7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Hadithe që kundërshtojnë besëtytnitë

         Dijetar i nderuar: Shpresojmë se do të na sqaroni fjalën e Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kur thotë: “Nuk ka epidemi, as ogur, as bestytni me Hamme-n (qokthin) e as bestytni në muajin safer”[1]. Çfarë lloj mohimi është ky në këtë hadith dhe si mund të pajtojmë këtë hadith me hadithin “Ik nga murtaja (lebra gërbula) ashtu si ikën nga luani”[2]?

Përgjigje:

Epidemi është transferimi i sëmundjes nga i sëmuri tek i shën­doshi, kjo sikurse ndodh në sëmundjet fizike, po ashtu mund të ndo­dhë edhe në ato psikike-morale.

Për këtë Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thë­në se sho­ku i keq është sikurse farkëtari, ose ta djeg rrobën, ose kur të dalësh nga ai, del me erë jo të mirë.

Pra, fjala epidemi në këtë rast i përfshin që të dy kuptimet.

Ogur është pesimizmi apo dëshpërimi nga diçka që sheh, dë­gjon apo e di.

Hamme, kjo është komentuar me dy komente:

I pari: Se ajo është një lloj sëmundje, e cila po ashtu tran­s­fe­ro­het tek i shëndoshi, nëse është kjo për qëllim atëherë mund të the­mi se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, këtë e ka për­mendur me një fjali (me epideminë) si përcaktim (pjesë të ve­çan­të) të asaj që ka kup­tim më të gjerë (d.m.th. epidemia).

I dyti: Se është për qëllim shpendi i njohur me emrin qokth[3], e ara­bët më parë kanë besuar se kur të vritet ndonjë njeri, vjen qok­thi te fa­mil­ja e të vrarit dhe këndon, e ata e kuptojnë se ka ar­dhur për t’i nxitur në hakmarrje, bile disa kanë besuar se ai ësh­të vetë shpirti i të vrarit dhe vjen te familja e tij, këndon dhe nuk i lë të qetë derisa të hakmerren.

E kur ndonjëherë ky shpend u ndalte mbi shtëpinë e dikujt (ku nuk kishte ndodhur ndonjë vrasje) dhe këndonte, ata mër­zi­te­shin dhe thonin se kjo lajmëron vdekjen e pronarit të asaj shtë­pie, mirëpo e gjithë kjo ësh­të besim i kotë.

Safer është komentuar me disa komente:

Një: Kanë thënë se është për qëllim muaji i seferit, sepse ara­bët e kon­sideronin si muaj i pafat.

Dy: Se është një sëmundje e barkut, e cila e godet devenë dhe trans­fe­rohet prej te njëra në tjetrën.

Nëse kjo kishte qenë e vërteta do të thonim prapë se Re­sulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, këtë e ka përmendur me një fjali (me epi­deminë) si përcaktim të asaj që ka kuptim më të gjerë.

Tre: Se është për qëllim dredhia e njohur e muajit sefer, dre­dhi­në të ci­lën e kanë bërë pabesimtarët, të cilët e zgjasnin (e vo­no­nin) shenj­të­ri­në e muajit Muharem në muajin Sefer, herë e shenj­tëronin muajin Mu­ha­rem e herë jo.[4]

Mendimi më i vërtetë është: me këtë është për qëllim muaji i se­ferit, mu­aj të cilin e konsideronin si të pafat në kohën e injo­ran­cës.

Në të vërtetë kohërat nuk kanë kurrfarë ndikimi në ndodhitë dhe në cak­­timin e All-llahut, azze ue xhel-le, muaji Sefer është një­­soj sikurse mu­ajt e tjerë, në të cilin mund të ndodhin gjëra të mi­ra dhe gjëra të kë­qija.

E në anën tjetër, dikush prej njerëzve sot kur kryen ndonjë pu­në gja­të muajit Sefer, është i qetë dhe thotë: “kjo punë u krye në filan datë të mu­ajit të mirë Sefer”.

