në Australi sipas një studimi programet amerikane kanë ndikuar në humbjen e vetëdijes për përkatësinë australiane si dhe kanë shkaktuar krizë të moralit tek fëmijët.

Ministrja e kulturës Kanadeze Shila Kobi ka shprehur bezdinë e saj prej hegjemonisë kulturore amerikane, fëmijët duhet ti dëgjojnë përrallat e gjysheve të tyre  dhe nuk është logjike e as e pranueshme që 60% prej programeve televizive në Kanada të janë të importuara.

Nëse kështu shprehen të mençurit e popujve jomuslimane  atëherë vetëdija jonë si muslimanë për rrezikun e globalizmit për identitetin duhet të jetë më i madh.

Rreziku më i madh është thirrja e globalizimit për unifikimin/njësimin e feve cila është në kundërshtim me parimet esenciale të Islamit. Islami është fe e cila mban mesazhin e fundit hyjnor, është fe universale që ka abroguar shpalljet e mëhershme dhe që nuk është relative, që përfshin disa aspekte të jetës, e as e përkohshme ose e lidhur për ndonjë popull dhe vend.

Bota materialiste nuk njeh shenjtëri, të vërteta absolute dhe synime që nuk lidhen më këtë botë. Sipas tyre qëllimi i njeriu në këtë gjithësi është grumbullimi dhe sundimi e cila në fund do të përfundoje me sundim (absolut) të tokës dhe fitore ndaj natyrës. (Abdul Vehhab El Mesiri në librin e tij BOTA NGA PIKËPAMJA PERËNDIMORE)

Në këtë vërshim të kulturës perëndimore edhe gjuha si mjet i kuptimit dhe komunikimit, si enë e mendimit dhe bartësi i tij i gjallë është e rrezikuar. Sipas statistikave 88% të informacioneve në internet janë në gjuhën angleze, 9% janë në gjuhën gjermane, 2% në frëngjisht dhe 1% në gjuhët e tjera të botës.

Hantingtoni i cili flet për përplasjen e qytetërimeve në librin e tij e thekson faktin se shpërndarja e gjuhëve është reflektim i shpërndarjes së forcës në botë. Gjuhët më të përhapura në botë janë: anglishtja, mandarinishtja, gjuha spanjolle, frëngjishtja, arabishtja dhe rusishtja. Këto gjuhë janë, ose kanë qenë gjuhë të perandorive që kanë rezultuar me përdorimin e tyre nga më shumë se një popull.

Dy shekujt e dominimit anglo-amerikan dhe fuqia e tyre tregtare, industriale, shkencore dhe financiare kanë lënë pas vete një trashëgimi të pasur shkencore në gjuhën angleze në arsimin e lartë, në tregti dhe në teknologji anembanë botës.

Sot simptoma me e dukshme e krizës se sistemit imunitar te standardit gjuhësor është moria e  fjalëve te huaja qe janë dyndur ne ligjëratën e folur e te shkruar publike e private; shenje shqetësuese, besoj unë, qe globalizimi tanimë po ua indukton dashur pa dashur një forme te menduari jo-kombëtare elitave te kombit. Zëvendësimi i një barbarizmi me një fjale vendëse mund te kryhet lehte ne nivel redaktorial, ose edhe nga vetecensura e folësve –për sa kohe këta janë te vetëdijshëm, për shembull, se duhet thëne “njësim”, jo “unifikim”; “përpunoj” jo “elaboroj”; E kështu me radhe. por nuk me duket se shqipja standarde mund ta reduktoje funksionimin e vet te shumëfishte ne te qenit thjesht suva oportuniste “qëndrim oportunist i një njeriu ta lëkundshëm joparimoR, që vë interesat e ngushta e të çastit, mbi interesat e përgjithshme dhe që bën lëshime për të mos u prishur me kundërshtarët” e mendësisë pseudo-globaliste te elitave te reja shqiptare. (Kristina Ajazi në  SFIDAT E PËRKTHIMIT NË EPOKËN E GLOBALIZMIT)

Statistikat e Unesco-s për botën arabe flasin se kanalet televizive në botën arabe importojnë programe me këto përqindje:

Egjipti dhe Siria 33.33%
Algjeria dhe Tunizia 50%
Libani 58.2%

Më parë vetëm se përmendëm disa efekte të këtyre programeve mbi besimin, vlerat, moralin, traditat dhe gjuhën.

Në këtë botë të globalizuar gjithashtu jemi dëshmitarë të problemeve të ndryshme që janë pasojë e modelit të jetës që imponohet. Prej tyre evidente janë: shkatërrimi i familjes, përhapja e aids-it dhe narkomania, grumbullimi i armeve për shkatërrim me përmasa të gjëra, probleme me mjedisin jetësor, izolimi i njeriut dhe mbyllja e tij në vetveten duke u larguar nga rrethi ku jeton.

Promovimi i shfrenimit seksual është gjithashtu evident. Në rrethana të tilla ndikim negativ mbi moralin është më i shpejtë. Sipas një studimit  në Arabinë Saudite: ndikimi mbi moralin është me efektiv nëpërmjet

  1. Promovimit të shthurjes seksuale
  2. Promovimi i përzierjes mes gjinive
  3. Joshja e grave që të imitojnë gratë perëndimore
  4. Moda dhe mjetet e zbukurimit
  5. Zvogëlimi i intensitetit të ruajtjes së lidhjeve familjare

Vazhdon…

Përktheu: M-r Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576