7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Hatmeja e Kuranit në Ramazan

PYETJE: Unë kam filluar ta bëj hatme Kur’anin para një kohe, por nuk do mundem ta përfundoj pasi mbërrita te surja Junus dhe nuk do të mund ta bëj hatme para Ramazanit. Kjo sepse mësoj përmendësh Kur’anin në kohën time të lirë, kështu që nuk kam kohë ta lexoj Kur’anin për të bërë hatme dhe në Ramazan dua të filloj një hatme tjetër. A duhet ta ndërpres hatmen në një sure të caktuar dhe ta plotësoj atë pas Ramazanit, duke e ditur që nuk mund të lexoj Kur’an përveç ditën e Xhuma? Ju lutem më këshilloni, Allahu ju shpërbleftë me të gjitha të mirat.

PËRGJIGJE: Falënderimi i qoftë Allahut, ndërsa bekimet dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen dhe shokët e tij.
Në vijim: Leximi i Kur’anit përmban mirësi të shumta dhe shpërblime të mëdha të cilat nuk fshihen dhe kjo dyfishohet në muajin e Ramazanit. Sidoqoftë, ne nuk kemi ndonjë hadith të saktë ose gjurmë nga të parët tanë të mirë në të cilin është urdhëruar që të fillohet leximi nga fillimi i Kur’anit Fisnik me hyrjen në muajin e Ramazanit, ose ta ndërpresim hatmen dhe të kthehemi në fillim të Mus’hafit (Kur’anit). Por, ata (të parët tanë të mirë) përcaktuan se është e dëshirueshme që të vazhdohet leximi i Kur’anit derisa të përfundohet (pra, të përfundohet hatmeja që veçmë është nisur). Nëse lexuesi e bën hatme Kur’anin, ai fillon me një hatme tjetër.
Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, në “Et-Tabjan” ka thënë: “Është mustehab (e pëlqyeshme) që nëse ke filluar me një hatme (lexim të tërë) të Kur’anit, ta përfundosh atë dhe pastaj të fillosh hatme të re. Kjo ishte e pëlqyeshme tek selefët (të parët tanë të mirë).”
Transmetojnë Tirmidhiu dhe Daremiu nga Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, se një njeri e kishte pyetur Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Cila vepër është më e mira?”
Profeti i tha: “El-hal el-murtehil (si gjendja e udhëtarit i cili vepron shpejt).”
Sërish e pyeti: “Ç’është El-hal el-murtehil?”
Profeti i tha: “Lexuesi (i kujdesuri) ndaj Kur’anit, i cili e fillon Kur’anin nga fillimi e deri në fund dhe i kthehet përsëri nga fillimi deri në fund, kështu sa herë që e përfundon, i kthehet përsëri.”
Bazuar në këtë, ajo që duhet të bësh është të vazhdosh me leximin e Kur’anin Famëlartë deri sa të plotësosh hatmen tënde, pastaj lute Allahun e Plotfuqishëm për veten tënde, për prindërit e tu dhe për të gjithë muslimanët, siç kanë bërë selefët (të parët tanë të mirë) dhe pastaj fillon një hatme tjetër, e kështu me radhë. Allahu e di më mirë.

[Burimi: www.islamweb.net]
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...