16.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Hadithi i dobët që flet rreth vlerave të Ramazanit

Pyetje:

Një hatib i një xhamie në zonën time ku unë jetoj ka përmendur një hadith të transmetuar nga Selmani (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), në ditën e fundit të Shabanit kishte mbajtur një hutbe … etj. Disa vëllezër kundërshtonin atë që tha hoxha duke thënë se ky hadith është i trilluar. Ai gjithashtu tha se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kushdo që ushqen një agjëres, Allahu do t’i mundësojë një pije prej pusit tim (Al-Haud), dhe ai kurrë nuk do të ndihet i etur pas asaj derisa të hyjë në xhenet “dhe gjithashtu tha:” Kushdo që e lehtëson skllavin e vet, Allahu do ta falë atë dhe do ta lirojë nga zjarri “. Atë e kundërshtoi dhe tha: kjo është gënjeshtër dhe Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) nuk e ka thënë këtë. Një person që flet gënjeshtra, për atë Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë le të presë vendin e tij në zjarr “. A është hadithi i përmendur i saktë apo jo?

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut

Hadithi i Selmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të) është transmetuar nga Ibn Huzejme në Sahihun e tij. Ku thuhet: Kapitulli mbi vlerat e muajit të Ramazanit nëse transmetimi është sahih (autentik). Pastaj ai tha: Ali ibn Hixhr el-Sa’di na tha, Jusuf ibn Zijad na ka thënë, na ka thënë Humam ibn Jahja nga Ali ibn Zejd ibn Xhed’an nga Seid ibn Musejib nga Selman ( Allahu qoftë i kënaqur me ta) i cili tha: I Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) na ligjëroi në ditën e fundit të Shabanit dhe tha: “O njerëz, ka ardhur për ju një muaj i madh, një muaj i bekuar, një muaj në të cilin ka një natë që është më mirë se një mijë muaj. Allahu e ka bërë agjërimin të detyrueshëm dhe faljen në netët akt vullnetar. Kushdo që i afrohet Allahut gjatë kryerjes së një vepre të mirë do të jetë si ai që bëri një vepër të detyrueshme në çdo muaj tjetër dhe ai që bën një vepër të detyrueshme në të do të jetë si ai që bëri shtatëdhjetë veprime të detyrueshme në ndonjë tjetër muaj. Është muaji i durimit dhe shpërblimi i durimit është xheneti. Është muaji i ndihmës për të tjerët. Është një muaj në të cilin rritet risku i besimtarit. Kushdo që i jep një ushqim agjëruesit do t’i falen mëkatet e tij dhe do të lirohet nga zjarri dhe ai do të ketë një shpërblim si ai, pa e ulur fare shpërblimi i tij. “Ata thanë: Jo të gjithë prej nesh mund të gjejmë diçka për t’i dhënë agjëruesit. Ai tha: “Allahu do t’i japë këtë shpërblim atij që i jep një agjëruesi një hurmë ose një pije me ujë ose një gllënjkë qumështi. Është një muaj fillimi i të cilit është mëshirë, mesi i të cilës është falje dhe fundi i të cilit është shpëtim nga Zjarri. Ai që lehtëson barrën për skllavin e tij, do të falet prej Allahut dhe Ai do ta lirojë atë nga zjarri. Kështu shtoni në këtë muaj katër vepra të mira, dy me të cilat ju do të kënaqni Zotin tuaj dhe dy të cilat nuk mund të bëni pa to. Sa për dy veprat e mira me të cilat ju do t’i kënaqni Zotin tuaj; dëshmia se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe kërkimi i faljes prej Tij. Sa për ato që nuk mund të bëni pa to; të kërkoni prej Allahut xhenetin dhe të kërkoni strehim tek Ai nga zjarri. Kushdo që ushqen një agjërues, Allahu do t’i japë për të pirë nga pusi im, një pije pas së cilës ai nuk do të ketë etje derisa të hyjë në xhenet”.

Në zinxhirin e transmetimit përfshihet Ali ibn Zejd ibn Xhed’an, i cili është i dobët për shkak të kujtesës së tij të keqe. Gjithashtu aty është edhe Jusuf ibn Zijad el-Basri, hadithi i të cilit është i refuzuar. Gjithashtu Humam ibn Jahja ibn Dinar al-Avadi, për të cilin Ibn Haxheri ka thënë në (el-Tekrib): Ai është i besueshëm, por ai mund të bëjë gabime.

Bazuar në këtë, hadithi me këtë zingjir transmetimi nuk është hadith i rremë, por është i dobët. Sidoqoftë, shumë nga vlerat e Ramazanit janë të konfirmuara në hadithe sahihe (transmetime autentike).

Komiteti i Përhershëm për kërkime akademike dhe lëshime të Fatvave

(Fetava al-Lexhnah el-Daimah lil-Buhuth al-ilmijeh vel-Ifta (10 / 84-85))

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info/albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...