Kjo fjalë e këtij bën pjesë në mjekimin e bidatit me bidat apo mje­ki­min e paditurisë me padituri. Muaji Sefer nuk është as mu­aj i mirë e as i keq, por është sikurse çdo muaj tjetër.

Pikërisht për këtë disa nga selefi kanë urrejtur kur dikush e ka dë­gju­ar qokthin duke kënduar të thotë “ hajr inshaAll-llah”, nuk thu­het as hajr as sherr, por ai këndon sikurse çdo shpend tjetër.

Këto katër gjëra që Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i ka mohuar në këtë hadith, tregojnë se e kemi detyrim që të mbështetemi në All-llahun me bindje, të kemi vendosje të sin­qer­të dhe të mos trego­he­mi të dobët kur të ballafaqohemi me kë­to gjëra.

Kur muslimani shqetësohet shumë me bestytni, nuk shpëton prej kë­tyre dy gjendjeve:

Një: T’iu përgjigjet këtyre gjërave, duke vazhduar punën e tij ose du­ke u larguar nga ajo për shkak të tyre.

Në këtë rast, ky person i ka lidhur gjërat me diçka që nuk ësh­të reale.

Dy: Të mos iu përgjigjet, duke vazhduar punën e tij pa u inte­re­suar për këto, mirëpo në veten e tij ka një lloj pasigurie apo mër­zie.

Kjo edhe pse është më e lehtë se e para, prapë se prapë e ka de­tyrim që mos t’u përgjigjet këtyre gjërave, por të jetë i bindur dhe i mbështetur ve­tëm në All-llahun, subhanehu ue teala.

Dikush prej njerëzve hap Mus’hafin për të kërkuar fat, nëse e sheh se aty ku e ka hapur Kur’anin përmendet zjarri, thotë “kjo she­një nuk është e mirë”, e nëse ndodh të përmendet xheneti tho­të “kjo është mirë”.

Kjo vepër në të vërtetë është e njëjtë me veprën e atyre që e ka­në bë­rë gjatë injorancës, të cilët me short (me hedhjen e shi­gje­ta­ve në dy anët e të cilave shkronin vepro dhe mos vepro, dhe si­pas kësaj u orientonin sh.r.) kërkonin fatin.

Mohimi që është në hadith, nuk është mohim i ekzistimit të ty­re sep­se ato ekzistojnë te njerëzit, por është mohim i ndikimit të tyre, sepse ndi­kues është vetëm All-llahu.

Prej këtyre gjërave, ajo për të cilën dihet se është shkak, ajo ësh­të shkak i vërtetë, e ajo për të cilën vetëm mendohet, ën­­rro­het apo sup­o­zo­het se është shkak, ajo është shkak i kotë.

Pra, këto shkaqet e llojit të dytë, nuk mund të ndikojnë në diç­ka apo të shkaktojnë diçka.

Epidemia ekziston dhe për këtë është argument fjala e Re­su­lull-lla­hut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: “Mos të afrohet i sëmuri pra­në të shëndoshit”, d.m.th., të mos afrohet ai që i ka devetë e së­mura pra­në atij që i ka devetë e shëndosha dhe që mos të për­ha­pet së­mun­d­ja.

Po ashtu është argument edhe hadithi: “Ik nga gërbula ashtu si ikën nga luani”, pra, ka urdhëruar që të iket, që të mos për­ha­pet sëmundja, këtu pohon se epidemia ka ndikim, por ndikimi i saj nuk është i pavarur që të ndikojë vetë.

Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka urdhëruar që të iket nga zgjebeja dhe ka ndaluar që të afrohet i sëmuri pranë të shën­doshit nga as­pekti i largimit prej shkaqeve, jo nga aspekti se ato ndikojnë ve­të.

All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “…e mos hidhni ve­ten në rre­zik…” (el-Bekare 195).

Pra, nuk është e drejtë që të thuhet se Resulull-llahu, sal-lall-lla­hu alej­hi ue sel-lem, e mohon ndikimin e epidemisë, sepse kë­të e tregojnë si të pavërtetë realiteti dhe hadithet që i lexuam.

Nëse dikush thotë se kur Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tha: “Nuk ka epidemi…”, një njeri tha: O i Dërguar, ç’thua për disa de­­ve, të cilat rrinë në një ranishte dhe janë të shën­dosha, e aty afrohet një de­ve e sëmurë nga zgjebeja, kështu që edhe ato i godet sëmundja?! Re­su­lu­ll-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tha: “E kush e sëmuri të pa­rën”?!

Përgjigjemi: Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, me fja­lën e tij “E kush e sëmuri të parën”, dëshiron të tregojë se së­mund­ja ësh­të transferuar nga e sëmura te të shëndoshat me cak­ti­min e All-llahut, az­ze ue xhel-le. Ngase sëmundja nuk e ka go­di­tur të parën me epidemi, por e ka goditur nga caktimi i All-lla­hut, sepse ndonjë gjëje mund t’ia dij­më shkakun, por mundet edhe të mos ia dijmë.

Pra, për sëmundjen e të parës nuk dihet, përveç se është me cak­ti­min e All-llahut, azze ue xhel-le, e për sëmundjet e të tje­rave kemi njo­hu­ri për shkakun, e nëse kishte dashur All-llahu të mos sëmureshin, nuk do të sëmureshin, prandaj ndodh që de­ve­në ta godet zgjebja pastaj të shërohet dhe të mos vdesë.

Po ashtu edhe kolera, e cila ka mundësi që të përhapet në një shtë­­pi, t’i godasi disa dhe të vdesin, e një grup tjetër shpëton, bile as që i godet ajo.

Besimtari duhet të mbështetet në All-llahun dhe të jetë i bin­dur në Të.

Tregohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ish­te me një njeri që ishte i sëmurë nga zgjebja dhe i tha: -“Ha!” (nga ush­qimi ku han­te edhe vetë Resulull-llahu), sepse ai e kish­te bin­d­jen e fortë në All-lla­hun, subhanehu ue teala, dhe kjo lloj bind­je mund t’i bëjë ballë këtij shka­ku, i cili është në dorë të All-lla­hut, az­ze ue xhel-le.

Këtë pajtim të haditheve që përmendëm është pajtimi më i mi­rë që është ndërmjet këtyre haditheve.

Disa dijetarë kanë thënë se hadithi i parë është i deroguar, por ai pre­tendim nuk është i vërtetë. Sepse prej kushteve të de­ro­­gi­mit është pa­mundësia e pajtimit (bashkimit), e kur është e mundur të bëhet paj­ti­mi është detyrim të pranohet ai, sepse me paj­­timin e argumenteve d.m.th., punohet me që të dy argu­men­tet. E nëse e derogon ndonjërën, atë­herë njërin argument e ke lë­në anash.

Punimi me që të dy argumentet është më i kërkuar sesa më­nja­nimi i njërit argument. All-llahu e di më së miri.

Nga arabishtja: Omer B.

Burimi: albislam.com

[1] Buhariu (5707) dhe Muslimi (2220).

[2] Buhariu (5707).

[3] Shpend grabitqar me pendë të murrme, pak më i vogël se kukuvajka që këndon natën në verë, quhet edhe gjon. (sh.p.).

[4] Në Islam ka katër muaj të shenjtë: Rexheb, Dhul-Ka’de, Dhul-Hixhxhe dhe Mu­ha­rem, muaj në të cilët nuk lejohet lufta. E dredhia e këtyre ka qenë se ata shenjtërinë e mu­ajit Muharem e zgjasnin për në muajin sefer. (sh.p.)

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...