HILET E MASHTRIMET

HILET E MASHTRIMET

0 1376

Falënderimi i takon Allahut, falësit të madh, ndëshkuesit të ashpër, Atë e falënderojmë, dhe prej Tij ndihmë e përkrahje kërkojmë, dëshmoj dhe deklaroj se nuk meriton të adhurohet askush po Tij, i cili është Një dhe i pashoq dhe dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Robër  të Allahu, le ti kemi dro Atij, e të kemi kujdes nga hilet sepse për çdo hile njeriu do ta bartë atë mbi qafën e tij ditën e Kijametit, kështu ai do përçmohet para krijesave, Allahu thotë: “Është e pamundur për ndonjë Pejgamber, që të bëjë farë mashtrimi (të marrë fshehurazi nga pasuria e luftës), e kushdo që të bëjë mashtrim do të vijë (i ngarkuar me këtë mëkat) në Ditën e Kijametit, e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka punuar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” Sureja Ali Imran, ajeti 161.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) një ditë u ngrit dhe e përmendi hilen, saqë ai përmendi sa e rëndë që është, dhe mëkat i madh, dhe më pas tha:

“Të mos e gjej dikënd prej jush në ditën e Kijametit e mbi qafën e tij e tij të ketë të ngarkuar një deve e cila bërtet, dhe ai të thotë: o i dërguar i Allahut më ndihmo! E unë i them atij:  Unë nuk mund të bëj asgjë për ty! (në dynja) të kam kumtuar (fenë e Allahut).

Të mos e gjej dikënd prej jush në ditën e Kijametit e mbi qafën e tij e tij të ketë të ngarkuar një kalë që hingëllin, dhe ai të thotë: o i dërguar i Allahut më ndihmo! E unë i them atij:  Unë nuk mund të bëj asgjë për ty! (në dynja) të kam kumtuar (fenë e Allahut).

Të mos e gjej dikënd prej jush në ditën e Kijametit e mbi qafën e tij e tij të ketë të ngarkuar një delë e cila blegëron, dhe ai të thotë: o i dërguar i Allahut më ndihmo! E unë i them atij:  Unë nuk mund të bëj asgjë për ty! (në dynja) të kam kumtuar (fenë e Allahut).

Të mos e gjej dikënd prej jush në ditën e Kijametit e mbi qafën e tij e tij të ketë të ngarkuar një njeri (grua, rob, apo fëmij) i cili bërtet, dhe ai të thotë: o i dërguar i Allahut më ndihmo! E unë i them atij:  Unë nuk mund të bëj asgjë për ty! (në dynja) të kam kumtuar (fenë e Allahut).

Të mos e gjej dikënd prej jush në ditën e Kijametit e mbi qafën e tij e tij të ketë të ngarkuar një rroba që valëvisin, dhe ai të thotë: o i dërguar i Allahut më ndihmo! E unë i them atij:  Unë nuk mund të bëj asgjë për ty! (në dynja) të kam kumtuar (fenë e Allahut).

Të mos e gjej dikënd prej jush në ditën e Kijametit e mbi qafën e tij e tij të ketë të ngarkuar një ari e argjend, dhe ai të thotë: o i dërguar i Allahut më ndihmo! E unë i them atij:  Unë nuk mund të bëj asgjë për ty! (në dynja) të kam kumtuar (fenë e Allahut).”

Këtë hadith e shënon Buhariu dhe Muslimi

Muhamed Abdulbaki ka thënë: kuptimi i hadithit është se për çdo hile që e vepron njeriu do të vije me të ditën e Kijametit, kështu që të nënçmohet para krijesave, qoftë ajo hile është për një kafshë, për njeri, rrobë, ari apo argjend.

I dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: Hileja është e metë për njeriun, ligësi e zjarr në ditën e Kijametit. E shënon ibën Maxheh, el Busirij e vlerëson hadithin si hasen.

I dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: kujt i del shpirti nga trupi i tij, dhe ai është i pastër prej tre gjërave: mendjemadhësisë, borxhit e hiles, hyn në xhenet. E shënon Imam Ahmedi, ndërsa Ibën Hibani e vlerëson sahih.

Neveviu ka thënë: të gjithë muslimanët janë unanim në shtrëngimin e ndalesës rreth hiles dhe se është një prej mëkateve të madhe, dhe të gjithë janë unanim se hileja duhet të kthehet.

Prej hileve më të mëdha është marraje e një pëllëmbe toke padrejtë.

I dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: prej hileve më të mëdha tek Allahu në ditën e Kijametit, një llër toke që një njeri e ka vjedhur prej tjetrit, dhe dy fqinj, që mes tyre ka një tokë e njëri e vjedh prej tjetrir, kështu që ai ngarkohet ta shpaguan atë me shtatë toka. E shënon ibën Ebi Shejbeh, ndërsa ibën Haxheri e vlerëson hasen.

I dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: Allahu e mallkon njeriun i cili i ndryshon mexhet e tokës.

I dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: Kushdo që bën padrejtësi një llër prej toke, Allahu e ngarkon atë që ta sjell, dej sa të arrijë sa shtatë toka, e më pas i ngarkon atij në qafë dej sa të përfundojë gjykimi mes njerëzve. E shënon Taberani, shejh Albani e vlerësoi sahih.

I dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: kush merr tokë padrejtë, detyrohet që ta bartë dheun deri në mahsher. E shënon imam Ahmedi, hadithi është hasen.

Said ibën Jezid (radijAllahu anhu) përjell se një grua me emrin Erva e kishte pretenduar si të veten një pjesë të vendit të tij, ai u tha të tjerëve: Lëreni ate, sepse kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) duke thënë: Kush merr një llërë tokë pa të drejtë do ti shëndrohhet në shtatë toka ditën e Kijametit. O Allah nëse ajo gënjen verboje, e bëje shtëpinë varr të saj. Kështu që e kam parë të verbër duke prekur murret: e thoshte: më ka goditur lutja e Said ibën Zejdit. Dhe një ditë derisa ajo po ecte në oborrin e saj kaloi pranë një bunari dhe kishte rënë në të, kështu aty u bë varr i saj. E shënon Muslimi.

Ebu Umameh (radijAllahu anhu) përcjell se i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: Kush merr diç nga e drejta e një muslimani, duke u përbetuar se është e tij, Allahu ia ka bërë obligim atij zjarrim dhe ia ka ndaluar xhenetin. Një njeri i pranishëm i tha: edhe nëse është diç e vogël o i dërguar i Allahut? Ai u përgjigj: Edhe nëse është një thupër druri. E shënon Muslimi

I dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: Ka njerëz që fusin duar në pasurinë e Allahut me pa të drejtë, atyre u takon zjarri ditën e Kijametit. E shënon Buhariu.

Ibën Haxheri thotë: kuptimi i hadithit në pasurinë e Allahut, me pa të drejtë; është se ata keqpërdorin pasuritë e muslimanëve.

Le të kemi frikë Allahun e madhëruar, e të kemi kujdes nga pasuria që fitohet me pa të drejtë, kujdes mexheve me fqinjët, kujdes kufijve të rrugës e pronave publike, sepse marrja e pronave publike është më e rëndë sepse hasëm do t’i kesh gjithë ata banorë të atij vendi. Punonjësit le të kenë kujdes shfrytëzimin e pasurive të pronarëve, firmave, institucioneve etj, për nevojat e tyre personale.

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 594