32.8 C
Skopje
E martë, 3 Qershor, 2025

HAFIDH EL MIZIJ! – BIOGRAFI E SHKURTËR

  1. Emri i tij: Xhemaludin Ebu Haxhaxh Jusuf Ibën Abdurrahman Ibën Jusuf el Mizij esh Shafiij. (Mu’xhem Shujuh Imam edh Dhehebi: 2/389, Et Tedhkiretu: 4/1498).
  2. Lindja e tij: Hafidh el Mizi lindi në vitin 654 Hixhrij. Hapat e parë të diturisë i mori në vendlindjen e tij(Mize), memorizoi librin e Allahut (Kur’anin). Në moshën 21 vjeçare iu përkushtua shkencën së hadithit, ku ndëgjoi prej hoxhallarëve të tij shumë libra të hadithit, si psh: Musnedin e Imam Ahmedit, Sahihun e Buhariut, Sahihun e Muslimit, Sunenin e Ebu Davudit, Nesaiut, Tirmidhiut, Ibën Maxhes, Mu’xhemin e Taberanit, etj. (Et Tedhkiretu: 4/1498, Uefejatul A’jan: 4/353).
  3. Mësuesit e tij më të njohur: Shejhul Islam Ibën Tejmije, Ibën Ebil Hajr, Muslim Ibën Alan, El Fahr Ibën Buhari, Hafidh en Neueuiu, Ibën Enmatij, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Ed Dururul Kamine: 5/233).
  4. Nxënësit e tij më të njohur: Hafidh Dhehebiu, Hafidh Ibën Kethiri, Hafidh es Subkij, Hafidh Ibën Abdulhadij, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (El Bidaje Uen Nihaje: 14/191).
  5. Akideja e Hafidh el Mizit: Në moshën rinore kishte shoqëri e cila posedonte Akiden e Sufive dhe u ndikua Hafidh el Mizi prej tyre. Me kalimin e kohës, filloi të zotërojë dituri të shumtë, dashti Allahu, Hafidh el Mizi arriti ta kuptojë se Akideja e Sufive është e devijuar.

Më pas Akiden Selefije e mësoi tek Hoxha i Islamit, Shejhul Islam Ibën Tejmije, pastaj tek Hafidh edh-Dhehebiu. Merrnin libra të Akides Selefije dhe i lexonin së bashku në mexhliset e tyre të diturisë. (El Bidaje Uen Nihaje: 13/326).

Hafidh Ibën AbdulHadij, thotë: “Hafidh el Mizij ka qenë imam i sunetit, ecte dhe ndjekte rrugën e selefit(të parëve të umetit islam).” (Tabakat Ulema el Hadith: 4/276).

Hafidh Ibën Haxheri, thotë: “Hafidh el Mizij e çmonte shumë rrugën e selefit dhe i pasonte selefin në Akide.” (Ed Dururul Kamine: 5/236).

  1. Medh’hebi i Hafidh el Mizit: Hafidh el Mizij ishte pasues i Medh’hebit Shafij. (Tabakat esh Sha’fi’ije el Kubra: 6/251).
  2. Fjalët e dijetarëve Islam për Hafidh el Mizin:

Hafidh edh Dhehebiu, thotë: “Hafidh el Mizij ishte hoxha i shkencës së hadithit, dijetar i madh, hafiz, i edukuar, profesor i shumë dijetarëve dhe muhadith i islamit.” (Mu’xhem esh Shujuh: 2/389).

Ibën Shakir el Kutbij, thotë: “Hafidh el Mizi ishte hoxha, imami, hafizi i kohës së tij dhe muhadithi i Shamit dhe Egjiptit.” (Feuat el Uefejat: 4/353).

Ibën Kadij Shuhbe, thotë: “Hafidh el Mizi ishte hoxha i muhadithinëve(dijetarëve të hadithit).” (Tabakat esh Sha’fi’ije: 3/99).

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Tedh’hibul Kemal Fi Esmai Rrixhal. 2. Tuhfetul Eshraf Bimarifetil Etraf. 3. El Munteka Min Feuaid el Hasan Fil Hadith. (Hedjetul Arifin: 2/556).
  2. Vdekja e Hafidh el Mizit: Hafidh el Mizij, Allahu e mëshiroftë, vdiq pas namazit të drekës, ditën e shtunë, më datën12 të muajit Sefer, në vitin 742 Hixhrij. U varros afër varrit të gruas së tij, e cila ishte hafize e Kur’anit dhe quhej Aishe bint Ibrahim Ibën Sidik. Hafidh el Mizi u varros në të njejtat varreza ku u varros edhe shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë. (El Bidaje Uen Nihaje: 14/192).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...