HAKIM EN NISABURI! – BIOGRAFI E SHKURTËR

HAKIM EN NISABURI! – BIOGRAFI E SHKURTËR

0 2789

 

  1. Emri i tij: Muhamed Ibën Abdullah Ibën Muhamed Hamdeuije. Ebu Abdullah Hakim en Nisaburi. (Tarih Bagdad: 5/473).
  2. Lindja e tij: Hakimi lindi në mëngjesin e ditës së Hënë, në datë13 të muajit Rebiul Euel, të vitit 321hixhrij në Nisabur. (Es Sijer: 17/163).

U rrit në një shtëpi ku buronte dituria e hadithit, babai dhe daja i tij i ndihmonin në kërkimin e diturisë, dhe kërkimin e diturisë filloi në moshën 9vjeçare. (Es Sijer: 17/163, Tarih Bagdad: 5/473).

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Hakimi kërkoi dituri tek 1000mëuses(hoxhallarë). (El Irshad: 3/852, Tarih Bagdad: 5/473).

Më të njohurit, ishin: Muhamed Ibën Jakub, Darekutni, Ebu Ahmed Hakim el Kebir, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (El Irshad: 3/852, Tarih Bagdad: 5/473).

  1. Nxënësit e tij më të njohur: Bejhekiu, Ebu Uthman es Sabuni, Ebu Ja’la el Halilij, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Et Tedhkire: 3/1039).
  2. Akideja e tij: Hakimi përputhej në një mesele të Akides me Shijat(ngase, bënte dallim mes Aliut dhe Muavijes, dhënia përparësi e njërit ndaj tjetrit dhe duke anashkaluar njërin nga ta, edhe kështu me radh). (Tarih Bagdad: 5/474).
  3. Medh’hebi i tij: Hakimi ndjekte medh’hebin Shafi’ij. (Tabakat Fukaha esh Shafi’ije: 1/198).
  4. Fjalët e dijetarëve islam për të:

AbdulGafir el Farisij, thotë: ” Hakimi ishte imami i shkencës së hadithit në kohën e tij.” (El Muntehib: 15).

Hafidh edh Dhehebiu, thotë: ” Hakimi ishte deti i diturisë, imam dhe hoxha i shkencës së hadithit.” (Es Sijer: 17/163).

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Tarih Nisabur. 2. Marifetu Ulum el Hadith. 3. El Mustedrek ila Sahihajn. (Es Sijer: 17/170).
  2. Vdekja e tij: Hakimi, Allahu e mëshiroftë vdiq në ditën e marte, në datën 8 të muajit Safer, të vitit 405hixhrij në Nisabur. (Tarih Bagdad:5/474, El Ensab: 2/402).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani